Pasi arriten ne restorantin qe Urimi kishte bere rezervimin, u ulen ne vendin me te bukur aty. drita e kishte lutur qe te zinin nje vend te qete sepse duhej te bisedonin per dicka shume te rendesishme dhe ashtu kishte bere Urimi. Perfunduan me porosine dhe prisnin derisa kamarieri t'i sillte ushqimet, te flisnin per gjera te tjera por Urimi spo e mbante veten. Smund te duronte.
-He shpirt, do me tregosh se cdeshiroje te me tregoje sot? Mezi po pres ta di se cfare ka ndodhur.-e pyeti ai dhe e kuptoi se situate u tensionua kur e pa Driten aq nervoze. Shikoi dhe ai nga dera aty ku Drita i kishte ngulur syte dhe u kthye nga ajo.
-Cke qe shikon ashtu? Drit, do flasesh apo jo?-e pyeti ai dhe ajo vazhdonte te dridhej akoma. trupin spo e ndjente kur e pa ate teksa afrohej te tavolina e tyre.
-Pershendetje-iu tha ai dhe te dy e shikuan te habitur personin perballe tyre.
-Adrian, cne ti ketu?-i tha Urimi por pastaj u pendua. Fundja, ky ishte restorant dhe mund te futej kush te doje. Nuk ishte prone e tij. Drita ngeli akoma me e shtangur kur e kuptoi se ata te dy njiheshin.
***********************
-Gjithe kete rruge e beme vetem e vetem qe te vijme deri ketu Jona. Pos spaska diqka te veqante-i tha Adea asaj e lodhur. Nuk e kishte kuptuar pse Jona kishte kembengulur te shkonin aty. E ajo ishte justifikuar me faktin se ky kishte qene vendi i saj i prefeuar ku kishte kaluar caste te mrekullueshme me familjen e saj. Adea e besoi menjehere ndaj nuk kundershtoi. Pasi bene porosine, Adea i tregoi per punen e instagramit. Kaq iu desh Jones qe te hapte temen e Taulantit.
-Adea shpirt, ti e di se te dua si moter. E dua te miren tende dhe gjithmone do me kesh prane.-dhe ajo pohoi me koke edhe pse nuk po e kuptonte se ku donte te dilte Jona me keto fjale.
-Pse...pse nuk del njehere e pergjithmone t'i sqarosh gjerat me Taulantin? Ju te dy keni nevoje te flisni, t'i sqaroni gjerat mire e mire.
-Une dhe ai skemi cka te flasim. Gjithcka u be e qarte qe nga puthja e tyre e deri te skena shume e kendshme sot ne mengjes. Ndaj mos kembengul me, te lutem.-i tha Adea dhe uli koken per te lexuar nje mesazh. Akoma nuk e kishte kuptuar se dikush i ishte afruar tavolines se tyre, gjersa zeri i tij e ktheu ne realitet.
-Mirdita goca.-i pershendeti Taulanti dhe ia beri me sy Jones. Te dy kishin bere plan te takoheshin ne ate vend, qe ai te fliste njehere e pergjithmone me Adean, t'i sqaronin gjerat nga fillimi.
-O pershendetje Taulant, si je?-foli Jona kur e pa se Adea nuk e kishte ndermend te thoshte asnje fjale.
-Mire, ja dolem me mikun tim Bujarin te pinim dicka. Mund te ulemi me ju, nese sju pengojme.-i tha ai dhe pa pritur pergjigje u ul afer Adeas ndersa Bujari pasi u prezantua me vajzat, zuri vendin e lire afer Jones. Adea e kuptoi se e gjitha kishte qene loje e Jones, por e mbylli gojen. Sdonte te bente ndonje skandal aty. pasiqe Jona dhe Bujari ishin me llafazanet dhe flisnin per gjera te ndryshme, Taulanti i peshperiti asaj ne vesh:
-Duhet te flasim, vetem. Te lutem, per here te fundit dhe te betohem se sdo te bezdis me.-dhe syte e tyre u kryqezuan. Shikim qe zgjati disa minuta ku te dy kishin humbur veten dhe po e shikonin njeri tjetrin thelle ne sy. Shikim qe i kishte bere te dy mos ta kuptonin se Jona me Bujarin ishin larguar per t'i lene vetem. Kur e pane qe nuk ishin aty, u habiten te dyte. Si asnjeri nuk e kishte kuptuar kur ata ishin larguar? Aq shume vleka nje shikim saqe te ben ti harrosh njerezit perreth?-kishin menduar te dyte.
**********************
-Pershendetje Urim si je?-ia ktheu Adriani me tere miresjelle. Po mos ta njihte Drita, do mendonte se ky eshte nje njeri teper i mire. Aktrimi i tij po e habiste teper.
-Mire Adrian ti si je? Si ke qene?-dhe deshi te degjonte pergjigjen e tij por nje telefonate e beri te dilte jashte.
-Kthehem menjehere shpirt, sa t'i pergjigjem kesaj telefonate. Me fal Adrian-i tha ai dhe doli jashte per tju pergjigjur asaj telefonate. Drita kishte ngelur e shtangur.
-Guxo te thuash se me njeh, pastaj do e shohesh kufomen e burrit tend dhe djalit te tij te dera e shtepise. Mos guxo ta hapesh gojen perndryshe ti e di, une I mbaj premtimet-i tha ai djallezisht dhe Drita nuk nxorri asnje fjale. E njihte mire ate djall, kur ai thoshte dicka gjithmone e bente pa iu dridhur qerpiku.
-Ne...ne rregull. Vetem largohu nga ne-kaq i tha ajo duke peshperitur.
-Ncuk, nuk largohem kollaj. Jo pa me treguar se ku eshte vajza jone. Ku e ke derguar? Dua ta takoj.-i foli me ton pak me te ashper.
-Ajo..ajo eshte-deshi te fliste por e pa Urimin duke iu afruar tavolines ndaj ndaloi.
-Te prezantoj me gruan time Driten Adrian. Eja ulu me ne po deshe-dhe Drita lutej me shpirt qe ai mos te pranonte. Nje shikim ironik mori nga ai i cili fshehurazi ia ngriti njeren vetull.
-Tjeter here Urim, sot nuk mundem pasiqe kam lene takim me disa akcioniste. Te kam borxh nje dreke-i qeshi Adriani miqesisht dhe Urimi nuk kembenguli,
-Mirupafshim zonje, kenaqesi qe u njohem.-iu kthye asaj thua se vertet per here te pare po takoheshin. Pasi u pershendet dhe me Urimin, u largua per te tavolina e tij. Por jo pa i dhene nje shikim kercneues Drites, si per t'i thene qe mos t'i harronte fjalet e tij. Pasi kamarieri solli ushqimin, Drita vetem luante me pirun. Oreksi i kishte ikur komplet.
-Burr shume i mire dhe i sjellshem.-i tha Urimi asaj pasi kaperdiu kafshaten e bukes.
-Nga..nga njiheni ju? Mendoj..asnjehere se ke permendur qe e ke nje shok me emrin Adrian.-mezi arriti t'i formulonte pyetjet.
-Oh, jo nuk e kam shok. Ky ka qene klienti im, ka qene i akuzuar per vjedhje ne nje kompani por doli i pafajshem. Drita spo arrinte te besonte, Urimi kishte mbrojtur personin qe asaj ia kishte shkaterruar jeten.
-Ti..ti domethene paske qene avokati i tij dhe e paske shpetuar?
-Jo jo, kompania qe e kishte paditur Adrianin kishte terhequr padine pasiqe nuk kishin fakte te mjaftueshme. Ndaj ai u lirua menjehere, por akoma mendon se une e kam shpetuar.-dhe aty Drita e ndjeu veten sadopak te liruar.
-He tash, do me tregosh se c'ishte ajo gje kaq e rendesishme qe doje te ma thoje?-e pyeti serish ai dhe syte ia kishte ngulur pjates se saj e cila ishte e paprekur.