Dielli ate dite kishte lindur si kurre me pare. Rrezet e saja te mrekullueshme ndriquan dhomen e atij spitali duke bere qe asaj ti dilte gjumi. Fatmiresisht askush nuk ishte ne dhome dhe kjo ishte ajo qe i duhej, vetmia. Pasi mori veten dhe u akomodua ne krevat, mendja i kujtoi shume gjera. Shume e padrejte ishte treguar jeta me te, e kishte lenduar shume here por lajmi se ishte vajze e biresuar e kishte rrezuar pertoke. Nuk eshte se i urrente Endritin dhe Jehonen, perkundrazi, tere jeten do ishte falenderuese ndaj tyre qe ishin kujdesur per te si te ishte vajza e tyre, pa i munguar gje.
Por serish ndihej bosh, brenda shpirtit te saj nuk ishte me asnje ndjenje. Ishte vetem, te pakten ashtu e ndjente veten. Nuk ishte me ajo Adea e perparme, e urte, e sjellshme. Tani ishte shendruar ne nje njeri te ftohte, pa kokerr ndjenje. Vet rrethanat e jetes e kishin derguar ne ate gjendje saqe e kishin ndryshuar komplet si person.
As keqardhje, as urrejtje, bosh. Ndihej e pashprese, si ne nje udhekryq kur nuk din nga tja mbash. Urrente faktin qe e ema e kishte braktisur, dhe kush, ajo e cila e kishte lenduar se tepermi. Lotet i dolen paftuar por nuk i ndali, kishte nevoje te shfryhej, ta nxirrte inatin. Pse prinderit e saj nuk e kishin dashur? Pse e kishin braktisur duke e lene ne nje jetimore? Aq pengese e madhe paska qene per ta saqe ishin ne gjendje ta braktisin femijen e tyre? Mendja e saj bluante shume gjera, por me tragjikja ishte ai. Si kishte mundur te dashurohej ne vellane e vet? I vinte neveri nga vetja kur kujtonte puthjet me te, ledhatimet. Vazhdimisht koka e saj i bertiste AI ESHTE VELLAU YT dhe keto fjale smund t'I largonte nga mendja. Rrembeu telefonin nga komodina, beri nje telefonate te gjate dhe serish u ul rendshem ne krevat me mendime te ndryshme.
************************
-Po po, ne rregull xhan, sa te mbaroj kafen dhe do nisem. Me prit te vendi, mire-i tha Ema mikes se saj dhe pasi mbaroi telefonaten vazhdoi duke pire kafen per shtate pale qejf. As qe e vriste mendjen per asgje. Per nje moment iu kujtua biseda e te atit me tee men, para disa muajve.
Kishte zbritur poshte per te mare nje gote uje dhe rastesisht ishte aferuar ne sallon nga kureshtja se pse prinderit po flisnin me nje ton paksa te ulet, iu duk dicka misterioze kjo pune.
-"Heret ose vone Adea duhet ta kuptoje qe nuk eshte vajza jone Endrit. Eshte e drejta e saj qe ta dije se e kemi biresuar. Mbase..mbase do doje t'i kerkoje prinderit e saj te vertete dhe tiu kerkoje llogari"-kishte degjuar lajmin bombe nga e ema dhe ngadale ishte larguar per ne dhomen e saj duke buzeqeshur djallezisht. E kishte ruajtur ate sekret vetem per nje qellim, ta lendonte Adean si kurr me pare. Shpresonte se pas atij lajmi ajo do e braktiste shtepine duke i kerkuar prinderit e saj te vertete. E me ne fund, ajo do te ishte vajza e vetme e tyre. Pa Adean perfekte.
Degjoi disa hapa duke u afruar por mendoi se ishte sherbetorja, ndaj se vrau mendjen shume dhe vazhdoi me telefonin e saj duke lundruar ne rrjetet sociale.
-Je gati?-degjoi te atin teksa I foli me nje ton te rrepte dhe ajo zmadhoi syte nga habia. Nuk e priste te ishte aty, mendonte se ishte ne spital prane Adeas.
-Ba, cne ketu ti? Sje ne spital prane vajzes tende te preferuar?-vazhdoi me ironine e saj por si shperblim mori nje shuplake te forte nga I ati.
-Athua valle ku gabova me ty? Ku?-dhe I bertiti fort e ajo po qante, jo nga fjalet e tij por nga shuplaka ngaqe ndjeu vertet dhimbje.
-Mendoja se kam edukuar njeri, por jo, ti paske qene monster. Pse e bere gjithe kete rremuje? pse? cte mungoi ne jete qe ta shkaterrosh familjen tone? Me thuaj, cte mungoi?-dhe kete here rriti me shume tonin e zerit.
-Heh, mua me pyet cme mungoi? Pyete veten baba I dashur jo mua. Asnjehere sme deshet si ate, asnjehere nuk degjova nje fjale te embel nga ju siq I flisnit asaj. Asnjehere sme lavderuat per dicka, siq benit me ate. Me vajzen tuaj perfekte, ajo e pagabueshmja. Gjithmone une isha ne vend te dyte, ajo e para. Asnjehere sme kushtuat vemendje si asaj. Me mungoi dashuria juaj baba I dashur, keshillat e juaja siq benit me te. Me mungoi ngrohtesia prinderore qe kurre se pata.-I tha fjalet qe I mbante perbrenda gjate kohe. Pjeserisht kishte te drejte, por xhelozia e saj kishte kaluar kufirin.
-E din cka me befason me shume te ti? Qe si ka mundesi ti qe je vajza jone e vertet, asnjehere nuk bere gje te mire per familjen, perkundrazi, vetem fjale te keqija na bere te degjonim per ty. Kurse ajo, edhe pse nuk eshte vajza jone e vertet, beri te pamunduren per ne, gjithmone na deshi si te ishim familja e saj e vertet. Kjo me befason me shume Ema, qe gjaku I huaj ndonjehere tregohet njeri me I mire se vet familjari yt. Sa per fjalet qe mi the pak me pare, me thuaj dicka:
Ke bere ndonje gje ti qe te te lavderojme, ma thuaj? Perveq se I ke leshuar oret dh eke ikur lokaleve. Po ne shkolle, ke mare ndonjehere note te mire qe te na besh vet krenare? Sjelljen tende ndaj te tjerve ne ta kemi mesuar? Ma thuaj, se po te ishte ashtu edhe Adea do ishte e njejte si ti. Por jo, asnjehere deri me sot sbere gje qe te na besh krenare, perkundrazi, vetem te keqija bere ne familjen tone. Ma thuaj tash, ne jemi fajtore per sjelljen tende kur ne jete ste mungoi asgje?-dhe e kapi lehte per krahu si per ta shkundur qe te vinte ne vete.
-Tani ec perpara, do fillosh nje jet te re.-I tha ai dhe ia beri me shenje qe te ecte.
-Por ba, ku do me dergosh? Me fal te lutem, sdo bej me asgje te betohem. Madje..madje po deshe ti, tani shkoj dhe I kerkoj falje Adeas para te gjithve, vetem mos me dergo te gjyshja.-mundohej ta bindte te atin por ishte e kote. Pasi e nxorri ne oborr, mori valigjet e saj dhe u nis per te makina.
-Eduard, mere dhe dergoje ne adresen qe te dhashe. Po ndodhi ndonje problem rruges, ndonje aratisje, ti do jesh fajtori mbaje mend. A ti Ema, do I vuash pasojat. Ec tani, hyp ne makine-dhe ia hapi deren.
-Por, ba. Te lutem jo atje. Me mbyll ne shtepi, me deno si te duash ti, por...
-Te fala gjyshes, dhe mos e lodh te shkreten se ka problem me tensionin.-kaq I tha te bijes dhe e hypi ne makine. Pasi ata u larguan, u fut ne shtepi dhe u be gati te nisej per ne spital. Drejtorin e shkolles se Emes e kishte informuar qe Ema do mungonte ca dite ne shkolle, dhe ai nuk ia kishte bere fjalen dy. E njihte mire zoteri Endritin dhe e dinte se sa njeri I drejte eshte. E kishte paralajmeruar dhe shoferin se Ema do bente cmos qe te mos arrinin atje, ndaj I kishte thene te bente shume kujdes sepse asaj si besohej.
Pas disa minutash arriti ne spital dhe iu afrua Kushtrimit. Jehona kishte zbritur poshte per te ngrene dicka ngaqe qe dje skishte futur gje ne goje, dhe Kushtrimi brengosej per shendetin e saj. Nuk donte qe edhe e ema ti semurej apo ti ndodhte ndonje gje. Dhe me ne fund pas shume perpjekjesh ia kishte arritur qellimit ta bindte ate te shkonte te hante dicka ngaqe Adea tani me shume se kurre kishte nevoje per ta dhe perkrahjen e tyre.
-Si je bir? Si eshte Adea?-pyeti I brengosur per te bijen. Edhe pse e kishte biresuar, e donte shume ate vajze.
-Mire eshte mire. Akoma nuk eshte zgjuar. Ja tani po vjen mjeku qe ta vizitoje-dhe priten per te qe te dilte pastaj nga dhoma me lajme te mira. Por u habiten kur e pane fytyren e tij .
-Cfare u be doktor? Mos I eshte keqsuar gjendja?-pyeti Endriti I shqetesuar.
-Pacientja...pacientja nuk eshte ketu. Paska ikur-tha ai I habitur. Por me shume ishin te habitur Kushtrimi dhe Jehona, si kishte arritur te arratisej kur ata gjate gjithe kohes kishin qendruar aty? pse e kishte bere nje gje te tille?