Kapitulli 37

167 13 4
                                    

Te dyte po rrinin ne heshtje, asnjeri skishte guxim te fliste I pari. Por e verteta ishte se te dyte e respektonin dhe e donin shume njeri tjetrin.

-Urdhero o ma. Per cfare deshe te flasim?-e pyeti Taulanti Driten e ajo u gezua qe ai serish e quajti mama. E veshtroi per disa sekonda, mori fryme thelle dhe ia tha fjalet qe I buronin nga zemra, qe I ndjente vertet.

-Taulant...bir..esht e vertet qe une sjam mamaja yte,po, une ste kam lindur, ste kam mbajtur 9 muaj ne bark. Por me beso, gjithmone te kam dashur si I tille. Asnjehere nuk desha te te mungonte dashuria e nenes. Asnjehere nuk desha ta ndjesh mungesen e saj, ndaj gjithmone u perpoqa te jem nje nene sa me e mire per ty. Jo se dua ta ze vendin e saj, por thjesht sdoja qe edhe ti te vuaje si vajza ime.

Taulanti po e degjonte me kujdes. Fjalet e saja ishin te verteta. Ajo gjithmone ishte kujdesur per te si te ishte djali I saj.

-Nene nuk esht vetem ajo qe te lind, por edhe ajo qe kujdeset tere jeten per ty. Eshte e vertet qe mungesen e nenes nuk e ndjeva kurr sepse ti u kujdese per mua ne menyren me te mire. Por as nuk mund ta mohoj faktin se me mungon ajo. Do doja shume ta kisha njohur-dhe shikimin hodhi nga dritarja.

-Ajo te ka dashur shume, me aq sa me ka treguar Urimi. Por fatit skemi cti bejme, smund ta ndryshojme. Vetem nje gje te lutem, mos me mbaj inat. Te lutem, smund ta perballoja injorimin tend. Sepse te dua shume, dhe ti gjithmone do jesh biri im edhe pse ste kam lindur.-dhe lotet I binin papushim. Ai ktheu koken nga ajo dhe e veshtroi me dhembshuri. E kuptoi sesa shume kishte vuajtur ajo grua. Ia puthi duart siq bente kur ishte I vogel dhe e perqafoi forte.

-Te dua shume mama. Shume po shume.-dhe vazhdonte ta shtrengonte forte e ajo u gezua tejmase nga fjalet e tij. Pasi u shkeputen, ajo beri te dilte por u kthye serish:

-Eshte e vertet se ate dite..para disa viteve..une humba nje vajze, nuk e pash te rritej, nuk isha prane saj kur me se shumti kishte nevoje. Por ate dite, une fitova nje djale. Zoti gjithmone mendon per ne, dicka te mer e dicka te jep. E mua ma dhuroi djalin me te bukur ne bote-dhe ia pushpuriti floket paksa duke qeshur dhe doli nga ajo dhome e lumtur qe ai spo mbante inat. Pasi u rehatua ne krevatin e tij, hapi telefonin per tu futur paksa ne rrjetetet sociale. Nje mesazh e rrenqeshi te terin.

-"Te pres neser ne shtepine e Jones, pasiqe eshte shume e merzitur per Bujarin dhe ka nevoje per ne. te lutem mos I thuaj gje qe te kam shkruar, thjesht eja dhe me ndihmo tia sjellim sadopak disponimin ne vend"-dhe me aq perfundoi mesazhi I Adeas.

-Po mua kush do me ndihmoje t'I tejkaloj gjithe keto gjera? Nga kush te kerkoj mbeshtetje?-peshperiti ai dhe u shtri te flinte edhe pse gjumi si duket ate nate ishte armiku I tij me I madh.

******************

-Dreq o pune, tani e lexoi mesazhin idioti. Shpresoj mos ta ktheje mesazhin.-peshperiti Jona kur e pa se ai e kishte lexuar mesazhin. Menjehere e fshiu kur e pa se Adea po dilte nga toaleti.

-Adea, zemer..do vish neser nga shtepia ime? Sa te pastrojme pak, dhe do vijme serish ketu. He, si thua?

-Nuk ka problem shpirt, edhe pse ne fakt...neser doja te shkoja ti vizitoja prinderit e mia. Pavaresisht gjithckaje, me ka mar malli per ta.

-Ska problem shkojme fillimisht te shtepia yte, takohu me prinderit e pastaj dalim. He, si thua?-dhe Adea pohoi me koke. Vertet e kishte mare malli per ta, nuk e mohonte faktin se edhe pse ishte e biresuar, ata gjithmone ishin kujdesur per te si te ishte vajza e tyre. Asnjehere nuk e kishin vecuar nga Kushtrimi dhe Ema. Por, nje gje e vriste. Pse nuk ia kishin treguar te verteten? Pse ia kishin mbajtur te fshehte nje gje kaq te rendesishme?

JetimjaWhere stories live. Discover now