Pas perfundimit te oreve, Adea dhe Jona dolen sebashku nga shkolla. Kishin vendosur te shkonin ne nje lokal, kishin gjate kohe qe skishin dalur vetem ato te dyja. Pasi u ulen dhe bene porosine, Adea mbante koken anash nga dritarja e Jona e shihte miken e saj te brengosur.
-Mos u brengos shpirt, gjithcka do rregullohet. Me kohen..-dhe fjalen ia nderpreu ajo.
-Asgje sdo rregullohet Jona, asgje. E kupton? Kam qene e dashuruar ne vellane tim. E kam puthur vellane tim, gjakun tim. E kupton tani se cfare mekati kam bere?-dhe u ndal pasiqe kamarieri solli pijet dhe u largua.
-Ti ske bere asnje mekat sepse ti nuk kishe nga ta dije se ai eshte vellau yt. Ti je me e pafajshmja ne kete mes Adea.
-Nuk e di Jona, mbase gjithe keto vuajtje jane merit e asaj qe kam qene e dashuruar ne vellane tim. Mbase Zoti po me ndeshkon per ate gabim.
-Jo, as mos e mendo kete gje. Pa me thuaj, do e kishe dashur Taulantin po ta dije se eshte vellau yt? Do filloje lidhje me te po ta dije se keni te njejtin gjak?-dhe ajo mohoi me koke.
-Ja pra, e sheh. Ti e ke bere ngaqe nuk e ke ditur. Nuk ke pse brengosesh. Keto jane sprovat e jetes zemer, por me beso se nje dite te gjitha do kalojne. Do e gjesh dhe ti dashurine e jetes tende.
-Asnjehere Jona, asnjehere. Sme intereson me asgje. Tani kam frike nga gjithkush-dhe piu nje gllenke nga lengu.
-Do behet mire mike, do e shohesh. Ma ndjen shpirti se nje dite jo shum larg, gjithe kjo torture do mare fund.-I tha Jona e bindur.
-Nje gje dua ta di, pse prinderit e mi me braktisen? Pse sme deshen?-dhe nje lot I pikoi nga syte.
-Ate do e kuptojme kur te na tregojne vet ata. Por une kam dyshime te tjera Adea. Ne lidhje me ty dhe Taulantin.-tha Jona duke e bere Adean ta kthente koken e habitur.
-Cfare dyshimesh Jona? Spo te kuptoj.
-Adea, mami yt, dmth zonja Drita qe nga fillimi e ka ditur per lidhjen tuaj me Taulantin. Po te ishit moter e vella, a sdo ta thoshte ajo kete gje?-tha Jona e habitur.
-Jona, mos harro se as ajo se dinte se jam vajza e saj deri ne momentin qe ndodhi aksidenti. Pas disa ditesh ajo e kishte kuptuar te verteten. Kshuqe skishte si te me thoshte.-I tha Adea e bindur se Jona po gabonte.
-Po por ju serish u bashkuat. Dhe Bujari me tregoi se ate dite kur kishte shkuar ne shtepi, Taulanti u kishte treguar prinderve se jeni serish ne lidhje. Dhe mamaja yte skishte thene asnje fjale. Po te ishte ashtu, po te ishit vella e moter ajo qe ate dite do ia thoshte Taulantit.-dhe keto fjale ia bene Adeas koken te mbushur me dyshime.
*********************
-Teta Nexhmije, mua me duhet te iki tani sepse gjyshja po me pret.-I tha Ema duke larguar shikimin nga ai.
-Ne rregull bije, ska problem. Mos harro se deren ketu gjithmone e ke te hapur. Tani qe me ka ardhur nipceja nga Amerika, eja me shpesh dhe me ndihmo pak me punet e shtepise pasiqe vet smundem.-fliste ajo pa pushim dhe Ema spo e duronte.
-Ne rregull, me leje tani.-dhe u ngrit te largohej.
-Bir, percille vajzen.-I tha ajo nipit te saj dhe ai ashtu beri. Pasi u afruan te dera, kureshtja po e gerryente nga brenda.
-Pra emrin sma the?-I tha ajo si pa te keq dhe ai qeshi nga veprimi I saj.
-Ermal. Quhem Ermal. Gezohem qe u njohem Ema-dhe ia zgjati doren, te njejten gje beri dhe ajo. Pasi u pershendeten, ajo u largua shpejt. Kishte frike se ai do e kuptonte se sa shume I kishte pelqyer ai. Arriti ne shtepine e gjyshes dhe I kerkoi falje per vonesen.
-Ska gje bije, mund te rrije dhe ca. pastaj, nipi I saj eshte cun flori-dhe ia shkeli syrin Emes si per tia bere me dije se gjithe kete e kishte bere qellimisht.
-Je djalli vet gjyshe, je e papare.-I tha Ema dhe per here te pare ne jeten e saj qeshi me shpirt, jo si tjera here. Kjo buzeqeshje ishte e sinqerte, e dale nga shpirti. Perqafoi gjyshen dhe shkoi ne dhomen e saj per te pushuar pak.
**********************
-Alo. Po...zonje..urdheroni –I tha Adea asaj ne telefon. Mezi kishte arritur ta thoshte fjalen zonje. Pasi e degjoi deri ne fund, rrembeu canten dhe beri te largohej.
-Prit shpirt, cka u be?-I tha Jona e shqetesuar.
-Kushtrimi ka shkuar ne shtepine e tyre dhe eshte grindur keq me Taulantin. Zonja me tha mos ti tregoja askujt sepse prinderit do brengosen. Eja ikim tani-paguan pijet dhe u larguan me te shpejte.
-Ah, Kushtrim ah, cke bere kete here vella? Pse e bere?-dhe dicka e shtrengoi ne gjoks. Vellezerit e saj ishin grindur per te,dhe ajo sdinte cte mendonte. Sdinte per cilin te brengosej me shume. Por nje e vriste ne shpirt, pse per Taulantin nuk I kishte te njejtat ndjenja si per Kushtrimin? Pse deshironte ta puthte serish Taulantin sot kur e kishte takuar ne klase, kur e dinte se e kishte vella? Pse keto ndjenja ishin akoma gjalle ne zemren e saj kur duhej te ishte e kunderta? Pas disa minutash arriten ne shtepine e zonjes Drita dhe doli ajo e buzeqeshur.
-Eja hyni brenda, kemi shume gjera per te biseduar.-I tha ajo vajzave dhe ato ashtu bene. U futen brenda te shqetsuara per Kushtrimin. Por, cte shihnin. Kushtrimi dhe Taulanti te ulur ne sallon duke biseduar, ndersa Urimi e priste mysafiren me padurim. Sot ishte dita qe shume gjera do sqaroheshin. Me ne fund, vuajtjet e tyre do merrnin fund.