Gjendja e Endritit dita dites po permiresohej, ai tani kishte filluar dhe te punonte. Nuk mundej gjithe pergjegjesine t'ia linte Kushtrimit. Shkonte ne kompani, por nuk rrinte shume si herave tjera, nuk e lodhte shume vehten. Po i ndiqte rekomandimet e mjekes, duhej patjeter te stabilizohej mire e mire, familja kishte nevoje per te, e sidomos Adea. Kishte frike mos i ndodhte ndonje gje, nga Ema gjithcka priste. Mallkonte veten si kishte arritur ne ate pike qe vajza e tij e gjakut te tregohej e pameshirshme, te ishte nje njeri pa ndjenja. I la mendimet negative ne nje ane dhe iu fut punes.
**********************
-Sot ne ora 15:00 do mblidhemi te shtepia ime Adea, duhet te punojme per proektin qe na dha zysha-i tha Mimoza asaj dhe Jones ndersa ato te dyja thjesht pohuan me koke si per t'i thene se do shkonin.
-Te lutem, sot mos me ler vetem Jona. Nga ajo gjithcka mund te pritet-i tha Adea mikes se saj ndersa ajo i dhuroi nje perqafim te ngrohte.
-Pa merak se ste le vetem. Pastaj, sdo jem vetem une atje, do jete dhe Taulanti-dhe ia shkeli syrin. Adea i kishte treguar gjithcka cfare kishte ndodhur mes saj dhe Taulantit dhe jona e kishte bindur se Taulanti kishte ndjenja per te por ajo serish ishte ne medyshje.
-Mirdita vajza-i pershendeti Taulanti dhe u ul ne vendin e tij. Po tregohej paksa indifferent ndaj Adeas dhe kjo sjellje e tij ate po e vriste. Nuk ishte mesuar me nje Taulant pa ndjenja, pa shikime te embla. Ia tha nje pershendetje me ze te ulet dhe uli koken gjoja per te lexuar dicka ne fletore. Ndersa Taulanti dhe Jona po shkembenin mesazhe mes tyre.
-Mbylle ate telefon Jona,spo e sheh se spo mund te koncentrohem-i tha ajo duke ia bere te ditur se e dinte mjaft mire me ke po fliste.
-Au, na fal shoqe. Thjesht po i tregoja Taulantit se sot do shkojme te Mimoza per punen e proektit.-ia ktheu ajo dhe serish shkruajti dicka ne telefon. Ne ate moment zysha u fut ne klase, i pershendeti nxenesit dhe u ul ne vendin e saj.
-Sot do bejme nje perseritje te materialit. Por, para se te fillojme, dua tju informoj se per proektin keni kohe deri pasneser. Po nuk e mbaruat, do merrni nota te uleta, ne rregull?-dhe e gjithe klasa brohoriten NE RREGULL ZYSHE.
-Atehere fillojme me mesimin e fundit.-hapi ditarin dhe ai u qel te Mimoza.
-Mimoza, cili ishte mesimi i fundit qe e kemi mare? Mund te na shpjegosh ne pika te shkurta.-dhe Mimoza u ngrit ne kembe gjithe tangerllek, edhe pse skishte haberin se per cka po fliste zysha.
-Me fal zyshe por per sot sjam e pergaditur. Jam duke punuar per...-dhe fjalen ia nderpreu zysha duke ia vene ne dukje se notat i kishte shume te dobeta.
-Kemi ndonje vullnetar per sot?-pyeti ajo dhe Adea ngriti doren. Pasi e shpjegoi mesimin ne menyre fantastike, zysha e pergezoi para gjithe klases.
-Perfundoje dhe projektin Adea dhe ne lenden time e ke noten maksimale. Thjesht jam krenare qe kam nje nxenese si ti-dhe i dhuroi nje buzeqeshje te embel. Adea e falenderoi per fjalet e mira dhe u ul ne vendin e saj. Inati Mimozen e kishte kapluar akoma me shume, serish Adea po tregohej me e mire se ajo. Serish Taulanti spo ia shqiste syte dhe kjo gje po e acarronte Mimozen cdo dite e me shume. Thjesht, Adea poi a zinte vendin asaj ne cdo gje, si ne klase ashtu dhe ne zemren e Taulantit. Por, per kete te fundit u betua se sdo ndodhte. Do e largonte ate nga zemra e Taulantit me cdo kusht. U betua se do e lendonte deri ne ate pike sa ajo ta urrente diten qe e kishte njohur Taulantin.
**************************
-Cfare po ben ne ate llaptop tere diten Drita? Ke ca ore qe po hulumton dicka. Mund te te ndihmoj ndonje gje?-i tha Urimi kur e pa te shoqen te brengosur..
-Po kontrolloj per familjen e nje pacienti Urim.-kaq i tha, ia preu shkurt. Skishte nerva te merrej dhe me te.
-Pse ashtu? Ty kurr ste ka interesuar nje gje e tille.-e pyeti ai konfuz.
-Ai pacienti qe ishte ne spital, ate dhe familjen e tij Taulanti i njihte. Nuk u largua per asnje moment nga spitali derisa e gjithe familja e tij qendronte aty.
-E cte keqe ka ketu? Ma shpjego pak se spo kuptoj gje.
-Urim, dua ta di se me ke shoqerohet biri jone. Cfare familje jane, cka i bashkon me ta? Kush jane, me cfare merren. Thjesht, sdua qe Taulantit t'i ndodh e njejta gje si para disa viteve.-ia sqaroi punen mire e mire dhe Urimi e mirkuptoi.
-Do interesohem edhe une per ata, mos u brengos. Thjesht ma trego emrin dhe mbiemrin e pacientit, une do merrem me gjithcka.-ia ktheu i shoqi. Nuk donte qe Taulanti serish te perjetonte ndodhine e dy viteve me pare.
-Vajza e tyre Adea meson ne nje klase me Taulantin, kaq di. Ndaj ai nuk u largua aspak nga spitali.-i tha ajo pa i larguar syte nga laptopi.
-Mos u merakos, kete here do tregohemi me te kujdesshem. Pastaj, edhe Taulanti nuk eshte femi. Mendoj se ai tashme eshte me i pjekur dhe dine si ti dallon njerezit e mire dhe te keqinje.
-Serish duhet te bejme kujdes.-dhe me aq e mbylli temen. U ngrit per te bere nje kafe per veten dhe Urimin, koka po i plaste nga lodhja e sotme.
****************************
-Alo. Po, une jam.-u pergjigj Endriti ne telefon. Pasi mbaroi telefonaten, e thirri Kushtrimin ne zyren e tij.
-Lajmroi Emes, thuaji te vije ketu.-i tha ai dhe Kushtrimi ashtu beri.
-Alo moter ku je?-e pyeti ai me miresjellje ndersa nga ana tjeter degjonte zhurma njerezish.
-Jam ne ore, urdhero cfare do?-ia priti ajo me te keq. Si gjithmone, llastimi i tepert po e shkaterronte ate vajze. Endriti nuk priti shume, ia mori telefonin Kushtrimit nga dora.
-Ema ku je?-e pyeti ai i acarruar ne maksimum. Kete here Ema u frikesua paksa.
-Jam..jam ne mesim o ba, cfare u be? Smund te flase shume sepse..
-Menjehere dil nga kafeneja dhe eja ne zyren time. Ke 10 minuta kohe.-u pergjigj ai nervoz.
-Kafene? Cfare po flet o ba? Ne mesim jam te betohem, ja po deshe ta kaloj dhe shoqen time.
-Ema, tani mu lajmerua drejtori i shkolles. Me tregoi se sa shume mungesa ke bere ne shkolle, gjithashtu me tregoi se edhe sot ske shkuar fare. Per 10 minuta te pres ketu, perndryshe do vij atje ku je dhe ti e di pastaj se cdo te ndodh.-dhe me kaq ia mbylli telefonin. Ema mori canten me te shpejte dhe u largua qe aty, i ati e kercenoi dhe ajo e dinte se denimi i tij do ishte i rende. Zuri nje taxi dhe u nis per ne kompanine e te atit.
-Kete here do e denoj ndryshe, kjo vajze me ka ikur nga dora-i tha Endriti Kushtrimit dhe u ul rendshem ne karrige. Vertet ajo vajze i kishte kaluar kufinjte.
-Mos u merakos o ba, ti e di cte tha mjekja. Te lutem, kemi nevoj per ty.-i tha Kushtrimi dhe po e shikonte te atin ne sy.e ai i shkreti ndihej krenar per djalin qe e kishte, ndersa nga Ema i vinte turp.