Me te arritur ne spital, vrapoi per te recepcioni per te pyetur per te atin.
-Ju lutem, ne cilen dhome ndodhet Endrit M?-pyeti me zerin qe i dridhej.
-Prisni pak-ia ktheu vajza dhe filloi te kontrollonte ne kompjuter.
-Kati i trete, djathtas, dhoma 206-ia ktheu ajo dhe kaq iu desh Adeas qe te vraponte si e cmendur. Nga pas po e ndiqnin Jona dhe Taulanti.
-Si esht ai? Cfare i ndodhi o ma?-e pyeti Adea te emen kur e pa se po priste para asaj dere te mallkuar. Kishte frike nga pergjigja qe do merrte.
-Akoma nuk dijme asgje bije. Po presim mjekun te na informoje-ia ktheu Jehona me syte e mbushur me lote. Ishte ulur ne karrigen me te afert dhe trupi po i dridhej. Kishin kaluar ore dhe askush skishte dalur per t'i informuar.
-Miredita te gjithve-i pershendeti Taulanti.-Mos u merakosni, tani do e lajmeroj mamin tim dhe do e pyes per gjendjen e zoteri Endritit. Ajo punon ne kete spital-vazhdoi te fliste ai kur e pa se askush spo i kthente pergjigje. Sa u be gati te nxirrte telefonin, nje mjeke doli nga dhoma e Endritit dhe te gjithe vrapuan pas saj.
-Zonje, na thoni dicka ju lutem. Si eshte gjendja e tij?-e pyeti Adea e hutuar kur e pa se ajo spo fliste por po e shikonte Taulantin.
-Per momentin gjendja e tij eshte stabile por duhet te presim dhe disa ore qe te dalin rezultatet. Ju keshilloj te rrini te qete dhe mos u brengosni, gjithcka do shkoje mire.-ia ktheu ajo ne nje menyre indiferente.
-Por pse i ndodhi kjo gje? Cila eshte arsyeja?-vazhdoi Kushtrimi te interesohej per te
atin. Vertet spo kuptonin asgje.
-Pa i pare rezultatet smund tju them asgje djalosh, por mendoj se e gjitha kjo eshte shkaku i ndonje shqetesimi. Ka debatuar me ndokend koheve te fundit? Keni pasur ndonje problem familjar?-e pyeti mjekja kete here me miresjellje.
-Jo, asnje shqetesim. Thjesht ishim ne pune dhe aty ndodhi gjithcka.-u pergjigj Kushtrimi i cili ishte i fundit qe e kishte pare babain e tij ne zyre.
-Te presim rezultatet pastaj flasim. Me falni por tani me duhet te iki, kam ca paciente te tjere-kerkoi leje Drita dhe u largua. Pasi beri disa hapa,iu kthye djalit te tij Taulantit.
-Bir, po ti ckerkon ketu?-e pyeti ate e habitur kur e pa ne ate koridor spitali.
-Adea eshte shoqja ime e klases ma, dhe bashke me Jonen e shoqeruam per ne spital.
-Aha, ne rregull bir shihemi pas pak.-perqafoi birin e saj dhe u largua.
-Nena yte kjo?-pyeti Adea e habitur. Nuk ngjanin fare. Taulanti ishte me i embel, ndersa ajo dinte te sillej paksa si mendjemadhe.
-Po, ndaj thash pak me pare t'i lajmerohem dhe ta pys.-u pergjigj ai dhe u ul afer zonjes Jehona.
-Mos u brengosni zonje, gjithcka do shkoje mire me besoni. Nena ime eshte nje mjeke fantastike, do beje cmos per burrin tuaj.-e ngushelloi ai dhe ajo thjesht i dhuroi nje buzeqeshje te sforcuar. E vetmja qe spo e qante koken per Endritin ishte Ema, as nuk denjoi te pyeste per te atin. Por askush se kishte mendjen te ajo. Te gjithe prisnin me padurim ato dreq rezultate. Taulanti u largua paksa, beri nje telefonate te shkurte dhe iu kthye Adeas.
-Adea mund te hysh dhe ta shohesh te atin, por vetem 5 minuta. Aq leje me dha mami-I tha ai dhe ajo buzeqeshi e lumtur. Pasi e falenderoi,u fut ne dhomen e te atit. Ia kapi doren me embelsi duke i dhuruar nje puthje te lehte, me friken se do e zgjonte.
-Gjithcka do shkoje mire o ba, mjafton ti te sherohesh. Te lutem, kam nevoje per ty. Mos na braktis te lutem, te gjithe kemi nevoje per ty-dhe lotet ia mbuluan fytyren.
-As..asnjehere..sdo ju braktis bije. Kurre-mezi arriti t'i thoshte keto fjale sepse akoma ishte nen ndikimin e ilaceve.
-Por cfare te ndodhi? Ndonje problem ne pune?-e pyeti ajo tani paksa e qetesuar. Endriti mblodhi paksa force dhe ia ledhatoi floket.
-Asgje..e rendesishme..mos u brengos...mire...se shpejti do dal nga ketu..tani dua te pushoj pak.-dhe ngadale ngadale i mbylli syte.adea u ngrit ne kembe, e puthi lehte ne balle dhe doli nga dhoma e tij. Endriti hapi syte dhe nje lot i shpetoi. Per fatin e tij te mire askush nuk ishte aty per ta pare.
****************************
-Ajan i dashur, i di mjaft mire ndjenjat e tua ndaj Adeas. Ske pse e fsheh nga une-i tha Mimoza ate dite kur kishin dalur per kafe gjoja se do flisnin per proektin.
-Po, e dua dhe skam pse ta mohoj. Por ajo me sheh vetem si mik-u pergjigj ai sinqerisht. Ia kishte shprehur ndjenjat Adeas dhe ajo ia kishte bere te qarte se e shikonte vetem si mik, asgje me teper. Qe nga ajo dite Ajani nuk kishte kembengulur me.
-Si thua te behemi bashke une dhe ti dhe ti ndajme ata te dy?-dhe ja ku e shprehi qarte deshiren e saj.
-Ata te dy? Ke ashtu? Adea nuk eshte ne lidhje me askend.-foli Ajani i habitur.
-Aman Ajan je qorr apo ste bejne syte? Te gjithe e kane kuptuar se mes Adeas dhe Taulantit ka dicka, vetem ti jo. Si thua ti ndajme? Mua me pelqen Taulanti ndersa ty Adea. Me beso, nga ky bashkepunim te dy do dalim fitimtar.
-Nuk e besoj nje gje te tille, po te ishte ashtu une...
-Ti cka? Mendon se do te te tregonin nese do lidheshin? Mos u bej budalla –i tha Mimoza e lodhur nga ai.
-Nuk e di cte them. Per Zotin nuk e di.-i tha Ajani dhe mbuloi fytyren me duar. Mimosa rrotulloi syte nga lodhja per ta bindur Ajanin te bashkepunonin.
-Mendohu njehere e pastaj flasim, mua ketu me ke. Nese deshiron ta besh per vete Adean bashkepuno me mua. Tani me duhet te iki. Pafshim-dhe u largua qe aty pa pritur pergjigjen e tij.
*****************
Ishte mbeshtetur ne pllakat e atij spitali dhe koken mbante ulur. Shpresonte per nje pergjigje pozitive, lutej vazhdimisht qe rezultatet te dilnin mire dhe e gjitha kjo te perfundonte sa me shpejte. E donte shume te atin, ai ishte krahu i saj i djathte. Pa keshillat e tij, sdo mund te vazhdonte tutje. Pas disa minutash erdhen Taulanti dhe Jona me kafe ne duar.
-Merreni zonje ju lutem, keni disa ore ketu pa futur gje ne goje-i tha Taulanti Jehones dhe ajo ashtu beri. Vertet kishte nevoje per tu kthjellur. Kafen tjeter ia dha Adeas.
-Kushtrm urdhero, do te ndihmoje sadopak-i tha Jona dhe ai thjesht e falenderoi.
-Edhe une jam ketu Jona, apo jam e padukshme?-dhe ja ku Ema nxorri kthetrat e saj.
-Me fal por mesa e di une ty ste pelqen kafja-ia ktheu ajo me ironi. Asnjehere si kishte pelqyer Ema dhe sjellja e saj. Shpesh here ishin grindur, dhe kishte qene Adea ajo qe kishte nderhyre per t'i ndare. Pa vazhduar debatin, erdhi e ema e Taulantit me rezultatet ne duar. Te gjithe iu sulen asaj thua se jeta e Endritit varej nga ajo.
-Si...si dolen rezultatet zonje? Si eshte babi im?-pyeti Kushtrimi me shprese se do merrte nje pergjigje pozitive. Te gjithe prisnin ne ankth se cdo ju thoshte e ema e Taulantit. Ne ato momente zemra e tyre po rrihte pa u ndale.
-Atehere...