-Khe khe..-u kollit Adea dhe qeshi me shpirt ndersa Jona u shkeput nga ai e turperuar.
-Me falni qe ju nderpreva ne keto momente magjike por nje mike e imja e ka ditelindjen me duket-dhe vrapoi drejt Jones per ta perqafuar. Pasi ia uroi ditelindjen me mijera fjale, pershendeti dhe Bujarin i cili qeshte fshehurazi.
-Sikur te vije pak me vone, disa minuta, sdo ishte keq- i tha ai Adeas dhe ia shkeli syrin ndersa ajo qeshi me te madhe. Akoma me qesharake u be situata kur Jona u turperua dhe e gjuajti me jastek.
-Keshtu dikur talleshe ti me mua, tani me erdhi radha mua.-dhe ia shkuli veshet mikes se saj. Pasi prene torten, Adea shkoi ne kuzhine per te mare ca gota dhe Taulanti shkoi pas saj.
-Duhet te flasim Adea, te lutem.ti sqarojme gjerat.
-Per cka te flasim Taulant? Per lidhjen time me Ajanin? Per mosbesmin tend? He per cka?-i foli me ton paksa te larte.
-Me shaj, me godit po deshe, por fillimisht me degjo. Une te betohem se ate mesazh nuk ta kam derguar. Une..
-E di, i di te gjitha mos u merakos. Por ajo qe me vret, ajo qe me lendoi me shume ishte mosbesimi yt. Nuk erdhe asnjehere te flasesh me mua, ti sqarosh gjerat. Mbase do ishim grindur, por ne fund do i kishim zgjidhur problemet ne menyren me te mire. Por ti as qe u mundove te maresh hapin e pare. Ndaj mos prit nga une asgje. Mes nesh cdo gje ka mbaruar. Per fat te keq, mbaroi gjithcka akoma pa filluar mire.
-Por..
-Por asgje, tani ti ke jeten tende une timen. Vazhdoje jeten siq do ti,por pa mua.
-Fare ste mungoj? Fare ste mungojne puthjet e mia? Perqafimet e mia?-dhe mori guximin ti afrohej. Aq me shume qe ai afrohej, ajo largohej. Deri sa arriti ne stacionin e fundit, murin e ftohte.
-Largohu tani, mos me fol per dashurine. Kur duhej, nuk e bere. Tani ska me kuptim.
-Ska kuptim? Pse? Akoma jemi ne kohe per te shpetuar lidhjen tone-dhe iu afrua me shume. Buzet e tyre i ndante vetem nje centimeter. Nje levizje e vogel dhe ato buze do bashkoheshin serish.
-Taulant...te lutem largohu nga une..-fliste me veshtiresi ngaqe prezenca e tij i ngjallte mornica ne trup. Dridhej nga emocionet dhe kjo gje nuk i shpetoi atij.
-Nese me do larg, pse dridhesh akoma? Pse me thua te largohem kur zemra dhe buzet e tua e thone te kunderten?-dhe u afrua ta puthte, por e beri ne faqe, shume prane veshit. Aty arriti ta cmendte Adean kur lehte dhe embel i peshperiti Te dua.
-Taulant...te lutem..largohu-dhe zeri po i dridhej nga emocionet por ai se kishte ndermend te largohej.
-Me ke munguar tejmase Adea. Vazhdoj te te dua si i cmendur.-dhe kete here bashkoi shikimin e tij me te sajen. Shikim qe fliste shume gjera.
-Te lutem...ik..-I tha ajo dhe uli koken. Skishte guxim ta shikonte ne sy,kishte frike se ndjenjat do e tradhetonin. Pa u menduar me shume, Taulanti bashkoi buzet e tij me te sajat dhe i dhuroi nje puthje te veqante. Puthje perplot me ndjenja, dashuri emocione te perziera qe te dyve u kishte munguar. Puthja vazhdoi gjate derisa te dyte kuptuan se kishin nevoje per ajer. Ishte ajo e para qe u shkeput dhe e goditi me shuplake.
-Mos gabo..mos gabo edhe njehere te me puthesh.
-Perse? Nuk e bera me zor, edhe ti ma ktheve puthjen.-dhe e ledhatoi faqen gjoja se po I dhimbte nga goditja.
-Largohu nga jeta ime. Sdua te te shoh me.-I tha ajo dhe iku qe aty por jo pa degjuar fjalen e tij te fundit KURRE.
**************************
Djemt nuk qenkan ketu, ku te kene shkuar valle?-e pyeti Drita Urimin.
-Nje mikja e tyre kishte ditelindjen dhe shkuan per te festuar. Mos u merakos shpirt, do kthehen me vone.
-Aha, mire atehere une do shkoj te familja e Adeas dhe do flas me ta. Kam nevoje per sqarime.
-Drita, shpirt. Pse nuk mundohesh njehere te fitosh zemren e Adeas pastaj te flasesh me ta? Mos harro se ajo per momentin nuk te ka shume qejf. Te fajeson per shume gjera. Nese I thua se je mamaja e saj, nuk e di se cfare reagimi do kete.-dhe mendimi i Urimit e futi thelle ne mendime. Deshira per ta perqafuar te bijen pas kaq shume vitesh po e emociononte teper, por edhe i shoqi kishte te drejte. Ajo per momentin e urren ate ngaqe e ka ndare nga Taulanti. Po e kuptoi se ajo eshte nena e saj, do e urreje dhe me shume ngaqe vet ajo eshte shkaktarja per vuajtjet qe kishte kaluar.
-Do pres dhe disa dite pastaj do flas me ta. Nuk mundem me, nuk mundem te duroj. Kaq shume vite e kam kerkuar vajzen time dhe tani qe e gjeta, nuk mund ta kem prane-dhe e perqafoi te shoqin duke qare.
Pasi mbaruan me festimin e ditelindjes se Jones, djemt u bene gati te largohen ngaqe vajzat kishin vendosur te qendronin ate nate zgjuar deri ne mengjes. Jashte po binte shi i rrembyeshem por kjo nuk i pengoi ata qe te shkonin. Ndezi makinen Bujari por nuk punonte, provoi disa here por kot.
-Si do ja bejme tani?-e pyeti Taulantin dhe ai nuk foli.
-Do therras nje taxi, me prisni pak vajza-tha ai dhe u largua. Bubullimat shkaktuan frike te vajzat dhe ato menjehere u futen brenda. Bujari dhe Taulanti qeshen me lot nga reagimi i tyre.
-Rrini dhe pak sonte ketu, mbase pushon shiu dhe mund te shkoni me vone.-I tha Jona me deren gjysme te hapur dhe fytyra e saj si e nje femije e beri Bujarin te qeshte me shpirt.
-Ne rregull frikacake, do qendrojme dhe pak derisa te pushoje shiu dhe pastaj do shkojme.-bertiti ai kur e pa se ajo e kishte mbyllur deren dhe te dy djemte u futen brenda ne shtepi. Adea po e kritikonte Jonen pse i kishte ftuar brenda, e Taulanti qeshi fshehurazi.
-Nuk do ju hajme jo, maksimumi nje puthje nga ti dhe cdo gje eshte ne rregull.-I tha ai duke ia shkelur syrin dhe ajo u largua menjehere. Hyri ne sallonin e madh te asaj shtepie, rrembeu nje batanije dhe u ul ne divan duke shikuar nje film.