Kapitulli 10

194 12 2
                                    

Drita ate dite kishte kaluar momente shume te veshtira. Kishte kryer nje operacion shume te veshtire qe kishte zgjatur disa ore. Ndjehej teper e lodhur, edhe pak i kishte mbetur per te mbaruar turnin. Sa u fut ne zyren e saj, dikush trokiti ne dere dhe ia prishi qetesine. Me pertesen me te madhe shqiptoi fjalen HYR dhe brenda ne zyre u fut asistentja e saj e re.

-Doktoreshe, me falni per pengesen por dikush ju kerkon.-i tha ajo paksa e frikesuar dhe Drita e kuptoi menjehere qe nuk ishte ndonje person i thjeshte.

-Kush? –e pyeti ajo teper kurioze. Brenda zyres se saj u fut nje burr qe kundermonte era alkool, por arrinte ta permbante veten. Pasi e shtyu vajzen e gjore dhe e nxorri jashte, iu kthye Drites duke i buzeqeshur ne menyre djallezore. Drita u shtang, ai ishte personi i fundit qe priste ta takonte ne jete.

-Une grua e dashur, burri yt. Apo paske harruar?-i tha ai dhe pa pyetur fare u ul ne kolltukun e lire.

***********************

-Do bejm pak pushim, une jam lodhur shume.-tha Mimoza dhe here pas here kthente shikimin kah Taulanti, e ai as qe e perfillte. I ishte futur punes me plot seriozitet.

-Cfare lodhje moj? Ti ske bere asgje. Gjithe punen pothuajse e mbaruan Taulanti dhe Adea.-ia ktheu Jona me ironi e Mimoza u acarrua.

-Po shkoj te bej kafe, do ndokush?-dhe asnjeri spranoi. Asnjeri sdonte gje nga ajo.

-Mire, po jus jell nga nje freskues. Kthehem pas pak.-dhe doli qe aty duke buzeqeshur djallezisht. Urrejtja ndaj Adeas skishte te ndalur, kur e shihte se sa mire bashkepunonin me Taulantin. Edhe pse ishin te hidheruar, mendimet e njeri tjetrit i respektonin.

Telefoni i Taulantit cingerroi disa here dhe ai u largua per tu pergjigjur. Pasi kishte mbaruar biseden, beri te futej brenda ne sallon por Mimoza e ndali.

-Urdhero, deshe te me thuash gje?-e pyeti ai moskokcarres ndersa ajo kafshoi buzen e poshtme, iu afrua atij me shume sec duhej. Afroi buzet e saj me te tijat dhe me duar kishte rrethuar qafen e tij. Puthje e njeanshme, e pakuptimte. Taulanti spo i levizte buzet, po e shikonte syhapur dhe teper i befasuar. Ajo qe ngeli e surprizuar dhe e lenduar ishte Adea, kur e pa ate skene nje lot i pafshehur i doli nga syte. Sa beri te futej brenda, nje ze e ndaloi.

-Me fal Adea, ndodhi papritur. Por edhe ti erdhe ne moment jo te duhur-i tha Mimoza pasi ishte shkeputur nga ai. E gjitha kishte qene plani saj. Ajo e kishte telefonuar Taulantin me numer privat sa per ta larguar nga salloni.

-Me...me falni ju. Une sduhej te isha ketu..thjesht..po kerkoja per toaletin..-mezi arriti t'i thoshte ato fjale. Kishte frike se nga momenti ne moment do ja plaste te qares.

-Ne fund te koridorit shpirt, dera majtas-i tha Mimoza dhe lepiu buzet e saj gje qe te Adea ngjalli neveri. U largua me te shpejte, mbylli deren e banjos dhe ia plasi te qares. Ishte hera e pare qe qante per nje mashkull, ishte hera e pare qe qante per dashurine te cilen e kishte paramenduar ndryshe. E kishte paramenduar si ne ato librat qe i lexonte me shume deshire ku ne fund, te dashuruarit behen bashke dhe per asnje moment nuk e lendojne njeri-tjetrin. Ndersa Taulanti sot e beri te kunderten. Shkaterroi shpirtin e saj,iu duk sikur ia kishin thyer flatrat e smund te fluturonte. Ishte hera e pare qe pelqente nje djale, dhe se priste se dashuria ishte e tille, perplot me zhgenjime. Pasi pastroi fytyren mire e mire, mori fryme thelle dhe doli qe aty per tu perballuar me te verteten. Kishte humbur pjesen kryesore, ku Taulanti e kishte pyetur Mimozen pse e kishte bere nje gje te tille, e ajo ishte justifikuar se gjoja e dashuronte dhe enderronte per nje puthje te tijen.

-Mos guxo ta besh edhe njehere kete veprim, perndryshe mbaji vet pasojat-i kishte thene ai dhe ishte larguar nga ajo.

-Vazhdojme neser me projektin, sot jam shume e lodhur.-iu tha Adea dhe syte i mbante pertoke. Mori canten dhe doli nga ajo shtepi e mallkuar, madje as te therriturat e Jones nuk e ndalen.

**************************

Endriti e kishte kuptuar se me denime Ema nuk mbush mend. As me te mire ajo nuk bindej, ndaj i kishte ngelur vetem zgjidhje. Do e provonte, mbase do kishte efekt.

-Ema, shpirti babit. Eshte paraljmerimi im i fundit, dhe me beso se sdo e bej. E ke shansin e fundit te ndryshosh. Kur te them te ndryshosh, e kam fjalen per gjithcka jo vetem per Adean.-i tha ai duke i falur nje buzeqeshje te embel. Ishte njeri me karakter tte forte, dinte si t'i rregullonte gjerat ne momente te tilla.

-C'deshiron te thuash me kete baba? Spo te kuptoj-ia ktheu ajo teper e habitur.

-Qe neser, sdua asnje mungese ne shkolle, asnje note te dobet. –dhe Ema rrotulloi syte nga merzia. Keto fjale ia kishte thene disa here e ajo smbushej mend.

-Te dalurat me shoqe do i rrallosh, sjelljen ndaj Adeas do e permiresosh. As mbremjeve shetitje me shoqet ska.-perfundoi ai dhe u mbeshtet te ulesja e tij.

-Cka cka? Ti e di se une smundem. E kam fjalen, te pakten shetitjet ne mbremje mos mi ndalo, te lutem.=dhe beri fytyren e nje bebusheje, gje qe te Endriti spinte uje.

-Te thash harroje. Keto jane kushtet e mia.-i tha prere ai.

-E cka nese nuk pranoj? Cdo besh baba i dashur? Do me debosh nga shtepia?-ia ktheu teper nervoze.

-Ule zerin kur flet me mua, jam babi yt jo ndonje mike e ytja. O do i pranosh kushtet e mia, ose do shkosh ne fshat te gjyshja. Do qendrosh pushimin veror atje.-ia ktheu ai triumfues. Deshironte qe e bija te ndryshonte sjellje. Mos ti ofendonte njerezit, mos tju bente keq, e sidomos friken ia kishte Adeas.

-Cka cka? –perseriti ajo dy here dhe syte i kishte zmadhuar nga habia.

-Ashtu si me degjove. Nese nuk ndryshon per te mire, harroje pushimin veror neper vendet me te mira. Do qendrosh 3 muaj te gjyshja ne fshat. Mendohu mire dhe me kthe pergjigje. Te ndryshonte ndaj Adeas qe e urrente me shpirt e kishte shume te veshtire. Mos te dilte mbremjeve me shoqet per tu lavderuar si nje vajze pasanike, edhe kjo ishte e veshtire per te. Por me e veshtira ishte jeta ne fshat, ia shpifte. Kete mendim kishte ajo per vendin dhe njerezit ku jetonte gjyshja e saj.

-Ne rregull, pranoj.-ia ktheu ajo dhe i ati qeshi i lumtur. U ngrit nga vendi dhe shkoi e perqafoi te bijen shume forte. e donte shume por sjellja e saj skishte arsyetime.

-Ndrysho bije, me beso. E kam per te miren tende.-i tha ai dhe i dhuroi nje puthje ne koke.

JetimjaWhere stories live. Discover now