Kapitulli 23

172 15 2
                                    

Muzgu kishte kapluar qytetin dhe po I mbante njerezit te mberthyer ne ankth. Shume prej tyre e krahasonin jeten e tyre si erresira e asaj nate. Drita kishte ngelur e habitur nga ndodhia e fundit, Adea kishte qene e pafajshme dhe ajo e kishte akuzuar kot. Tani vertet qe e vriste ndergjegja, ishte ajo shkaktarja e atij dreq aksidenti qe mund ta linte Adean me pasoja. E fajesonte veten per gjithcka, por serish iu kujtua arsyeja se pse e kishte bere. Nuk deshironte qe Taulanti te perjetonte perseri ngjarjen e para dy viteve, ku te dashuren e tij e kishte gjetur ne shtrat me nje tjeter. Me nje pasanik barkthare qe e kishte mbuluar trupin e saj me para si te ishte ne ankand per shitje. Jo, e urrente ate ndodhi, ato trazira ne jeten e tyre. Ishte frikesuar se mos atij do i ndodhte serish e njejta gje, ndaj kishte reaguar ashtu. Por serish nuk e justifikonte veten. Nuk e kuptonte arsyen pse lotet e Adeas ate dite i kishin krijuar ndjenja te cuditshme, ndjenja dhembshurie por edhe kenaqesi qe me ne fund kishte arritur ta debonte ate vajze nga jeta e djalit te saj. La telefonin me nje ane dhe u perqendrua ne nje rast tjeter. As aty spo gjente qetesi, koka po i plaste. Mbylli gjitha dokumentat qe i kishte perpara dhe doli nga spitali per tu qetesuar. Kishte nevoje per ajer te paster ndaj nuk e degjoi as mjeken e saj kur e thirri disa here, por vetem ia dha telefonin duke e porositur qe tja dergonte Taulantit dhe vet u largua qe aty.

**********************

-Ema, si eshte Adea? Si doli nga operacioni?-e pyeti mikja e saj shume e brengosur.

-Aman shpirt, se nuk e gjen gje ate. Ve bast se ska qene aq aksident I tmerrshem por vetem shtiret-ia ktheu ema mikes se saj. Ishte duke biseduar ne telefon per shtat pale qejf, pa u brengosur aspak per te motren.

-Nuk eshte ashtu Ema dhe ti e di, gjendja e saj eshte serioze. Reflekto mike, reflekto sa je ne kohe-u mundua ajo ta bindte Emen te ndryshonte.

-He moj aq shume u merakose per te? Po deshe ik e takoje ne spital. Une sdo leviz as gishtin e vogel.-u pergjigj ajo moskokcarrese per gjendjen e te motres.

-Po ,po do iki neser. Ti e di se kam respekt te madh per Adean. Por do k isha dashur ta shikoje edhe ti ndryshe. Vertet nuk e kuptoj pse kaq shume e urren.

-Per mua le te vdes, as qe me behet vone te betohem. Nuk e duroj dot ate vajze, shtirret si te ishte engjell.

-Ne rregull Ema, skam kohe te vazhdoj me shume te flas me ty. E shoh se sdo ndryshosh.-dhe me kaq ia mbylli telefonin mikja e saj duke e lene Emen me gishta ne goje.

-Debile femer, sme intereson aspak mendimi yt por ja qe skam mike tjeter, se ta tregoja qejfin ty.-po fliste me vetveten ajo dhe papritmas syte e saj u ndeshen me te atit. Sy plot dhimbje, vuajtje por edhe inat. Ema e tij e vogel, edhe pse 17 vjecare spo ndryshonte aspak. E kunderta, ajo tani deshironte vdekjen e motres se saj.

-Ba...ba...si eshte Adea?-kaq arriti te thoshte kur e pa te atin papritmas aty. mendonte se ishte ne spital, ndaj fliste aq lirshem ne telefon.

-Po te thosha se ka vdekur do kerceje nga gezimi bije, por ja deshira stu plotesua. Eshte pak me mire fale Zotit.. sapo te sherohet komplet, beji gati valigjet dhe do nisesh per ne fshat-dhe u be te ikte.

-Kete here mos kundershto, mos qaj, mos fol brockulla se sme bind aspak. Madje, nese reziston,do te detyroj t'i besh edhe punet e fshtatit.-ia ktheu para se te ikte per ne dhomen e tij e te shplodhej pak. Jehona e kishte bindur te ikte ne shtepi e te pushonte sadopak, sepse gjendja e tij shendetesore nuk donte shqetesime. Por shqetesimin me te madh e mori kur e degjoi Emen dhe fjalet e saj.

************************

Mengjesi i kishte gjetur te raskapitur ne ate spital, disa ulur ne uleset e koridorit e disa duke pushuar ne shtepi. Ishte vet mjeku qe fillimisht I pershendeti me nje kollitje te lehte. I pari qe u zgjua nga gjumi ishte Kushtrimi, pas tij Jona dhe Jehona.

-Mirmengjesi doktor. Si eshte motra ime? U zgjua?-pyeti Kushtrimi I brengosur.

-Ngadale djalosh se me mbyte me pytje. Pacientja u zgjua, tani eshte me mire. Nese doni, mund te futeni ne dhomen e saj dhe ta takoni.

-Do shkoj une I pari-foli Taulanti dhe u mat te futej ne dhome por Kushtrimi nuk e la.

-Ka radhe ketu djalosh, ti je I fundit qe mund te futesh ne dhomen e saj. Gjithmone nese ajo do te doje te te shoh serish-dhe e largoi qe aty. I ndihmoi te emes te ngrihej qe aty dhe sebashku me Jonen u futen ne dhomen e saj. Sapo e pane ate me syte gjysme te hapur, vrapuan per ta perqafuar. Ne mendje i erdhen fjalet e mjekut. Po sikur ai aksident vertet ta kishte lene me pasoja? Po sikur nga momenti ne moment Adea te ankohej per ndonje gje?-keto gjera po e mundonin Jehonen ndaj nuk tha gje dhe priti per ndonje reagim te Adeas.

-Je mire bije? Te dhemb gje?-e pyeti ajo me syte e mbushur me lote, por edhe nga frika se cdo thoshte ajo, si do ishte reagimi saj.

-Mire jam mire, falemnderit. Por...kush jeni ju?-dhe ja ku fjalet e saj trazuan shpirterat e tyre. Mjeku kishte pasur te drejte. Adea mund te kishte ndonje pasoje nga ai aksident i mallkuar.

-Si...si the bije? Spo te kuptoj aspak-pyeti Jehona e brengosur.

-Mua..sme kujtohet asgje..ju lutem, ju bera nje pyetje. Kush jeni ju? Pse jeni ketu? Cme ka ndodhur mua?-foli Adea kesaj here me e sigurt.

-Ti ..ti nuk mban mend asgje? As mua?-e pyeti Jona e perlotur?-dhe Adea mohoi me koke. Kushtrimi mbante shikimin kthyer nga dritarja, kjo ishte e tepert.

JetimjaWhere stories live. Discover now