Kapitulli 11

178 12 2
                                    

Adea me ne fund ishte larguar nga shtepia e Mimozes, kishte arritur t'i shmangej te bertiturave te Jones. Por, edhe ne ate gjendje smund te shkonte ne shtepi, e ema do merakosej. Vendosi te shkonte ne parkun me te afert, kishte nevoje te qendronte vetem. U ul ne vendin bosh qe mezi arriti ta gjente pasi parku ishte i stermbushur me femije, familjare e cifte qe putheshin sikur te ishte parku vetem i tyre.

Fiku telefonin, smundej t'i pergjigjej Jones, zeri po i dridhej e kishte frike se lotet do e tradhetonin. Iu kujtua skena ne shtepine e Mimozes, puthja e tyre. Arriti t'i nderlidhte mire gjerat, meqe Taulanti e mbeshteti Mimozen per ceshtjen e proektit domethene puthja vertetoi gjithcka. Ata kishin nje lidhje te fshehte dhe kjo gje ia keputi shpirtin. Pas puthjes se saj me Taulantin, priste nga ai ndonje deklarate dashurie, por ai nuk beri asnje hap, perkundrazi, paska luajtur me te dyja vajzat ne te njejten kohe. Vetem se kete here, Mimoza kishte fituar. Ajo ia rrembeu te vetmin mashkull qe arriti te zgjonte te ajo ato fluturat ne stomak. Gje per te cilen qeshte me heret dhe sju besonte vajzave kur i thoshin se dashuria krijon flutura te embla ne stomak. Qendroi aty per disa ore dhe pasi u qetesua paksa, u nis per ne shtepi.

-Aman Jona, ske pune tjeter ti. Qindra here me paske telefonuar.-mermeriti duke ecur rruges dhe padashur u perplas me dike. Kerkoi falje sepse ishte faji i saj dhe ashtu e perhumbur vazhdoi rrugen.

******************

-Si...si me gjete mua? Pse..pse erdhe ketu?-i tha Drita Adrianit, ish burrit te saj. E urrente prezencen e tij aty, ia rrikthente kujtimet e hidhura te se kaluares.

-Here tjeter te tregoj. Tani me thuaj, ku eshte vajza jone? Ku e ke fshehur? Dua ta takoj.-i tha paksa me ton te larte kur e pa se ajo po frikesohej nga prezenca e tij. Por, jo. Drita sdo e lejonte kete gje, jo serish. Tani ishte me e forte, te pakten ashtu e ndjente veten. Qe nga humbja e vajzes se saj, ajo ishte ne gjendje te perballej dhe me vet djallin. Pasi mori fryme thelle, iu drejtua atij ne menyre ironike:

-Cte duhet ty ku eshte ajo? Se mos na deshe dikur, qe na kerkon tani. Na ke nxirre jeten o i pafytyre. E tani vjen e kerkon llogari per vajzen qe asnjehere se deshte, asnjehere se perkedhele. Vetem i dhurove dhimbje e lot gjersa me shihte mua ne ate gjendje per shkakun tend. Por, kaq ishte durimi i tij,u ngrit nga vendi dhe shkoi iu versul si nje manjak. Duart ia vendosi ne fyt duke e bere qe mezi te merrte fryme.

-Me thuaj ku eshte, perndryshe te vrava te betohem. Sme dhimsesh aspak, nuk erdha per ty por per vajzen tone. Drita nuk po arrinte te merrte fryme, e ai kenaqej me pamjen e saj prej te frikesuare. Por, per nje moment mblodhi forcat qe i kishin mbetur dhe e goditi aty ku sduhej. Ai u shtri pertoke nga dhimbja. Pasi u lirua prej tij, lajmeroi sigurimin dhe ato erdhen menjehere.

-Largojeni kete ndyresire nga ketu dhe mos gaboni ta lejoni te futet dhe njehere ne spital.-iu tha dy djelmoshave dhe ata ashtu bene. E kapen per krahu dhe e nxorren jashte.

-Mos mendo se kjo pune mbaroi me kaq, do shihemi serish doktoreshe.-i tha ai para se sigurimi ta mbyllte deren.

Drita ia plasi te qarit. Shume mendime ia turbulluan koken. Si e kishte gjetur? Pse ishte rikthyer serish ne jeten e saj pas kaq shume vitesh? Vet prezenca e tij ia kujtoi ferrin qe kishte kaluar ne shtepi me te. Te gjitha kujtimet iu rikthyen, iu duk sikur kishin ndodhur dje. Qendroi per ore te tera aty, smund te kthehej ne shtepi ashtu e frikesuar. Urimi po ta kuptonte, do bente cmos ta vriste Adrianin.

***********************

E nesermja erdhi shume shpejte. Nata e kaluar kishte qene tmerr i madh. Dikush e kishte kaluar duke qare, dikush duke punuar e dikush e lumtur qe me ne fund ia kishte arritur qellimit. Pasi zbriti poshte ne kuzhine, perqafoi te emen dhe u nis per ne shkolle. Kete here vendosi te shkonte vetem, sdo priste per Jonen.

-Adea ha dicka bije, pastaj nisu. Te lutem, mos rri pa ngrene-iu lut e ema por ajo se degjoi.

-Do ha ne shkolle o ma, tani me duhet te shpejtoj. Smund te vonohem te betohem.-puthi te emen ne faqe dhe u largua. Ema akoma nuk ishte zgjuar nga gjumi, ndersa Endriti dhe Kushtrimi po pergaditeshin per te shkuar ne pune.

-Thuaji Emes te behet gati, do e dergojme ne ne shkolle.-i tha Endriti Jehones pasi u ul afer saj dhe mori nje molle.

-Akoma nuk eshte zgjuar. Tani po shkoj...dhe fjalen ia nderpreu i shoqi.

-Si moj nuk eshte zgjuar? Per gjysme ore i fillon mesimi. Tani...-dhe u ngrit nga vendi per tu nisur ne dhomen e saj.

-Gati jam babush, nisemi?-i tha ajo triumfuese kete here. Kishte degjuar biseden e tyre por skishte bere ze.

-Ah mistrece ti, do te rraf ndonje dite-i tha i ati i lumtur dhe ajo i dhuroi nje buzeqeshje fallco.

**************************

Pasi arriti ne shkolle, ne oborr takoi shoqet e saja te klases dhe i pershendeti te gjithe. Jona u ngrit nga vendi dhe e perqafoi fort.

-Gjeje cfare-i buzeqeshi ajo e lumtur dhe Adea po e shikonte ne menyre te habitur.

-Oren e pare e kemi te lire, profesori i gjeografise mungon sot. Kshuqe..-dhe ia shkeli syrin. Adea qeshi e sforcuar, sdonte t'ia prishte qejfin shoqes se saj.

-Si thoni vajza, shkojme te pijme dicka meqe kemi ore te lire? Nje kakao e nxehte, per Zotin qe tani po e enderroj.-iu tha Jona vajzave dhe mbylli syte sikur te ishte duke enderruar. E vajzat ia plasen te qeshures. Pranuan te gjitha dhe u nisen per ne kafenene perballe shkolles. Flisnin per tema te ndryshme, gjersa Jona i peshperiti asaj ne vesh.

-Me vone do te tregoj dicka. Do flasim kur te jemi vetem, mire-dhe Adea pohoi me koke.

-Per cka? Ka ndodhur gje?-e pyeti ajo akoma me e habitur kur e pa Jonen duke qeshur.

-Ka te beje me Mimozen dhe Taulantin. Puthja e tyre dje...-dhe Adea e nderpreu. Sdonte t'ia dinte per asgje. Mjaft kishte pare dje, si duheshin arsyetime. Pasi bene disa hapa, Adeas syte i zune dicka. Gjitha vajzat e tjera ishin ulur ne vendet e tyre, ndersa ajo kishte ngelur e ngrire nga pamja qe po i servirej.

-Per cka do me flasesh Jona? Akoma ke ndonje justifikim per ta mbrojtur Taulantin?-dhe ia beri me koke te shifte nga ana tjeter e lokalit. Aty ku ishin ulur Mimoza dhe Taulanti, e ajo ia kishte kapur doren dhe po ia shtrengonte fort.

-Mendoj se gjithcka eshte e qarte tani-I tha Adea Jones dhe u ul perballe tyre.

JetimjaWhere stories live. Discover now