Kapitulli 41

162 13 1
                                    

Ate dite Adea e kishte lene serish te takohej me te emen. Kishin biseduar disa here ne telefon dhe ate dite e lane te takoheshin ne nje restorant te mire. Me te degjuar kerkesen e se bijes, Drita nuk kundershtoi aspak. Ashtu siq ishte e veshur me mantel te bardhe, doli per t'i kryer ca vizita te pacientet e saj dhe pastaj do dilte serish me te bijen. U habit kur e pa deren e saj paksa te hapur, por nuk I kushtoi rendesi. Vazhdoi me punen e saj dhe kur me ne fund u afrua koha per te shkuar, hoqi mantelin dhe u nis per ne vend takim. Ate dite doli me heret, shkoi per t'I blere nje dhurate Adeas. E ndjente se dikush po e ndiqte nga mbrapa, ktheu koken disa here por nuk e pa askend.

-Me siguri e kam nga emocionet-mendoi ajo dhe vazhdoi rrugen.

*********************

Endriti dhe Jehona po kalonin caste te mrekullueshme ne fshat. Te dy e shihnin se sa e qete dukej Ema, nuk kundershtonte per asgje. Endriti serish kishte dyshimet e tij se mos valle ajo po shtirej sa per tu kthyer ne shtepi.

-Keshillat e mia kane ndikuar shume te ajo bir. Ndaj mos dysho aspak se Ema tanime eshte me ndryshe-I tha gjyshja atij kur e pa se si e veshtronte Emen.

-Nuk e di nene, me duket e cuditshme ndryshimi I saj. Ajo..-dhe u ndal. Nuk vazhdoi.

-Dashuria te ndryshon bir, me beso. Ajo kishte nevoje per dashuri, perkujdesje dhe keshilla. Te gjitha keto I gjeti ketu prane meje, ne kete vend.-dhe u ngrit nga vendi per ta hapur deren qe vazhdimisht dikush po trokiste.

-Urdheroni ,eja hyni brenda-I ftoi ajo Ermalin dhe gjyshen e saj. Me tu futur brenda ne sallon, u pershendeten me Endritin dhe Jehonen. Pas disa minutash erdhi dhe Ema me nje tabaka ne dore dhe u befasua kur e pa Ermalin. Endriti po I shikonte te dyte dhe aty e kuptoi pse gjyshja I tha se dashuria e ndryshon njeriun. Pasi u pershendeten dhe u akomoduan ne vendet e tyre, Endriti sdo e linte me kaq kete pune.

-Nga te kemi djalosh? Sepse ste kam pare ketu kur vija ndonjehere.

-Kam jetuar ne Angli zoteri. Aty dhe kam mbaruar shkollen. Por prinderit me derguan pasiqe gjyshja ishte e semure dhe ata smund te vinin.

-Punon dicka atje? –vazhdoi ai me pyetsorin e tij si nje baba xheloz.

-Aman Endrit se nuk eshte djali ne gjyq-nderhyri gjyshja dhe te gjithe qeshen. Pas pak Endriti dhe Ermali vazhduan biseden si dy burra dhe ai ia shpjegoi hollesisht jeten atje. Kishte pune mjaft te mire, jetonte nje jete te qete dhe ne kushte shume te mira. Endritit dale ngadale po I hynte ne zemer ai djale, dukej mjaft I matur ne ato cka fliste. Pas pak telefoni I Endritit binte papushim dhe hezitoi ta hapte.

-He Kushtrim bir, aq shpejt te mori malli per ne saqe...

-Ba, kthehuni menjehere. Zonja Drita eshte plagosur rende dhe eshte ne spital. Adea ka nevoje per ne tani.-ia tha keto fjale me nje fryme.

-Si..cka..cfare ka ndodhur?-pyeti ai I habitur .

-Ejani ketu dhe do ua shpjegoj te gjitha. Tani skam kohe te flas, Adea ka shume nevoje per ne.-dhe me aq e mbylli telefonin.

-Kushtrim...kushtrim alo-bertiti Endriti por kot, thirrja u nderpre.

-Cfare u be? Cka ka ndodhur?-pyeti gjyshja e brengosur.

-Jehona duhet te kthehemi menjehere. Adea ka nevoje per ne ne keto momente.

-Pse? Cfare ka ndodhur? Cfare I ka ndodhur asaj?-pyeti ajo e shqetesuar.

-Driten e kishin plagosur dhe ishte ne spital ne nje gjendje te rende. Eja te nisemi menjehere.-dhe u bene gati te dilnin.

-Ba, te vij dhe une. Te lutem.-dhe i ati aprovoi me koke. Ashtu siq ishte me ato rroba, u be gati te nisej por jo pa u pershendetur me gjyshen dhe Ermalin.

-Do shkosh? –e pyeti ai dhe ajo pohoi me koke.

-Mos te lutem, rri te pakten dhe sot. Me vone te dergoj une me makine, te lutem.

-Smundem Ermal, edhe pse I kam shkaktuar shume dhimbje asaj, ajo ka nevoje per mua. Te lutem me kupto-dhe u fut ne makine me prinderit e saj duke e lene Ermalin te zhgenjyer.

*********************

Pas disa oresh arriten ne spital dhe menjehere pyeten per dhomen e zonjes Drita.

-Eshte akoma ne operacion, veshtire se do shpetoje.-ia ktheu nje moter medicinale qe kishte qene ne sallen e operacionit por kishte dale ngaqe po kerkonte gjak. Pas pak arriten prane Adeas dhe e perqafuan forte. lotet e saj skishin te ndalur.

-Cfare ka ndodhur bije? Kush e beri kete?-pyeti Endriti pasi u shkeput nga perqafimi me te.

-Ai monstra..babai im I vertet..ai e plagosi rende-dhe serish u struk ne perqafimin e tij.

-Por si ndodhi?-pyeten te gjithe te habitur. Nuk e njihnin akoma babain e saj te vertet.

-Ishim ne restorant..vetem une dhe ajo dhe....aty u afrua ai. Une nuk e njihja. Nena I kerkoi disa here te largohej por ai ia beri me shenje te dilnin jashte. Dola dhe une me te.

-Me genjeve se vajza jone ka vdekur ndersa ti je ketu me te.-I tha Adriani asaj.

-Nga e kuptove kete gje ti o I pashpirt?-I bertiti Drita tashme e lodhur prej tij.

-Erdha ne pune te ti, dera ishte pak e hapur dhe aty degjova biseden tuaj. Te ndoqa deri ketu dhe ja ku me ke-dhe buzeqeshi djallezisht.

-Largohu nga ketu Adrian, na ler te qete.-iu pergjerua ajo.

-Jo pa e mar vajzen time me vete-dhe kapi krahun e Adeas me dhune. Drita u perpoq ta largonte por me kot, ai ishte me I forte. kur me ne fund Adea u shkeput prej tij, iu versul Drites duke I rene shuplake ne fytyre. Une...doja ta mbroja nenen time ndersa ai nxorri nga brezi nje pistolete dhe ma vendoi ne koke.

Te gjithe kishin ngelur te habitur nga fjalet e saj. Nga pamundisa per te vazhduar, u ul ne stol aty qe ta rrimerte paksa veten.

-Nena nderhyri per te me mbrojtur dhe arma shkrepi..mu afer zemres se saj..gjaku rrjedhte si pellg..sdija cte beja, vetem te kerkoja ndihme..dhe pas pak erdhi ambulance dhe e sollen nenen ketu ne spital. Kushtrimi u ul afer saj dhe po ia ledhatonte floket.

-Po ai bastardi ku eshte?-pyeti Endriti I habitur nga gjithe kjo ndodhi.

-Fatmiresisht policia nderhyri shpejt dhe e kapen e derguan ne burg. Kamerat e restorantit treguan gjithe ngjarjen, me siguri do e denojne shume vite burg.-dhe aty skishte force me te vazhdonte por u struk ne perqafimin e te vellait. Ema e degjoi gjithe historine por nuk foli gje, kishte frike nga reagimi I saj. Ndaj nuk mundej t'I afrohej e ti fliste por po qendronte ne kembe duke degjuar gjithe ate tragjedi. Pas disa minutash erdhen dhe Urimi me Taulantin. Te dyte ishin teper te shqetesuar.

-Si eshte Drita? Doli nga operacioni?-dhe Endriti mohoi me koke.

-Me te cfare ndodhi? E burgosen ate bastard?-e pyeti Kushtrimi nervoz.

-Gjyqin e ka pas disa ditesh, por do mundohem tia japin denimin maksimal. Te kalbet ne burg I pashpirti-tha ai dhe bente ecjake ne koridor, ne pritje te ndonje lajmi te mire.

JetimjaWhere stories live. Discover now