Kapitulli 20

165 14 2
                                    

Pas disa ditesh, kur ajo e kuptoi se Taulanti spo bente asnje perpjekje per te biseduar, vendosi te fliste me dike. Kishte nevoje per keshilla. Kishte dalur per gjiro me vellaun e saj ngaqe ai kishte kembengulur. Po shetiteshin neper qytet vetem e vetem qe ta shihte ate te buzeqeshur. Pas pak u ulen ne nje lokal dhe ajo i tregoi atij se kishte nje bisede te rendesishme me te. Kushtrimi ishte bere sy e veshe. E shkreta, nuk dinte as nga tja fillonte.

-Nga fillimi moter-e talli ai dhe ia shkuli paksa faqet e ajo qeshi e lumtur. Pasi mori fryme thelle, i tregoi cdo gje qe nga fillimi. I tregoi per lidhjen e saj me Taulantin, per kujdesin dhe dashurine qe ai kishte treguar ndaj saj dhe Kushtrimi po e degjonte me vemendje. U hidherua paksa qe motra nuk i kishte treguar gjithcka qe ne fillim, por i kaloi inati kur ajo ia tregoi ndodhine e fundit.

-Me jep nje keshille vella, cte bej?-e pyeti ajo e sikletosur. Nuk ishte mesuar te bisedonte me te vellain per te tilla gjera.

-Me e mira eshte ta vrasesh, fundja ska cka te duhet.-I tha ai me shaka e ajo e goditi ne krahe. Qeshi me keshillen e tij, por serish kembengulte per nje mendim.

-Po te isha ne vendin tend, tani do shkoja ne shtepine e tij dhe do i sqaroja gjerat. Beje hapin e pare moter, edhe nese ai sdo e vleresoje kete gje, ska lidhje. Fundja, ti do e kesh ndergjegjen e paster. Sdo e fajesosh veten qe sje perpjekur per lidhjen tuaj.-I tha ai dhe i dhuroi nje puthje te lehte ne floke. E mori ne perqafim si te ishte femije.

-Motra ime qenka rritur, ka bere dhe te dashur dhe une tani e kuptova.-e talli ai kur e pa se ajo rrinte akoma e merzitur. Pas disa minutash, ajo u ngrit qe aty duke e lene Kushtrimin te habitur.

-Ku do shkosh moj e cmendur?-e pyeti ai duke qeshur.

-Do e ndjek keshillen tende qe tani vella, do shkoj ne shtepine e tij. Kjo pune do mare fund qe sot –tha ajo dhe mori canten e u largua.

*********************

-Ja, kjo eshte adresa. Per disa minuta jemi aty-i tha Jona Bujarit pasi u takuan dhe u fut ne makine me te. Ishte e brengosur, cfare do bente valle ky i cmenduri?

-Fillimisht me trego cdo besh me te, te lutem Bujar. –kembenguli ajo.

-Asgje te keqe, te betohem. Thjesht do e detyroj te me tregoje te verteten.-dhe me aq e mbylli ate bisede. Pas disa minutash arriten ne shtepine e tij dhe deren e hapi vet ai.

-Jona..Jona ka ndodhur gje? Cne ti ketu?-e pyeti ai i habitur. Nga ana tjeter e deres doli ai, duke qeshur ne menyre ironike.

-Po ja, une dhe mikja ime kemi nje bisede te rendesishme me ty-i tha Bujari duke qeshur.

-Bisede? Per cka? Kush jeni ju njehere?-dhe ngriti gishtin tregues por Bujari u tregua me i menqur.

-Fillimisht ule gishtin nese nuk do qe ta kepus. Futu brenda, do flasim si burra-I tha ai duke ia bere me dije Jones se do qendronte jashte. Pasi u futen ne sallon, filloi menjehere me biseden por Ajani i shmangej shikimeve te tyre.

-Degjo ketu djalosh, o do flasesh e do e tregosh gjithe te verteten o do ju them te gjitheve sekretin tend.

-Cfare...cfare sekreti? Per cka e ke fjalen dreqi e marte? Spo te kuptoj.-u mundua te dukej sa me i qete por ishte e kote.

-Trego cdo gje nga fillimi. Kush te dergoi ty ate dite ne spital? Cfare te tha Adea kur ti ia shprehe ndjenjat? Me ke bashkepunove? Trego gjithcka nga fillimi ose te gjithe do e kuptojne se babai yt eshte nje drogaxhi ndersa e ema...-dhe fjalet iu nderprene.

-Ne rregull ne rregull, mjaft. Vetem emrin e saj mos e permend.-i tha ai dhe i tregoi cdo gje nga fillimi. Bujari qeshi triumfues, i ra nje grusht suratit te tij dhe doli nga shtepia fitimtar.

-Cfare u be? Cfare ndodhi?-e pyeti Jona e habitur. Ai spo fliste, vetem e kapi per dore dhe u futen ne makine. Pasi zune vendet e tyre, ai ia dha celularin e tij ku kishte filmuar cdo gje. Biseden e tij me Ajanin qe nga fillimi.

-E dija, e dija se ajo bushtra ka gisht ne kete pune.-bertiti Jona e acarruar por mjaftoi dora e tij mbi doren e saj dhe ajo gjeti paqe.

-Cdo gje do rregullohet, me beso. Tani kemi nevoje per nje dreke te mire. Qeras une, pa merak-qeshi ai dhe ndezi makinen e u largua qe aty.

******************************

Pas shume trokitjesh ne dere, ajo me ne fund u dorezua. E kuptoi se askush sdo ja hapte deren ose mbase ai ishte aty brenda por sdonte te fliste me te. Beri te largohej por nje ze e ndali.

-Ti cfare kerkon ketu?-i tha Drita duke e bere Adean te trembej nga zeri i saj I larte.

-Une...une erdha te flas me Taulantin..kemi...-dhe fjalet ia nderpreu ajo.

-Ti ske cka te flasesh me djalin tim. Te thash edhe ate dite, largohu nga jeta e tij. Mjaft e ke lenduar. Shporru nga ketu njehere e pergjithmone.-bertiti serish ajo.

-Por zonje, me besoni se..

-Skam cka te besoj, mjaft kam pare e degjuar ate dite. Une I besoj djalit tim jo nje rrugaceje si puna jote.

-Mjaft, mos e teproni. Dijeni kufirin zonje. Ate dite ska ndodhur gje, ndaj duhet te flas me patjeter me te.

-Je shume vone vajze. Taulanti u largua. U largua njehere e pergjithmone.-i tha ajo dhe I dhuroi nje shikim te frikshem, por edhe te dhimsur. Habitej me vetveten, pse nuk po e gezonin lotet e asaj vajze kur ajo e kishte lenduar djalin e saj?

-Si...si? Ku ka shkuar? Pse? Ku eshte?-formuloi mijera pytje ne sekond.

-Eshte kthyer ne Gjermani, aty ku ka qene me heret. Kesaj here sdo kthehet, do vazhdoje shkollen atje. Ndaj ben mire te largohesh dhe mos u kthe me kurr.-dhe ia perplasi deren ne fytyre. U ul ne shkallet e asaj shtepie dhe qau me denese. Qau aq sa ska, mendoi se edhe lotet iu shterruan. Fillimisht nuk i besoi fjaleve te saj, por nje mesazh ne telefon, beri qe tia hiqte gjitha dyshimet. Mesazh qe beri trupi t'i dridhej. Iu duk sikur e gjithe bote u shemb mbi koken e saj. Skishte fuqi te ecte, ne cdo hap qe hidhte i kujtoheshin fjalet e tij ofenduese dhe largimi i tij i papritur. Menyra se si ishte larguar, fjalet qe ia kishte thene ne ate mesazh bene qe trupi t'i dridhej dhe me shume. Me te kaluar rrugen, humbi ekuilibrin dhe nje makine e goditi forte duke e perplasur pertoke.

JetimjaWhere stories live. Discover now