Kapitulli 38

158 12 0
                                    

Ate dite u ngrit me e lumtur se kurre, as vet se kuptoi perse. Pasi kreu rutinen e perditshme, vendosi te bente paksa ndryshim ne look. Beri floket kacurrela, vendoi nje make up te lehte dhe se bashku me Jonen dolen nga shtepia. Mezi priste t'I takonte prinderit e saj, e kishte mare malli per ta. Sapo arriti atje, frika e kaploi. Ctju thoshte? Pse kishte shkuar? Mos valle ata tani me nuk e donin meqe e kishte gjetur nenen e saj te vertete? Lloj lloj mendimesh kishte ne koke.

-Jepi mike, hyr dhe bisedo me ta. Ti je e forte, gjithmone ke qene e tille. Thjesht, ndiq zemren tende, ndjenjat e tua.- e keshilloi Jona.

-Po sikur..ata mos te me duan me? Po sikur te me refuzojne?

-Tani po flet marrezira Adea. Kjo gje eshte e pamundur dhe ti e di. Hyr tani, une po shkoj ne shtepine time. Te pres atje, mire.-dhe ajo pohoi me koke. Pasi perqafuan njera tjetren, Adea hapi deren e shtepise dhe mezi arrinte te ecte. Pas cdo hapi qe hidhte, frika po e mbyste.

-Princesha jone u kthye.-bertiti Kushtrimi kur e pa ne oborrin e madh te shtepise. Vrapoi per te ajo duke e perqafuar forte. te njejten gje beri dhe ajo, e donte shume vellain e saj, sepse I tille ishte treguar ai gjithmone, si nje vella me I madh.

-Eja mistrece, eja brenda se sdo te hame. Jo per gje, por mami ka gatuar tjera gjera sot-dhe Adea qeshi lehte duke I gjuajtur ne krah. Pasi hyne brenda ne shtepi, Kushtrimi bertiste si femi e ajo mezi arrinte ta qetesonte.

-Pusho o femi se do te te degjoje e gjithe lagja.-I tha ajo duke qeshur.

-Pune e madhe, le te degjojne. Pastaj..-aty nuk vazhdoi me sepse Endriti I nderpreu.

-Pse bertet kaq shume o djal? Cne gjithe ky gezim? Mos...-dhe aty nderpreu fjaline. Veshtroi te bijen embel, por frika sesi do reagonte ajo e stepi.

Asnjeri skishte guximin te merte hapin e pare, te dyte frigoheshin nga reagimi I tjetrit.

-Bije...erdhe me ne fund-foli Jehona e cila u gezua pamase kur e pa Adean aty.

Ajo ndryshe nga Endriti nuk priti shume por vrapoi te ajo dhe e perqafoi forte.

-Erdhe bije, erdhe. Te falemnderit o Zot-foli Jehona e lumtur dhe ngriti duart duke falenderuar Zotin.

-Mama...me keni munguar shume.-dhe e puthi tee men ne faqen. Ngadale ktheu koken nga I ati dhe e shikoi me embelsi.

-Baba..sdo me perqafosh?-dhe kaq iu desh te dyve qe te hidheshin ne perqafimin e njeri tjetrit.

Pasi u cmallen dhe biseduan per shume gjera, Adea pyeti per Emen.

-Mire eshte mire, te gjyshja ne fshat. Cdo dite flas me gjyshen tende, ajo me siguron se Ema ka ndryshuar shume, por une akoma si besoj-foli Endriti I pari.

-Mbase..mbase eshte penduar. Fundja, une serish e dua si moter-tha Adea e sinqerte.

-Te rrije dhe ca dite atje pastaj shohim se cdo bejme, kryesorja ajo ka filluar te ndryshoje sjellje. Nuk eshte me ajo arrogantja e perpashme, tani eshte me e qete. Keshtu me tha gjyshja dje.

-Me behet qejfi per te, vertet.-dhe I perqafoi serish prinderit e saj. Pas disa minutash heshtjeje, kishte ardhur momenti I se vertetes. Si e kishin gjetur ata?

-Tani...mendoj se eshte koha...tme tregoni se si me biresuat.-foli Adea me pauza. Ishte e veshtire per te qe ta pranonte faktin se nuk ishte vajza e tyre. Pas disa minutash ishte Endriti ai qe mori guximin te fliste I pari.

-Ate dite qe te biresuam...ishte dita jone me e lumtur bije...nena yte Jehona, ka qene shtatzene. Na thane se do behemi me vajze, u gezuam teper...por pas disa muajsh, ajo..u desh te abortonte femijen, kishte shtazani te rrezikshme. Nese...mamaja yte do e mbante femijen ne bark, atehere asnjera prej tyre sdo shpetonte gjate lindjes. Prandaj..vendosem te shkonim ne nje jetimore e te biresonim nje femi. Akoma skishim vendosur per asgje, por ti..me shikimin tend te embel na rrembeve zemren menjehere.

-Kete vajze dua..kete do e biresojme.-me tha Jehona ate dite dhe ia plotesova deshiren. Keshtu pra bije, ti u bere vajza jone. Dhe ne nuk deshem te ta mbanim sekret per tere jeten, por sa te rriteshe dhe pak dhe do te te tregonim.

-Po per nenen time te vertet keni pyetur? Keni kerkuar gje per te?-pyeti ajo tashme e habitur nga gjithe kjo ndodhi.

-Nuk kishim si ta kerkonim. Kur te biresuam ty, na thane se nje burr te kishte sjelle ne jetimore dhe te kishte lene aty pa pik meshire. Nje grua qe punonte aty, kishte menduar se eshte babai yt dhe ka hequr dore prej teje. Ndaj ajo deshi te te shpetonte ty, se kishte frike mos babai yt do te shkonte serish per ty.

-Por emrin tim nga e dinit? Dmth ju dhe ata te jetimores?

-Ne doren tende kishte nje byzylyk te holle, me emrin tend. Aty e morem vesh per emrin tend.-dhe Adeas iu kujtua ai byzylyk. E mbante akoma ne dore sepse I ati ishte kujdesur ta ruante si kujtimin me te mire te femijerise se saj. Hodhi syte nga byzylyku dhe aty e kuptoi arsyen pse babai I saj kishte kembengulur qe ta rregullonte ne nje argjendari, per mos ta humbur kurr ate kujtim nga e ema e saj e vertet.

-Ky ishte kujtimi me I mire nga nena jote Drita. Edhe pse nuk e dija se eshte nena yte, nuk doja te hiqje dore nga ajo dhurate. Ndaj kembengula ate dite qe mos te blije tjeter por ta mbaje ate.-dhe Adea e perqafoi e lumtur. Ndihej teper krenare per ata.

-Jam...jam shume e lumtur, krenare dhe me fat qe ju me keni biresuar. Jam me fat sepse...prinder si ju sdo kisha mundur te gjej kurr..mbase nena ime eshte viktime si une, por serish..une ju dua shume dhe ju jam falenderuese tere jeten per dashurine dhe kujdesin qe me keni dhuruar.-dhe aty u ngrit duke I perqafuar te tre. Edhe Kushtrimi nuk ngeli anash, edhe ai ishte sjellur gjithmone ne menyre perfekte edhe pse nuk e kishte moter te vertet. Pas shume bisedash, e momente lumturie Jehona mori guximin ta keshillonte.

-Bije..nuk e mohoj faktin se jam mese e lumtur qe je ketu, dhe na fale qe ste kemi treguar te verteten..por mendoj se edhe nena yte e meriton nje mundesi. Te pakten bisedo me te. Mesa me tregoi Kushtrimi, as ajo nuk ka faj per asgje.

-E di o ma e di, por eshte shume e veshtire per mua qe pas kaq shume vitesh ta therras dike tjeter mama. Sepse per mua..ti je e vetmja nene ne kete bote.-dhe ia puthi duart e Jehona buzeqeshi embel por nuk ishte xheloze, as egoiste.

-Spo te them qe menjehere ta therrasesh nene, e di se te duhet kohe. Por thjesht shko ndonjehere ne shtepine e saj, ne pune, dilni ndonjehere. Me beso, do ta gezosh tejmase. Ajo te ka lindur, ka vuajtur per ty gjate kohe. Mendoj se e meriton nje mundesi.-dhe Adea pohoi me koke.

-Do e mar parasysh keshillen tende mama. Tani me duhet te shkoj, Jona po me pret.-dhe u ngrit nga aty. perqafoi prinderit dhe u premtoi se do takoheshin serish.

-Spo te pyes nese do vish, deren e ke te hapur por...

-Qe neser do kthehem serish o ba, nuk mund te largohem nga ju. Smund te jetoj pa juve. Kshuqe ma beni gati dhomen, mire. Kushtrim pastroje ti nese do-dhe qeshi e lumtur kur e pa Kushtrimin teksa I zmadhoi syte I habitur.

-Une te pastroj? Maksimumi moter jastekun nga ana tjeter do e kthej. Kaq di une.

-Po por gruaja jote e ardhshme sdo te te doje keshtu, dembel. Dhe ia shkeli syrin.

-Mistrece ti. Eja te te percjell-dhe e percolli deri te shtepia e Jones. Pasi u pershendeten, aty iu kujtua se kishte tre dite pa u takuar me Sidorelen ,vetem mesazhe kishin shkembyer. I ra telefonit te saj dhe biseduan gjate kohe. Aty vendosen te dilnin ne mbremje, thjesht nje shetitje ne park. E ajo pranoi e lumtur. Kishte menduar se ai e kishte harruar, por Kushtrimi I tregoi gjithcka qka kishte ndodhur dhe  ajo u ndje shume e lumtur qe ai nuk e kishte harruar.

JetimjaWhere stories live. Discover now