-Mendoj se mes nesh gjithcka u tha Taulant. Nuk besoj se kemi lene dicka pezull.-i tha Adea pasi e pa se ai spo fliste fare vetem po e shikonte.
-Dukesh...dukesh shume e bukur sot. Ky ndryshimi yt..nuk e prisja te betohem-i tha ai fjalet qe i ndjente ne ato momente. Faqet e saja moren ngjyren roze por serish u kthye ne vete.
-Do flasim per ndryshimin tim apo per lidhjen tende me Mimozen?-iu pergjigj e acarruar.
-Ah, po. Sa per Mimozen, me te skam gje dhe kete ia kam bere te qarte dhe asaj. Ajo tashme e di se ndjenjat e mia i takojne dikujt tjeter-iu pergjigj i sinqert dhe spo e largonte shikimin nga syte e saj, nga buzet e saj qe donte ti shijonte serish.
-Po, por ajo puthje..ajo puthje mes jush nuk e thoshte kete gje.-dhe ne zerin e saj ai dalloi paksa xhelozi. Gje qe i dha shprese te shkretit se mund te kishte dicka mes tyre.
-Ishte ajo qe me puthi, jo une. Ajo kishte bere plan gjithcka-dhe i tregoi gjithcka nga fillimi. Adeas spo i besohej qe kishte femra te tilla qe benin gjithcka per nje mashkull.
-Nuk e di. Nejse, fundja eshte jeta yte personale dhe mua ska cka me duhet.-dhe koken anoi nga ana tjeter qe ai mos ta kuptonte se po genjente.
-E sigurt qe sta ndjen aspak? E sigurt qe sje xheloze?-i tha lehte dhe me duar ktheu koken e saj per ti bashkuar shikimet. E ajo prekje e embel shkaktoi mijera ndjenja te bukura te ajo.
-Nuk e dija qe ishe tip i tille Taulant, doje te ishe ne lidhje me dy femra ne te njejten kohe.-dhe ne tonin e saj dalloi trishtim.
-Per Mimozen te tregova, madje kam dhe fakte. Vet Jona kishte degjuar gjithcka qe i kam thene une asaj per puthjen gjersa ti ishe ne banjo. Vet Jona me kishte degjuar kur I kam thene Mimozes mos ta perserit dhe njehere kete gje perndryshe do me detyroje te sillem ndryshe me te. Pyete Jonen po deshe-dhe ne fjalet e tij dalloi sinqeritet.
-Ufff...nuk e di,nuk e di cte them. Por sdua te jem pengese mes jesh. Nese ajo te do, ti mos u ndje fajtor pse me ke puthur mua. Vazhdo lidhjen me te dhe-fjalet ia nderpreu ai kur e kuptoi se po fliste gjera palidhje. Ia vendosi gishtin ne buze si per ti thene te pushonte.
-Te vetmet buze qe dua ti shijoj serish jane keto ketu perballe meje. E vetmja femer qe ka ngjallur ndjenjen me te bukur ne zemren time eshte e ulur ketu afer meje duke me shikuar ne menyren me te embel. E vetmja femer qe me ka bere te besoj ne dashuri je ti Adea dhe asnje tjeter.-dhe aty nuk duroi me por ngjeshi buzet e tij me te sajat. Ndryshe nga hera e kaluar, kjo puthje ishte me e embel pasi ishte e dyanshme. Edhe ajo ia ktheu puthjen me po te njejtat ndjenja, ato te dashurise. Puthje qe nuk zgjati shume por tregoi gjithcka. Nje dashuri e re po lindte, dy zemra te bashkuara me ne fund kishin arritur te zgjidhnin mosmarveshjet mes tyre dhe tia falnin njeri tjetrit ndjenjen me te paster ne bote. Adea edhe pse akoma kishte ca grimca dyshimi, vendosi qe kete here ta degjonte zemren e jo mendjen. I dhuroi nje perqafim te ngrohte, plot ndjenja qe shprehnin se cfare ndjente ajo ne ato momente. E ai betohej se ky perqafim kishte qene gjeja me e mire qe i kishte ndodhur ne jete. Pasi ndenjen dhe pak ashtu, prane tyre erdhen Jona dhe Bujari duke duartrokitur. Lan nam te dyte, pasiqe ne dore po mbanin nje torte te vogel dhe njerezit e tjere menduan se njeri prej tyre kishte ditelindjen., Duartrokiten te gjithe duke kenduar kengen e ditelindjes dhe katershja perfekte ia plasen te qeshures, jo pa harruar per ti falenderuar per kengen.
-Mire tashi mjaft qeshem per sot. Urime ditelindjen kushdo qe ta kete-tha Jona dhe iu afrua Adeas per ta perqafuar.
-Urime zemer, edhe pse e dija se nje dite ju te dy do perfundoni bashke.-dhe Adea ia ktheu perqafimin. Pasi i uroi dhe Bujari, e beri Jonen te skuqej.
-Ne koke te beqareve ishalla-ia ktheuai dhe koken mbante kthyer nga ajo. Shikim qe zgjati shkurt sepse ajo vetem i dhuroi nje buzeqeshje dhe iu kthye Adeas si per ta pyetur se pse po qeshte.
-Hiq hiq ,kot-ia ktheu ajo dhe ia shkeli syrin e nga Jona mori nje shikim kercenues. Sikur donte ti thoshte MBYLLE OSE TE VRAVA.
-E qepa, ja.-ia beri me shenje Adea dhe vuri doren te goja. Qendruan dhe pak aty dhe pastaj u nisen per ne shtepi.
-Do doja te takoheshim serish sonte, por e di qe smundesh-i tha Taulanti dhe ceki buzet e saja butesisht.
-Nuk mundem te dal dyhere, prinderit do dyshojne. Edhe pse skam deshire ti genjej, duhet ta bej per pak kohe.-ia ktheu ajo paksa e merzitur.
-Cke tashi? Pse i vare turinjte?-e pyeti me shaka.
-Po ja, eshte hera e pare qe po i genjej dhe kjo gje sme pelqen. Sjam mesuar ti genjej ndonjehere-u tregua ajo teper e sinqerte.
-Spo i genjejme shpirt, thjesht derisa te diplomohemi do e mbajme lidhjen tone te fshehte. Pastaj do flas une me ta, mire-dhe ajo pohoi me koke. Pasi shkembyen dhe nje puthje tjeter, u futen ne makine per te shkuar ne shtepi. Por asnjeri prej tyre nuk e kishte kuptuar se dikush i kishte pare, dikush i kishte fotografuar dhe do e perdorte si arme kunder tyre.
-Shume pune do me kryejne keto fotografi. Sa keq qe lidhja juaj do perfundoj aq shpejt sikur filloi-peshperiti personi ne fjale dhe e mbante telefonin ne duar sikur te ishte nje thesar. Aty kishte foto te rendesishme, per te shkaterruar nje lidhe qe e urrente me shpirt.
Fillimisht e lane Jonen afer shtepise se saj dhe pasi u pershendeten, e derguan dhe Adean deri afer shtepise. Ajo i tha te ndalonte aty sepse nuk donte te ngjallte dyshime.
-Ketu do zbres une, shifemi neser ne shkolle. Mirupafshim Bujar-i pershendeti ajo dhe beri te dilte por Taulanti nuk e la.
-Si keshtu? As nje puthje as asgje-ia ktheu ai i merzitur.-Taulant, jemi ne lagjen time shpirt, do na sheh dikush.-dhe ai e mirekuptoi. I dhuroi nje buzeqeshje te embel dhe ajo doli nga makina. Pasi i pershendeti te dyte me dore, iu afrua deres se shtepise.
-Sikur ke dale me Jonen ti. Por nuk e paskam ditur qe Jona ka ndryshuar gjini dhe eshte bere mashkull-i tha Ema e cila e kishte pare gjithe skenen. E Adea u shtang, ajo ishte personi i fundit qe priste ta takonte. Jo per gje, nuk e urrente aspak, por e dinte se kesaj radhe Ema do bente namin. Menjehere do i tregoje te atit se Adea nuk eshte aq engjell sa dukej.
