Pas disa oresh pritje, mjeku doli teper I lodhur nga salla e operacionit. Sapo u hap dera, te gjithe vrapuan per ta pyetur.
-Si..si eshte ajo? Si eshte nena ime?-pyeti Adea e brengosur. Mjeku kroi paksa fytin pasiqe lodhja e tepert e kishte bere te veten.
-Operacioni kaloi me sukes fale Zotit. Tani, keto 48 oret e ardhshme jane shume te rendesishme. Ju lutem qe askush mos te futet ne dhome e ta shqetesoje. Do ju informoj une se kur do mundeni ta takoni, mire-dhe te gjithe pohuan me koke.
-Me leje tani, me duhet te largohem. E kaluar qofte-dhe I ra shpatullave te Urimit ne shenje ngushellimi. Taulanti u afrua afer saj dhe e struki fort ne perqafim.
-Mos u shqeteso, gjithcka do rregullohet me beso.-Jehona dhe Endriti po I shikonin te habitur por nuk thane gje.
-Zoteri Endrit, merreni shoqen tuaj dhe shkoni ne shtepi te pushoni. Mos u lodhni me shume, do qendrojme ne ketu-I tha Urimi dhe Endriti deshi te kundershtonte por Adea nuk e la.
-Po baba, xhaxhi Urimi ka te drejte. Shkoni pushoni, nese ka ndonje te re do ju informoj une.
-Ne rregull bije, por per cdo gje me telefono, mire.-dhe Adea aprovoi me koke. Pasi u pershendet me prinderit e saj ata u larguan.
-Mmmm...e kaluar qofte Adea-foli Ema dhe ajo e pa cuditshem. Ia ktheu vetem nje falemnderit te thate dhe u ul afer Taulantit.
-Mund te flasim pak? Te lutem.-e luti ajo dhe Adea sdinte cte bente. Ktheu shikimin nga Kushtrimi si per te kerkuar ndihme dhe ai I peshperiti lehte ne vesh.
-Shko dhe degjoje, te gjithe meritojne nje shanse te dyte moter.-dhe u ngrit qe aty per ta perqafuar dhe Emen.
-Ne rregull, eja dalim ne oborrin e spitalit-I tha Emes dhe te dyja u larguan.
************************
Ermali kishte mbetur mjaft I zhgenjyer nga sjellja e fundit e Emes. Ajo ikja e saj e papritur, mosinteresimi I saj ndaj tij, e bene te mendonte shume. Mbase ajo akoma skishte ndryshuar siq mendonte. Mbase nuk e donte mjaftueshem meqe u largua aq shpejt, pa e khyer koken prapa, pa u merzitur aspak qe po e linte te vetem aty. shume mendime te ndryshme silleshin neper koken e tij, por akoma skishte mare vendimin perfundimtar. Ashtu I perhumbur, doli te shetitej verdalle, ta hiqte mendjen nga ajo.
*************************
-Urdhero Ema, cdeshe te me thuash?-I tha ajo pasi u ulen ne stolin me te afert.
-Adea, vetem shpresoj tme degjosh me vemendje dhe tme kuptosh. Pastaj ti vendos.-dhe kroi fytin nga sikleti.
-E di ,jam e vetdijshme sesa shum te kam lenduar. E bera sepse ...sepse te urreja me shpirt. Mendoja se ti..ti ma ke vjedhur dashurine e prinderve, ndaj urrejtja ime shtohej cdo dite e me shume kur ata te lavderonin gjithmone ty e mua me kritikonin.
-Po por une nuk kam bere asgje me qellim. Pastaj, cdokush eshte pergjegjes per veprimet e veta-ia ktheu Adea e habitur.
-E di, por une isha egoiste. Doja dashurine dhe perkujdesin e tyre vetem per vete, per askend tjeter. Urrejtja mu shtua me shume...kur kuptova se nuk je vajza e tyre. Aty desh plasa nga inati. Pse ata nuk e donin vajzen e tyre te vertet njejt si ate te biresuaren? Aty..ndjeva dhe me shume inat, gje qe sme sherbeu per agje.
-Dashuria dhe perkujdesi I tyre ste ka munguar kurr Ema dhe ti kete e di. Por thjesht ,ti doje qe gjithmone te dilte e jotja. Pastaj, ti asnjehere nuk I merrje parasysh keshillat e tyre. Gjithmone veproje sipas kokes tende.
-E di e kam kuptuar se sa gabim e kisha. E kuptova se kam lenduar njerez te pafajshem dhe pa arsye. Kete e kuptova ne fshat, ku dy persona atje nuk me gjykuan per veprimet e mia, thjesht me keshilluan te ndiqja rrugen e duhur. Prisja ndonje refuzim prej tyre, ofendim a ku di une. Por jo, ndodhi e kunderta. Fitova dashurine dhe respektin qe gjate kohe po e kerkoja. Ndoshta sdo me besosh, te kuptoj dhe nuk te ve faj, por te betohem me shpirt se jam penduar. Nuk pres te me falesh menjehere, thjesht tia leme kohes. Si thua?-dhe Adea e shikoi e habitur. Qendruan disa minuta ne heshtje dhe Adea foli e para.
-Me beso Ema, e kam te veshtire te te besoj menjehere. Ndaj po them dhe une si ti, me mire tia leme kohes. Ajo do e tregoje te verteten. Nuk them se te urrej, perkundrazi, ti do jesh gjithmone motra ime edhe pse jo prej gjaku. Por e kam veshtire ta besoj kete ndryshimin tend. Shpresoj tme kuptosh.
-Edhe une do veproja njejt si ti Adea, por ne rregull. Nese te duhet dicka, te lutem..-dhe fjalet e saj I nderpreu zilja e telefonit te Adeas.
-Alo, Taulant ka ndodhur gje?-dhe fjalet e tij iu duken si plumb ne zemer.
-Cfare u be? Cka ka ndodhur?-e pyeti Ema e shqetesuar.
-Nena ime..gjendja e saj eshte perkeqesuar. Mjeket..po mundohen ta shpetojne.-dhe u ngrit qe aty duke vrapuar. E ema e saj kishte nevoje per te. Pasi iu afrua dhomes se saj, e pa sesi mjeket po mundoheshin ta kthenin ne jete, por gjithcka ishte e kote.
-Ne djall te shkoje gjithcka.-bertiti ajo dhe hyri brenda ne dhomen e saj. E shtyu paksa mjeken e re dhe e kapi per dore nenen e saj.
-Ju lutem largojeni vajzen-bertiti mjeku kryesor por ajo spo degjonte. Vazhdonte te shtrengonte doren e saj.
-Mama, te lutem kthehu...te lutem...mos me braktis per here te dyte..jo tani qe te gjeta..kthehu te lutem, kam nevoje per ty..mos me braktis mama te lutem..jam une, bija yte Adea-dhe qante me ngasherima. Mjeket kishin ngelur te shtangur. Fjalet e saj e bene pacienten te kthehej ne jete. Aparaturat filluan te tregonin rrahjet e zemres se saj, gjendja e saj po kthehej ne normalitet.
-Shpetoi. Pacientja shpetoi-bertiti mjeku dhe Adea ngriti koken per t'I shikuar ato aparatura qe tregonin se pacientja kishte shpetuar. Doli qe aty e lumtur duke perqafuar te gjithe familjaret me radhe...
