Adea tani ishte me mire dhe kishte dalur nga spitali, por ishte goxha e merzitur. Nga fjalet qe ia tha Jona ngeli e shtangur. Ajo kurr nuk ishte tallur me askend, aq me pak me Taulanint qe e donte teper. Ishte dashuria e saj e pare, ishte ndjenja me e bukur qe e kishte perjetuar ndonjehere. Askush perveq Jones nuk e dinin pse ishte e merzitur, te gjithe mendonin se e kishte ngaqe kishte qene e semure.
-Pas disa diteve dalin rezultatet e zonjushes Adea, do ju informojme per cdo gje-i kishte thene mjeku Endritit kur kishte plotesuar disa dokumenta.
Pasi arriten ne shtepi, Jehona i pergaditi nje supe te mire pasiqe keshtu i kishte thene mjeku. Gjeja e fundit qe e mendonte Adea ishte ushqimi por nuk i kundershtoi nenes se saj. Nuk ishte ne natyren e saj ta bente dike te vuaje. Thjesht i pohoi me koke se do e mbaronte sapo te kryente nje telefonate dhe kur ngeli vetem, ia plasi te qarit. Nuk e priste kete mosbesim nga ai, e vriste mendimi se ai kishte dyshuar te ajo. Pasi pushoi paksa, beri nje dush dhe zbriti poshte. Aty e gjithe familja e prisnin te lumtur, e vetmja qe shtremberoi buzet ishte Ema. E shikonte si armike.
-Eja, ulu ketu prane meje. Sot do te llastoj, sdo te ngacmoj-e talli Kushtrimi dhe ajo thjesht i dhuroi nje buzeqeshje te shtirur. Akoma ishte e lenduar,mezi po arrinte ta permbante veten.
-Nuk e ke prekur pjaten moter, ka ndodhur ndonje gje qe te shqeteson?-dhe ja ku Ema filloi te hedhte helmin e saj. Adea nuk foli fare, vetem e shikoi e habitur nga gjente force ajo vajze ta ngacmonte kur e dinte se sapo kishte dalur nga spitali.
-Jo..jo skam gje, thjesht skam shume uri.-u arsyetua ajo dhe me aq u mbyll ajo teme. Beri shume perpjekje te hante dicka, por mezi arrinte te kaperdinte kafshaten.
**********************
-Taulant vella, me degjo njehere pastaj mendo cte duash.-i tha Bujari kur e pa mikun e tij ne ate gjendje. Taulanti i kishte treguar cdo gje atij, por Bujarit sju duk bindese sjellja e Adeas. Me aq pak here sa e kishte takuar, ishte bindur se ajo nuk eshte femer e tille.
-He cdo me thuash Bujar? Apo edhe ti njejt si Jona, do e mbrosh? –bertiti ai duke perplasur doren mbi tavoline.
-Qetesohu njehere pastaj flasim. Mos shkaterro gjithcka pa e ndegjuar edhe palen tjeter. Me beso, mund te pendohesh.-i tha Bujari duke e sfiduar me shikim.
-Per cka te flas? Mos me thuaj se duhet ta pys cilin do zgjedhe, mua apo Ajanin?-dhe qeshi ironikisht nga vet mendimi se Adea mund ta donte Ajanin e jo ate. Fundja, me Ajanin njiheshin qe moti, sdo ishte cudi aspak.-mendonte ai.
-Mos fol budallalliqe aman, keto fjale as ti vet nuk i beson. Me degjo, shkruaji dhe thuaji se-por fjalen ia nderpreu ai.
-Skam nevoje per fjale, per sqarime. Gjithcka u be e qarte vella. Vet me syte e mi pash gjithcka. Ndonjehere fjalet jane te teperta kur faktet flasin.
-Ajo qe ke pare ti sdo te thote asgje. Ajo mund ta kete perqafuar si mik a ku di une. Por, me beso se me mire eshte te bisedoni njehere e mire ju te dy sesa ta lendoni veten keshtu. Ne fund do pendoheni qe nuk bête asgje per lumturine tuaj por mund te jete vone.-i tha Bujari dhe u largua qe aty. doli me pretekstin se kishte ca pune per te kryer por ne fakt kishte lene takim me Jonen. Ajo dinte cdo gje, vetem ata te dy mund t'i bashkonin serish Taulantin me Adean.
*****************************
-Ajo femer sdo i afrohet me djalit tone Urim. Te betohem se po e takova dhe njehere do e vras.-fliste tere nerva Drita. As vet se kuptonte nga i buronin ato ndjenja per Adean. Here pozitive e here ndjenja qe arrinin deri ne ate pike sa deshironte ta godaste.
-Qetesohu grua, mos fol budalliqe. Ata jane te rritur dhe vet do i rregullojne gjerat.-i tha Urimi moskokcarres. E dinte se keto gjera nuk jane asgje ne krahasim me ate qe kishte kaluar Taulanti.
-Por..-deshi te vazhdonte Drita por ai nuk e la.
-Por ska, neve sdo perzihemi ne punen e tyre. Eshte jeta e tyre private dhe vete do i rregullojne gjerat,, nuk jane femije. –dhe e puthi te shoqen ne balle. Do fliste me Taulantin sonte per ket ceshtje, por vetem. Sdonte qe Drita te merzitej me shume.
**********************
Pasi Jona dhe Bujari u takuan, u ulen ne nje lokal per te biseduar. Aty Jona i tregoi cdo gje atij, i tregoi se cfare kishte ndodhur ate dite mes Ajanit dhe Adeas.
-Ky shoku im eshte nje budalla qe ska konkurenc, vazhdon te mendoje se ajo e ka tradhtuar.-i tha ai pasi ishte futur thelle ne mendime.
-Po por ata te dyte duhen te takohen Bujar, duhet t'i sqarojne gjerat. Dashuria e tyre smundet te perfundoje keshtu.-ia ktheu ajo e shqetsuar per miken e saj.
-Sdo mbaroje jo, pa merak. Jam une ketu. Sdo e lejoj nje gje te tille.-dhe koken mbante anuar nga dritarja. Dicka po e gerryente perbrenda, dyshime te shumta kishte ne koke.
-Me fal qe te pyes por cfare ke? Me dukesh si i merzitur. Nese do, mund te ngrihemi.-i tha ajo e brengosur kur e pa ne gjendje te tille. Mendonte se e kishte merzitur me biseden e njejte.
-Jo jo, skam asgje. Thjeshte ca dyshime.-dhe shikimin ktheu kah ajo.
-Cfare dyshimesh? Per cka e ke fjalen?-tani ishte ajo qe kishte ngelur e habitur nga fjalet e tij.
-Jona, mendo pak. Kush i tregoi Ajanit se Adea ishte e semure dhe ne spital? Nga e kuptoi ai per gjendjen e saj?-gje qe beri qe edhe Jonen ta fusnin ne mendime.
-Nuk e di, te betohem nuk e di. Po me plas koka nga inati. Por, nje gje ta them me plote bindje, mikja ime nuk eshte e tille. Ajo kurr sben nje gje te tille.
-E di e di, ndaj edhe te thirra sot qe ta zgjidhim kete ceshtje. Por, fillimisht duhet ta bejme ate Ajanin te flase. Te tregoje se me ke ka bashkepunuar, ose pse e ka bere nje gje te tille.
-Si...si do e besh qe ai te flase? Cfare do besh?-e pyeti ajo e merakosur.
-Rri e qete, kam metodat e mia une. Thjesht ti ma jep adresen e tij dhe gjithcka eshte ne rregull.-i tha ai duke ia shkelur syrin e ajo u skuq e tera. E pelqente ate djale, madje shume, por arrinte t'i fshinte ndjenjat ngaqe ai skishte treguar interesim per te.