Ditet vazhdonin pa u ndjere, per dike mire e per dike keq. Miqesia mes Adeas dhe Taulantin kishte ecur goxha shume. Nuk ngopeshin me shoqerine e njeri tjetrit ne shkolle por bisedat e tyre vazhdonin edhe oreve te vona me mesazhe ne celular. Ate dite shkolle disponimin e Mimozes e prishi Ajani i cili i tha asaj se smundej kete fundjave te shkonte te ajo pasiqe nenen e kishte te semure.
-Vafsh ne djall Ajan, ma prishe planin-mendoi ajo por atij nuk i tha gje. Thjesht i dhuroi nje buzeqeshje fallco edhe pse perbrenda po turfullonte nga nervat.
-Meqe Ajani nuk mund tju bashkangjitet ne grupin tuaj Adea, atehere ne vend te tij do jete Taulanti-u tha zysha dhe me aq e mbylli muabetin. Mimozes i pelqeu tejmase kjo ide por u permbajt, nuk e shfaqi gezimin.
-Ne rregull zyshe,si te thuash ti-ia ktheu Adea dhe veshtrimin e hodhi kah Taulanti. Asnjeri nuk arriti ta permbante lumturine qe shfaqej ne zemren e tyre. Buzeqeshja po i tradhetonte. Me te shikuar buzeqeshjen e tij perrallore, filloi t'i fliste vetes:
-Mjaft o flutura stomaku, me lini te qete ju lutem-mendonte ajo dhe duart po i dridheshin. Ishte Jona ajo e cila kuptoi gjithcka, ishte ajo e cila kuptoi se mes tyre po lindte nje dashuri e madhe dhe iu be qejfi per shoqen e saj.
-Si thoni te dalim per kafe pas oreve te mesimit?-iu tha ajo me ze te ulet, me friken se mos zysha do i degjonte.
-Po, pse jo.-thane te dy njezeri dhe ia plasen te qeshures. Adea menjehere hasi ne shikimin e cuditshem te zyshes dhe i kerkoi ndjese.
*****************
-Ema, pse nuk e le vajzen te qete? Pse ke kaq urrejtje per motren tende?-i tha shoqja e saj kur e degjonte ate teksa fliste per Adean me plot mllef.
-Nuk e di, thjesht e urrej. Gjithmone eshte ne qender te vemendjes, ajo e perkedhelura e familjes. Por e di se nuk eshte e tille. Prapa asaj fytyre engjellore fshihet djalli vet-I tha ajo te shoqes gjersa ishin ulur ne nje kafene per te pushuar.
-Me fal qe ta them por mua sme duket e tille. Perkundrazi, mendoj se eshte mjaft vajze e mire dhe shpirt mire.
-Mire, meqe aq shume e dashke shko rri me te-i tha ajo me ton te larte.
-Mua mos me bertit se sjam Adea. Thjesht ta tregova mendimin tim, ti bej cte duash-dhe u be te ikte por Ema nuk e la. Ate e kishte shoqe te ngushte, te pakten shoqe interesi siq e quante ajo pasiqe asnje vajze tjeter sdeshironte te shoqehej me te.
-Mire mire me fal, e di se e teprova pak. Me fal te lutem-beri si e penduar Ema dhe shoqja e saj u ul serish per te vazhduar me tjeter teme. Por mendja e Emes kishte shkuar tjeter kund, bente plane si ta nxirrte Adean te perdale para familjes.
********************
Kushtrimi ishte duke punuar ne kompani kur papritur degjoi zerin e sekretareshes duke bertitur e duke kerkuar ndihme.
-Ju lutem, lajmeroni ambulancen. Zoteri Endriti nuk eshte mire-bertiste ajo dhe kaq iu desh Kushtrimit per te vrapuar per te zyra e te atit. Trupi iu dridh kur e pa te atin te shtrire per toke. Kishte ngelur si i paralizuar,sdinte cte bente.
-Cfare u be?...c'I ndodhi?-mezi arriti ta pyeste sekretareshen dhe iu afrua te atit.
-Nuk e di zoteri Kushtrim, vetem ia solla ca dokumenta per te nenshkruar. Por, per nje moment nuk u ndje mire dhe deshi te ngritej por iu moren mend dhe ra pertoke.-ia tha ajo gjithe ngjarjen me nje fryme. Nuk vonoi shume dhe ambulance erdhi ne kompanine e tyre, e morren zoteri Endritin dhe me te shpejte e derguan ne spital.
***************************
Adea, Jona dhe Taulanti ishin ulur ne nje kafeteri perballe shkolles. Adea seq ndjeu nje therrje ne shpirt, sikur dicka e keqe do ndodhte.
-Me falni pak, sa t'i pergjigjem kesaj telefonate.-mori leje Taulanti dhe doli jashte per te folur. Jona e shihte nga dritarja duke buzeqeshur.
-Me siguri po flet me te dashuren-i tha Adea kur e pa Taulantin te gezuar.
-Xheloze ti?-ia ktheu shoqja dhe mezi arriti ta mbante te qeshuren.
-Kush? Une? Skam pse-u shfajesua Adea edhe pse e dinte se Jona spo i besonte.
-Me falni vajza por ishte telefonate shume e rendesishme. Ishte miku im i ngushte, me lajmeroi se keto dite do vinte per vizite-u tha ai gocave pasi u ul afer Adeas.
-Ske pse jep sqarime Taulant, je i lire te flasesh me ke te duash-i tha Adea ato fjale e me pas u pendua. As vet se kuptoi reagimin e saj, as vet se kuptoi vetveten pse i foli ashtu.e Taulanti menjehere e kuptoi reagimin e saj. Jona duhej ta nxirrte Adean nga ajo situate e sikletshme, shoqja e saj ishte skuqur si domate.
-Nese eshte kaq i mire si ti, eshte i mireseardhur-i tha Taulantit duke qeshur.
-Alo, urdhero ma-foli Adea kur e pa se e ema po e lajmeronte.
-Cka..cka? si eshte tani?-pyeti me zerin qe po i dridhej dhe nje lot i ra nga syte.
-Mire..ne rregull tani do nisem menjehere-me kaq e mbylli telefonaten dhe ia plasi te qares.
-Cfare u be shpirt? Pse qan?-e pyeti Jona e brengosur. Kurr nuk e kishte pare miken e saj ne ate gjendje.
-Babai..babai ka pesuar infarkt..tani..tani eshte ne spital-mezi arriti te fliste.
-Mua me duhet te largohem.-iu tha ajo dhe u ngrit me te shpejt.
-Prit se do vijme edhe ne me ty-ia ktheu Taulanti. Pagoi faturen dhe te tre me te shpejte u larguan nga aty. lotet ia mbuluan fytyren, zemra po i rrihte shpejt. Lutej e lutej qe te atit mos t'i ndodhte gje. As vet pa e kuptuar, nuk e dinte si arriti ta perqafonte Taulantin, ne ate perqafim gjeti qetesi, ngushellim. E shtrengoi fort, kishte frike te shkeputej nga ai perqafim qe aq shume po i falte ngrohtesi ne ato momente. Pasi u shkeput prej tij, u futen ne makine dhe u nisen per ne spital.