-Alo, e dashur grua si je?-e pyeti Adriani Driten duke qeshur. E dinte shume mire se si ta acarronte ate femer.
-Cfare do? Pse me bezdis?-u pergjigj e habitur nga ajo telefonate.
-Nga nje mjerane si ti sdua asgje, thjesht dua ta di ku eshte vajza ime. Pse nuk eshte me ty? Ku e ke derguar?-e pyeti me ton serioz. Drita u mendua paksa, duhej ta hiqte qafe ate person, po e bezdiste se tepermi.
-Vajza jone..vajza jone ka vdekur Adrian, vdiq ate dite nga ajo fortune e madhe.-dhe shpresonte se ai do ta besonte.
-Ncuk ncuk, jo, ste besoj aspak. Ti sdi te genjesh grua e dashur. Ndaj me thuaj, ku eshte vajza ime perndryshe...
-Perndryshe cka? Mendon se jam ajo e vjetra? Jo, gabohesh. Tani me sta kam friken. Vajza jone vdiq, vdiq ne duart e mia. Vet e kam varrosur ate dite. Ndaj mos me bezdis me, mos u sill si baba I brengosur se asnjehere nuk ke ditur t'i dhurosh dashuri. Edhe pse ishte e vogel,ajo kishte nevoje per ty. Por asnjehere nuk e njohi ngrohtesine e te atit. Ndaj me ler te qete.-dhe ia mbylli telefonin e acarruar. Ktheu koken dhe u ndesh me dy sy zhgenjyes. Dy sy qe gjithmone kishin qene te sinqerte me te, ndersa ajo e kishte genjyer.
-Urim, mund te te shpjegoj.-dhe nuk vazhdoi tutje pasi zilja e telefonit ra serish. Ishte asistentja e saj qe po e telefononte vazhdimisht.
-Po kete here cfare ndodhi?-pyeti paksa e acarruar ngaqe nderpreu biseden me Urimin.
-Doktoreshe duhet te vini urgjent ne spital. Eshte ne pyetje jete a vdekje.
-Cfare u be? Cfare ka ndodhur?-pyeti Drita kurioze.
-Ejani me mire ne spital dhe do e shihni vete. Po ju pres.-i tha asistentja dhe e mbylli telefonin duke e lene Driten te habitur.
-Me duhet te shkoj patjeter ne spital, por kur te kthehem do flasim. Gjithcka ka nje sqarim Urim-I tha ajo dhe rrembeu canten per te ikur por ai e ndali.
**********************
-Adea bije, darka eshte gati. Do zbresesh poshte apo do hash ketu?-e pyeti Jehona te bijen.
-Do zbres mama, tani do vij dhe une. Sa te mbaroj nje telefonate-dhe e ema I buzeqeshi embel. Ia ledhatoi floket dhe doli nga dhoma e saj.
-Jona cfare u be? Cfare ishte ai mesazh?-e pyeti miken e saj e brengosur.
-Mos me thuaj qe ke harruar se per Zotin te vrava.-e talli ajo nga ana tjeter e telefonit.
-Cfare oj mistrece? Mos ma ngaterro koken me shume.-dhe qeshi paksa.
-Dikush neser e ka ditelindjen dhe ti ke harruar. Bravo mike, rrofsh.-dhe ne mendje Jona po thurrte planet e saj ne lidhje me Adean dhe Taulantin.
-Jo..jo skam harruar, do dalim neser te pijme dicka. Nuk harroj lehte, jo.-dhe e genjeu. Vertet qe e kishte harruar ditelindjen e mikes se saj. Por skishte cte bente, e shkreta, nga ndodhite e fundit shume gjera kishte fshire nga mendja.
-Po ta fal genjeshtren ngaqe te kam mike, por sta fali kurr nese neser nuk del me mua.
-Me kape tani, vertet qe kam harruar por besoj se me kuptoon Jona.
-Pa merak zemer,te kuptoj mjaft mire. Si thua per neser? Do dalim apo jo?-dhe mezi priste miratimin e saj.
-Ne rregull por sdo ecim shume, akoma sjam sheruar komplet. Si thua te shkojme direkt e ne ndonje lokal?
-Per mua eshte ne rregull, mjafton ti te dalesh paksa zemer, ke tere diten brenda.
-Ne rregull zemer, shihemi neser. Ika tani se me presin per darke. Te dua shume.
-Te dua shume edhe une ty xhan. Pafshim.-dhe me aq mbyllen telefonaten.
Jona menjehere lajmeroi Bujarin dhe aty filluan me planin e tyre.
Adea kishte zbritur poshte dhe po priste me padurim per darken, e kishte kapluar uria se tepermi. Pas ca ngacmimesh mes saj dhe Kushtrimit, aty erdhen dhe Endriti me Emen. Pasi te gjithe u ulen ne vendet e tyre, sherbyesja filloi me sherbimin e darkes.
-Ema, I ke bere gati valigjet?-e pyeti I ati aty nga hiqi. Ajo mendonte se ai ka harruar, por ne fakt Endriti kete gje e kishte ne mendje qe nga ajo dite kur degjoi fjalet e saj.
-Une ne fshat nuk shkoj o ba, kete ta dish. Bej cte duash me mua, mi merr gjitha leket. Por ne fshat nuk shkoj, ti e di sa e urrej jeten atje.-u pergjigj ajo me ton me te larte.
-Po e ngrite edhe njehere zerin, do e pesosh ndryshe. Ne fshat do shkosh kete fundjave, dhe me kaq u mbyll kjo teme.-dhe askush nuk foli me. Askush sguxonte tia bente fjalen dysh atij. Ema turfulloi nga nervoza dhe u be gati te ikte por ai nuk e la.
-Mbaro darken, pastaj shko ne dhome te mesosh. Une ste dhash leje te ngritesh.-dhe ajo u ul rendshem ne vendin e saj. Urrejtja ndaj Adeas cdo dite e me shume po I shtohej. Fajtore e bente vetem ate per sjelljen e te atit.
*********************
Drita arriti shpejte ne spital dhe u nis per te zyra e saj. Nuk e kuptonte pse me aq ngulm e kishte kerkuar asistentja e saj. Cfare kishte ndodhur, nje Zot e dinte.
-Cfare ka ndodhur Sara? Pse me thirre me aq kembengulje?-pyeti asistenten e saj.
-Doktoreshe, ne zyren tuaj keni nje zarf. Mjeku kryesor pak me heret e solli ndaj me tha qe tju lajmeroja menjehere, sepse duhet patjeter ta lexoni ate leter.
-Cfare letre? Cfare zarfi?-pyeti Drita e habitur.
-Nuk e di doktoreshe, ju betohem. Letren ua lash mbi tavoline ashtu siq me tha mjeku. Vetem me tha tju tregoja se duhet patjeter ta lexoni. Kaq iu desh Drites dhe u fut me shpejtesi ne zyren e saj. Kontrolloi mbi tavoline dhe e gjeti letren. Zemra po i rrihte shpejte, nje ndjenje e cuditshme ia kishte kapluar trupin saqe spo arrinte ta kontrollonte veten. Me plot dyshime ne duhej ta bente apo jo, e hapi ate leter qe do ndryshonte rrenjesisht jeten e te gjitheve. Edhe vet u shokua nga lajmi qe lexoi, spo merrte fryme si duhej, u dukej sikur dikush e kishte ngulfatur per fyti. Nuk arrinte te thoshte asnje fjale. Ajo leter e tronditi mendjen dhe trupin e saj.
-Pas analizave te ADN-se rezulton se pacientja Adea eshe vajza e zonjes Drita.-kete kishte shkruar mjeku me poshte, ku rezultatet e adn-se kishin dale 99%pozitive. Adea ishte vajza e saj. Rrembeu letren me shpejtesi, e futi ne cante dhe doli furishem nga zyra. pas bisedes me mjekun kryesor, i cili ishte dhe nje mik I saj, kur mori konfirmimin e tij se ato analiza jane te sakta, doli qe aty me mijera mendime te ndryshme ne koke.
-Adea...vajza ime...dhe une..e kam lenduar aq sa ska..-dhe ra rendshem mbi toke. Iu duk sikur i gjithe spitali po peshonte mbi supin e saj. Ishte dora e Urimit qe i ndihmoi te ngritej dhe perqafimi I tij qe I falte qetesi, gje per te cilen kishte nevoje ne ato momente.
KOMENTONI SI JU DUKET HISTORIA DERI TANI, CFARE JU PELQEN DHE CFARE JO. VOTONI NESE DERI TANI JU KA PELQYER HISTORA..