Urimi po kembengulte te dinte te verteten, por e kote. Drita nuk e kishte ndermend te fliste, tia tregonte te verteten. Vazhdonte ta genjente me lloj lloj gjerash, gjera qe ai nuk iu besonte aspak. Edhe kur i kishte thene se Taulanti duhet ta dije te verteten per njohjen tone, gjoja si per ta bindur se per ate eshte e brengosur, ai nuk i kishte besuar.
E njihte mire shoqen e tij, e dinte se dicka me e keqe po e brengoste. Ndaj nuk kembenguli me shume, vendosi qe vet ta zbuloje te verteten. Fundja, ishte avokat dhe mjaft i zoti ne profesionin e tij.
**********************
-C'deshiron te thuash me kete Ema? Spo te kuptoj.-beri te padituren Adea. Nga ajo priste gjithcka, madje edhe t'i zmadhonte gjerat.
-The se do dalesh me Jonen, jo me shoke e dashur moter-dhe fjalen moter ia tha me ironi. As vet se dinte pse e urrente aq shume Adean.
-Nese te kujtohet, ai eshte Taulanti shoku i klases, djali i mjekes qe u kujdes per babin. Thjesht erdhi edhe ai me ne, meqe jemi shoke klase skemi cka te fshehim.-ia tha keto fjale pa u brengosur fare. Fundja, Ema po i kalonte kufinjte. Duhej ta respektonte motren e saj, ishte me e madhe se ajo.
-Herave tjera le te te sjell deri te dera e shtepise, ska pse te trembet.-i tha Ema dhe buzeqeshi ironikisht.
-Kishte harruar te te pys ty. Do ja kujtoj heren tjeter te kerkoje mendimin tend.-dhe ja ku nervat e Adeas plasen. Edhe ajo ishte njeri, edhe pse ishte tip i urte dhe nuk parapelqente te grindej me asnje, kur e kalonin cakun ajo acarrohej teper. Nuk priti pergjigje tjeter por u fut brenda ne shtepi duke e lene Emen si mjerane. Po torfullonte nga inati, per here te pare Adea po i bertiste dhe ajo nuk ishte mesuar me ate sjellje.
-Ngadale ngadale fillove ta tregosh fytyren tende te vertet moterz e dashur. Ate masken tende prej engjulli, do te ta heq une. Madje shume shpejt, te betohem-mendoi me ze te ulet dhe u fut edhe ajo brenda. Ndryshe nga Adea, ajo nuk e pershendeti askend por u largua per ne dhomen e saj. Vetem i lajmeroi se per darke do zbriste vet poshte, dhe asnje pershendetje tjeter. Jehona habitej cdo dite e me shume me sjelljen e keqe te vajzes se saj. Edhe disa dite mbushte 17 vjet, por fare skishte ndryshuar.
**********************
Bujari dhe Taulanti kishin arritur ne shtepi. Pasi biseduan gjere e gjate per lidhjen e taulantit me Adean, Bujari shkoi te bente nje dush ndersa Taulanti po i ndihmonte Drites me darken. Mes te qeshurash e ngacmimesh, ai me ne fund i tregoi te emes se pse ishte kaq i lumtur, i buzeqeshur. I tregoi se ishte dashuruar me nje vajze te mrekullueshme, por emrin nuk ia tha.
-Se shpejti do e njohesh mama, do e sjell nje dit ne shtepi. Por, per momentin le te mbetet sekret kjo lidhja jone.-i tha ai kur e kuptoi kembenguljen e Drites per ta zbuluar se kush ishte arsyeja e lumturise se tij.
-Ne rregull bir, si te duash ti. Mjafton te te shoh ty te lumtur, tjerat pak rendesi kane.-i tha ajo dhe e perqafoi fort. Kjo pamje e mrekullueshme nuk i shpetoi Urimit i cili ishte teper i gezuar qe Drita e konsideronte Taulantin si djalin e saj. U kollit disa here si per tju thene se edhe ai ishte aty, e ata qeshen me pamjen e tij prej xhelozi. Pas pak Bujari zbriti poshte, dhe te katert u ulen per te ngrene darke. Aty ne bised e siper, Bujari padashje tregoi se arsyeja e lumturise se Taulantit ishte Adea. I shkreti, nuk e dinte se ai nuk ua kishte treguar emrin e saj. Kete gje e kuptoi nga shikimi i venger i Taulantit.
-Me fal vella, mendova se u ke treguar gjithcka.-i tha Bujari I penduar.
-Prisni pak, cila Adea? Kush eshte ajo vajze?-pyeti Drita e habitur.
-Ajo qe ishte ate dite ne spital me te atin o ma, vajza e zoteri Endritit.-dhe iu tregoi prinderve cdo gje. Drita nuk ishte shume e lumtur per ate lidhje por e permbajti veten, ndersa Urimi thjesht i uroi fat djalit te tij dhe e keshilloi qe kesaj radhe te bente kujdes. Mos te perseritej serish historia e disa viteve me pare. E taulanti thjesht pohoi me koke duke i siguruar prinderit se Adea nuk ishte e tille.
************************
Erresira kishte kapluar dhomen e saj, vetem ndriqimi I henes fuste pak drite si per t'i thene se edhe sonte do jete nje nate e gjate per te. Serish i njejti makth, e njejta enderr. Fortune, ere e forte qe po e shkaterronte vendin, te bertitura njerezish per te shpetuar kokat. Sillej e rrotullohej neper krevat, endrra po e fundoste. Ishte djersitur tejmase, ajo enderr e mallkuar spo e linte te qete. Vetem kur e kuptoi se po i ndalej frymemarrja, atehere u zgjua nga ai makth i mallkuar. Qendroi per disa minuta ashtu e ulur, pastaj doli jashte per tu freskuar. Hapi ballkonin e dhomes dhe ajri i fresket si duket e kthjelloi paksa. I mbushi mushkerite me ajer dhe u ul per tu qetesuar. As vet se kuptoi se sa kohe kishte qendruar aty. vetem kur u zgjua ne mengjes, e ndjeu trupin e mpire. Nuk kishte force te ngrihej, u mundua disa here por kembet spo e mbanin, ndaj e leshoi veten dhe ra pertoke. Kishin kaluar 3 ore dhe ajo kishte qenduar aty, e vetme. Pas shume trokitjesh ne dere dhe pa asnje pergjigje, Jehona vendosi te futej brenda ne dhome. E thirri disa here emrin e saj por ate spo e shihte askund, kerkoi dhe ne banjo por nuk e gjeti.
-Mbase ka zbritur poshte per mengjes-mendoi ajo dhe beri te dilte por zilja e celularit te saj nga ballkoni, e beri te kthehej serish. Cte shihte, Adea e shtrire pertoke pa ndjenja.
-O Zot ti po digjesh bije, cka ndodhi?-e pyeti ajo kur e preku ballin e saj. Menjehere bertiti NDIHME dhe ne dhome u futen Kushtrimi dhe pas tij Endriti.
-Cka ka ndodhur mama? Cfare ka Adea?-pyeti kushtrimi i brengosur kur e pa te motren ne ate gjendje.
-Menjehere dergojeni ne spital. Skemi kohe per biseda-bertiti paksa Jehona dhe u spostua anash. Endriti shkoi ta bente gati makinen ndersa Kushtrimi e mori Adean ne krahe dhe e futi ne makine. E derguan ne spital duke u djegur nga temperature.