Ditet kalonin pa u ndjere, per dike ishin si minuta e per dike shekuj. Adea kishte shkuar te halla e Jones, do qendronte ca kohe aty derisa ta merte veten. Kishte nevoje per qetesi dhe halla Jones ishte treguar shume e kuptueshme dhe e kishte pranuar me gjithe deshire ne shtepine e saj. Edhe prinderit i kishte informuar per vendnodhjen por kishte kerkuar qe mos te shkonin ta vizitonin, jo per ca dite dhe ata kishin respektuar deshiren e saj. Ema akoma skishte arritur te ambientohej me jeten e fshatit, por tjeter rrugdalje skishte. Vet e kishte merituar kete gje, tani le ti vuaj pasojat.
Edhe pse kishte mare shume mungesa ne shkolle, serish mesimet nuk i kishte lene anash, edhe profesoret ishin treguar shume tolerante me te ngaqe e donin shume.
-Ja pra, na nderoi me prezencen e saj Adea...ups mbiemrin spo e them pasiqe tani je e biresuar dhe akoma nuk e dijme cilin mbiemer do e mbash.-foli Mimoza kur e pa Adean teksa futej ne klase. Te gjithe e mirkuptuan gjendjen e saj dhe iu afruan duke e pershendetur. Disa vetem me fjale e disa me perqafime te sinqerta. Te vetmit qe spo leviznin vendit ishin Ajani dhe Taulanti. Por e gjithe klasa e kuptuan ndryshimin e Adeas. Nuk ishte me ajo vajza e turpshme, e urte qe i duronte fjalet.
-Perserite edhe njehere ate qe the-iu drejtua Mimozes me sy kercenues.
-Me degjove mjaft mire e dashur, vajza e biresuar eshte...-dhe nje shuplake i erdhi papritur saqe iu vizatuan pese gishtat e Adeas.
-Si guxon ti..-dhe fjalen ia nderpreu ajo.
-Guxo dhe njehere te perserisesh ate qe the, dhe te betohem se e gjithe shkolla do e kuptoje se cka jam e afte te bej. Mos me nxirr nga vetvetja Mimoz, mbaj gojen.
-Perndryshe cka? Do me vrasesh? Ke te drejte, tani ke dy familje dhe...-serish nje shuplake tjeter.
-Te thash mbylle gojen por sme degjove. Dhe, mos u brengos se nuk te vras. Nuk merrem me mbeturina une. Jo per gje, por kundermojne arome te keqe-dhe u ul ne vendin e saj. Pershendeti embel Jonen dhe u be gati per oren mesimore. Taulanin skishte guxim ta shikonte, edhe pse deshira per te qene me te ishte e pakontrolluar.
-ESHTE VELLAU YT, HIQE MENDJEN NGA AI-ishte ndergjegja e saj qe I kundermonte vazhdimisht ne vesh. Hoqi mendjen nga ai dhe u fokusua ne mesim.
**********************
-Te keqen gjyshja, do ia dergosh kete kos komshijes sone Nexhmijes. Une smundem, sepse jam e lodhur, te lutem shko.-i tha gjyshe Mejremi Emes e cila ishte duke shikuar tv.
-Aman gjyshe, vetem te ajo jo. Jo per gje por te mban shume me muabet-I tha Ema e lodhur nga punet e shtepise.
-Mos qendro shume, thuaji se ske kohe. Thuaji se duhet tme ndihmosh mua –dhe Ema pranoi. Sido qe te ishte, gjyshen e donte shume. Nuk e kishte paragjykuar aspak per problemet qe kishte shkaktuar ne shtepi, perkundrazi, per dy ore te tera e kishte keshilluar. Pasi mori porosine e gjyshes, u nis per te komshija llafazane. Trokiti disa here dhe priti qe ajo tia hapte deren por jo, askush spo dilte. Sa beri te largohej, degjoi deren te hapej dhe u kthye shpejte duke perplasur tere kosin mbi supin e tij.
-Me falni, ju lutem. Shpejtova. Me falni-foli percart kur pa se ckishte bere. Ngadale ngriti koken dhe u ndesh me dy sy te embel, betohej se mashkull me te bukur kurr skishte pare. Floket e shkurta, sy te zinje, trup muskuloz. Te gjitha keto I verejti aq shpejte saqe spo e degjonte fare djalin teksa I tha NUK KA PROBLEM, URDHERONI HYNI BRENDA.
-Mmm...jo jo me falni por skam kohe.-dhe beri te largohej por ai e ndali.
-Gjyshja ime po te pret, eja brenda. Pastaj, ma ke borxh nje kafe per ta shpaguar demin qe bere-qeshi ai duke nxjere ne pah dhembet e bardhe.
-Kafe ketu ne fshat? Ka kohe qe jam ketu dhe skam pare kafene-qeshi me fjalet e saj.
-Brenda ne shtepine e gjyshes sime ke kafe sa te duash. Nese di te besh, eja.
-E cka te ben te mendosh se nuk di?-foli ajo duke ngritur njeren vetull.
-Ti nuk je nga ketu, duket kilometra larg.-dhe ia shkeli syrin duke e bere ate te cmendej. Pasi u largua paksa anash, I la hapsire asaj qe te futej brenda. Dhe me shume dyshime, Ema hyri ne shtepine e komshijes llafazane qe nuk i pushonte goja per nje sekond.
*************************
-Urim mund ta hapesh deren zemer? Jam pak e zene ne kuzhine-I tha Drita atij duke vazhduar me gatimet e saj. Edhe pse ai ishte me I zene se ajo, fjalen sja beri dy. Shkoi te hapte deren dhe u ndesh me shikimin serioz te Kushtrimit.
-Mirdita. Zonja Drita eshte ne shtepi? Desha te bisedoj dicka me te.-I tha ai pa te keq.
-Po po ketu eshte, eja futuni brenda-I tha Urimi dhe e ftoi brenda ne sallon. Pas disa minutash aty erdhi dhe Drita.
-Mirdita-e pershendeti ajo dhe e dinte se ai skishte ardhur per te mire.
-Nuk kam ardhur per tu grindur zonje, pa merak. Thjesht erdha tju lus dicka.-dhe syte I drejtoi sa nga ajo edhe nga Urimi.
-Cka?-folen te dyte njezeri te habitur nga kerkesa e tij.
-Largohuni nga ketu, shkoni diku larg. Jo per mua, por bejeni per vajzen tuaj.
-E pse te largohemi djalosh? Fundja, Drita ska asnje faj ne kete mes .ajo...
-Zoteri, me gjithe respektin ndaj jush por nuk erdha te degjoj arsyetime. Spo e kritikoj aspak vendimin tuaj qe e keni braktisur Adean. Por ajo vuan shume tani, jo vetem sepse eshte e biresuar por...-dhe fjaline smundi ta vazhdonte.
-Por cka? Ka tjeter gje vajza ime qe e mundon? Ma thuaj-e pyeti Drita e shqetsuar.
-Ju duket pak fakti se ka qene e dashuruar ne vellane e saj? Ma thoni zonje, nuk kjo nje arsye e mjaftueshme qe ju te largoheni nga ketu? Sepse kjo eshte arsyeja kryesore pse Adea nuk deshiron te na sheh as neve e as juve. E vret fakti se ka qene e dashuruar ne vellane e saj. Madje...nje dite kishte tentuar te vetvritej, por e kishte shpetuar mikja e saj Jona.-foli I brengosur dhe nga shqetesimi I madh u ul ne kolltukun me te afert. Urimi dhe Drita po shiheshin ne sy, dhe Urimi pohoi me koke. Ishte koha qe kjo torture te mbaronte.
-As Taulanti e as ne sdo shkojme askund, do qendrojme ketu. Do luftoj per dashurine e vajzes sime.-kembenguli Drita duke e bere Kushtrimin te ngrihej nga kolltuku.
-Por zonje..
-Zonje asgje. Ajo ska nevoje te brengoset per Taulantin, ska arsye te shqetesohet per te. Sepse...Taulanti dhe Adea nuk jane moter e vella.-nxorri sekretin tjeter Drita duke e bere Kushtrimin ti zmadhonte syte nga habia.