Kapitulli 12

197 12 0
                                    

Ema kishte arritur ne shkolle kete here vetem, pa shoqen e saj. Nuk ishte mesuar keshtu por skishte cte bente.

-Pse sme prite dhe mua? Do vinim bashke-i tha shoqja e saj paksa e hidheruar.

-Aman te lutem, se skam nerva. Babi me solli me makine, qe sot e tutje keshtu do jete.-ia preu shkurt ajo. Skishte nerva te merrej me askend, akoma gjumi nuk i kishte dalur mire.

-E pse keshtu? Xhaxhi Endriti asnjehere ste ka sjelle ne shkolle. Mendoj...-por fjalet ia preu Ema, sdonte ta degjonte zerin e saj acarrues. E urrente qe ajo e mbronte gjithmone Adean, por mike tjeter skishte ndaj duhej ta duronte.

-Bisede e gjate, do te tregoj me vone, mire-dhe koken vuri mbi banke per te bere nje sy gjume. Ashtu mendoi ajo e shkreta, por puna i doli huq. Sapo ishte rehatuar shendosh e mire, nje ze i embel i peshperiti ne vesh:

-Bukuroshja e fjetur spaska bere gjume mbreme me duket. Apo mos valle keni qene duke mesuar?-i tha zysha me ironi dhe gjithe klasa ia plasen te qeshures. Fundja, shume prej tyre e urrenin, te pakte ishin ata qe e pershendesnin. Ajo uli koken e turperuar, sguxoi te kthente fjale.

**********************

Urimi po behej gati per te shkuar ne pune. Zbriti poshte bente nje kafe dhe aty e pa Driten shume te hutuar. Ashtu iu duk atij pasiqe ajo spo e kthente koken edhe pse ai e thirri disa here. U ul afer saj dhe deshi ta pyeste se ckishte por ajo u tremb dhe levizi vendit.

-Me trembe shpirt. Ste pash kur erdhe.-ia tha ajo sa per te dale nga situate. Urimi e kuptoi se dicka nuk ishte ne rregull me te, kurr nuk e kishte pare ne nje gjendje te tille.

-Te mundon dicka shpirt? Me dukesh shume e hutuar sot-i tha ai duke pritur per nje pergjgigje.

-Mmm..jo asgje..skam asgje shpirt, thjesht pak e lodhur. Dje kisha nje dite te ngarkuar, si duket akoma se kam mar veten-e genjeu ajo. Keshtu te pakten mendoi, sepse Urimi si besoi aspak. E njihte mire gruan e tij, ajo nuk ndjente lodhje nga puna e saj. Por nuk kembenguli me shume, sdonte ta shqetsonte.

-Ne rregull shpirt, meqe ashtu thua ti. Por, pse nuk ben nje dit te lire? E meriton.

-Do e bej keto dite shpirt, mos u merakos se do me kaloje.-dhe e puthi te shoqin per ta ndryshuar temen. E dinte shume mire se po te rrinte ne shtepi, do ishte me keq. Me mire e ndjente veten kur punonte, e humbte mendje sadopak nga deshira e saj e flakte per ta gjetur te bijen. Edhe pse i kishin thene se ajo ka vdekur, Drita e ndjente se engjelli i saj ishte gjalle. E ndjente ne shpirt se nje dite do e gjeje, e ajo serish do e quan MAMA.

*********************

Mimoza kastile e kishte kapur doren e Taulantit kur e kishte pare Jonen dhe Adean duke hyre ne kafene. Por, ato dyja nuk e kishin pare reagimin e tij kur ai ia kishte hequr doren dhe i kishte dhene fund edhe asaj miqesie, nese mund te quhej miqesi. Ai ate dite ishte ulur vetem, te mendonte se si tja bente te fliste me Adean. Por Mimoza e kishte lutur t'i bente shoqeri pasiqe edhe ajo ishte vetem, e ai smund ta linte ne kembe.

Por, njehere e pergjithmone ai e beri te kuptonte se ndjenjat e tij ndaj Adeas jane te sinqerta, dhe se Mimozen e shiqonte vetem si mike, asgje me shume. Mimosa e kishte genjyer duke i thene se e mirkuptonte gjendjen e tij dhe kishte shfrytezuar rastin per ta perkedhelur, moment ky qe e vrau Adean dhe njehere. Por, nje gje iu duk e cuditshme. Pse Taulanti u ngrit qe aty kur pak me pare ishte shume mire me Mimozen? Nuk ndejten shume pasiqe duhej te ktheheshin ne shkolle per oren tjeter. Paguajten pijet dhe u nisen per ne shkolle serish te ndara ne grupe. Pasi u futen ne klase, u pergaditen per lenden tjeter. Mimoza akoma kishte buzeqeshjen ne fytyre edhe pse Taulanti ia kishte bere te qarte qe se donte. Por, me ate buzeqeshje donte ta merziste akoma me shume Adean.

As Jona kete here nuk e pershendeti Taulantin, madje ia ktheu shpinen duke e lene te kuptonte se punen e kishte pisk. Zysha hyri ne klase, dhe pasi mbaroi me punet e saj kerkoi nga nxenesit t'i dorezonin projektet. Disa i kishin bere, disa genjenin se skishin pasur kohe, e disa vetem kishin shkruar shkurtimisht sa per te mos ngelur.

-Adea, grupi juaj akoma se ka dorezuar projektin shpirt.-i tha ajo dhe e shiqoi ndryshe. Menjehere e kuptoi se dicka spo shkonte me Adean, kishte ndryshuar koheve te fundit. E njihte mire ate vajze ndaj nuk i tha gje edhe nese nuk e ka mbaruar detyren.

-Me fal zyshe, e gjitha eshte faji im. Une duhej ta mbaroja por..-ishte duke folur Taulanti por Adea e nderpreu. Kete here fati ishte ne duart e saj.

-Ai nuk mundej zyshe, kshuqe e perfundova une.-i tha ajo duke buzeqeshur dhe u ngrit nga vendi duke ia dorezuar zyshes fleten. Taulanti, Jona dhe Mimoza u habiten tejmase. Punimi kishte ngelur pergjysme ne shtepine e Mimozes, si kishte arritur ajo ta mbaronte?-kete po e mendonin te tre.

-E dija se sdo me zhgenjeje. Te njoh mire une.-i tha ajo dhe pasi ia mori punimin, i peshperiti dicka ne vesh dhe Adea thjesht pohoi me koke. Shkoi u ul ne vendin e saj kete here si nje fitimtare. E kuptoi shikimin e Jones, ndaj i tha se do i tregonte gjithcka me vone. Pasi zysha mbaroi se kontrolluari projektet, u ngrit ne kembe tere krenari.

-Projekti me i mire shpallet projekti i grupit te Adeas. –i tha ajo dhe te gjithe duartrokiten. Mimosa gjithashtu ndihej e lumtur sepse edhe ajo bente pjese ne ate grup, ndaj kishte shpresa te medha se do merrte pikat maksimale.

-Serish paske shkruar per autorin tend te preferuar e dashur, Gijom Muso, vetem se kete here paske ndryshuar romanin.-i buzeqeshi zysha dhe Jona me Taulantin kthyen koken kah ajo. Fundja, kete e meritonin Taulanti dhe Mimoza. E kishte ndryshuar punimin e djeshem, kishte punuar tere naten per ate projekt vetem e vetem qe mos te behej ajo qe tha Taulanti. Buzeqeshjen e Mimozes e shuajti Jona e cila ngriti doren per te mare fjalen.

-Zyshe, ne fakt e gjitha eshte merita e Adeas. Ajo vet e ka bere projektin. Edhe pse ne, dje ishim si grup duke punuar, nuk arritem ta perfundonim. Por, Adea ndryshoi komplet projektin dhe e beri vet. E gjitha eshte merita e saj.-perfundoi Jona dhe u ul ne vendin e saj. E zysha e pergezoi per sinqeritetin. Mimozes iu shua buzeqeshja nga fytyra dhe e shikoi Jonen me inat.

-Pse the ashtu? Pse i tregove?-i tha Adea asaj ne vesh.

-E thash te verteten, asgje me shume. Gjersa te tjeret humbnin kohe duke u puthur me e duke bere qejf, ti bere detyren qe duhej ta benim si grup. Kshuqe e gjitha eshte merit e ytja mike.-dhe i dhuroi asaj nje buzeqeshje ndersa Taulantin e pa me inat.

JetimjaWhere stories live. Discover now