Kushtrimi kishte dale me ca miq dhe po argetohej shume. Kishte kohe qe nuk ishte kenaqur aq shume. Syte i zune nje vajze te thjeshte, per me teper e cuditshme. E veshur me nje pale xhinse dhe bluze me menge te shkurta, ne nje diskoteke, iu duk e pamundur. Kur te gjitha vajzat e tjera ishin te pispillosura si mos me keq. Pas disa minutash, arriti te shikonte vajzen teksa largohej me miken e saj duke e mbajtur per krahu. Rast i mire per ta njohur-mendoi me vete.
-Shihemi me vone Valon-pershendeti mikun e tij dhe u largua shpejte. Jashte diskotekes takoi vajzen misterioze e cila po priste per nje taxi.
-Mund tju ndihmoj vajza?-pyeti ai me miresjellje. Ajo u kthye per te pare se kush po i fliste dhe mohoi me koke.
-Jo jo, falemnderit. Ja po e presim taxine-u pergjigj ajo. Vajze me te bukur mund te betohej se skishte pare. Aq e thjesht por aq e embel, iu duk si nje engjull.
-Me fal qe po te pyes, por cne nje vajze si ti ne nje diskoteke? Mos me keqkupto, por dallohesh ndryshe.-e pyeti ai tere kureshtje.
-Mikja ime kishte ditelindjen dhe dolem per te festuar. Nuk e dija se do shkonim ne diskoteke, ajo me tha ne nje lokal ndaj nuk iu pershtata ambientit si duhet.
-Ska gje, dukesh me e bukur keshtu.-dhe u pendua per fjalet qe ia tha.
-Hmmm..falemnderit. me leje tani, se me duhet te shkoj-dhe taxi u ndal para kembeve te tyre. Kushtrimi i ndihmoi me miken e saj, dhe pasi e rehatuan ne sediljen prapa u pershendeten dhe te dyte morren rruge te ndryshme.
-Falemnderit-tha ajo dhe mbylli deren e makines dhe u larguan. Kushtrimi po e hante me sy, aq sa harroi ta pershendeste dhe ai. Duke u futur serish ne diskoteke, syte i zune nje kulete ngjyre roze. E hapi per te pare se e kujt ishte.
-Domethene emri yt eshte SIDORELA. –tha ai pasi gjeti leternjoftimin e saj dhe shkoi te makina e tij. Adresen e saj e kishte tashme, sdo ishte keq tia bente nje vizite. Me kete rast edhe do e takonte, edhe do ia kthente kuleten qe si duket i kishte rene duke hypur ne taxi. Ndezi makinen dhe u nis per te shtepia e saj pa u menduar dy here.
**********************
-Une thash kete film do e shohim dhe pike.-grindeshin Adea dhe Taulanti dhe asnjeri spo leshonte pe. Te dy ishin shume kokforte.
-Kete film e kemi pare disa here, une them kete tjetrin. Dhe PIKE-vazhdoi taluanti duke theksuar fjalen e fundit shkronje per shkronje.
-Jo dhe pike.-vazhdonte kryenece ajo.
-Po dhe pike.-dhe Bujari me Jonen ia plasen te qeshures.
-Kam frike se do vrasin njeri tjetrin, me mire ik ne kuzhine dhe fshihi thikat-i peshperiti ai Jones dhe ajo qeshi pa ze.
-Po ju te dy pse ngerdhesheni ashtu? Apo si e keni hallin?-I pyeti Adea e acarruar.
-Na fal mike, nuk perseritet me. Ja, ne po dalim jashte. Ju po deshet vriteni njeri tjetrin.-dhe te dyte u larguan duke i lene vetem. Heshtja kaploi dhomen dhe syte e tyre u ndeshen serish. Ishin shume afer njeri tjetrit duke u grindur se cilin film te shihnin. Per nje moment, u degjua nje bubullime e forte dhe vetetima te shumta. Adeas I hyri frika deri ne palce, u struk ne perqafimin e tij si mburoja me e madhe. E ai, kete moment e kishte pritur aq gjate saqe nuk tha asnje fjale por vetem e shtrengoi forte.
-Kam shume frike.-peshperiti ajo dhe koken po e mbante ulur ne kraherorin e tij.
-Mos u tremb, jam une ketu.-I peshperiti lehte dhe e perqafoi shume. Pas disa minutash, kur u qetesua sadopak, ia ngriti koken duke e bashkuar shikimin e tij me te sajin. Sa shume I kishin munguar ata sy, ato buze.
-Te dua shume Adea, me shume seq e imagjinon. Mbase nuk e meritoj dashurine tende, por skam cte bej. Kjo zemer te dashuron pamase.-dhe ia ledhatoi floket. Pasi e kuptoi se ajo spo kundershtonte, afroi buzet e tij me te sajat dhe i dhuruan njerit tjetrit nje puthje magjike, plot dashuri e pasion. Kete here puthja ishte e dyanshme, pa kundershtime.
-Te dua edhe une, madje shume me shume sesa ti e imagjinon. Mjafton te futesh ne zemren time dhe te shohesh se si rreh ajo sa here permendet emri yt,sa here je prane meje.-I tha ajo dhe e perqafoi forte. kete here ishte ajo e para qe e veshtroi thelle ne sy dhe e puthi pa ndalim.
-Me premto se sdo ndahemi kurr, se sdo me lesh me.-I tha ajo pasi u shkeput prej tij.
-Asnjehere ste le, edhe po te dua smundem. Mendja dhe zemra ime te kerkojne vazhdimisht. je dashuri Adea, je femra ideale per mua.-dhe serish nuk munguan puthjet e perqafimet. pas disa minutash, kur shiu u ndal Bujari dhe Taulanti shkuan ne shtepine e tyre. Mjaft kishin qendruar. U pershendeten me te dashurat e tyre dhe shkuan ne shtepi, me premtimin se neser do shiheshin serish.
*********************
-Po tani kush eshte? Dhe ne kete ore?-pyeti Sidorela e habitur. Shkoi per ta hapur deren dhe u habit kur e pa Kushtrimin.
-Po ti ketu? Si me gjete? Mos me thuaj se me ke ndjekur?-e pyeti ajo e habitur.
-Jo jo, as qe behet fjale. Erdha te te jap dicka qe te takon ty-dhe siq ishte me duart prapa, ia dhuroi kuleten duke bashkuar duart e tij me te sajat.
-Te kishte rene kur hypet ne taxi, rastesisht e gjeta ne toke dhe ta solla.
-Aha. Falemnderit shume, me fal qe te akuzova kot.-ia ktheu ajo e turperuar.
-Ska gje, te kuptoj mjaft mire. Nejse Sidorela, une jam Kushtrimi-dhe ia zgjati doren per ta pershendetur. Te njejten gje beri dhe ajo.
-Do te kisha ftuar brenda, por mikja ime po fle dhe sdua te zgjohet. Pastaj kam shume per te mesuar, ndaj me fal qe...
-Ska gje, te kuptoj mjaft mire. Sidoqofte, falemnderit dhe per kete bisede te shkurter.
Pasi biseduan per disa minuta, ai u habit tejmase kur ajo e refuzoi per kafe.
-Te kuptoj, sigurisht I dashuri yt eshte shume xheloz ndaj..me fal se u nguta. Naten e mire.-dhe beri te ikte.
-Ne rregull, ama kafet do I qeras une se ta kam borxh qe ma riktheve kuleten. Sa per te dashur, nuk kam. Skam kohe te merrem me dashuri.-ia ktheu prere dhe kaq iu desh te shkretit qe ti shendrisnin syte nga gezimi. E lane te takoheshin neser ne lokalin afer shkolles se saj dhe u pershendeten si dy miq thua se njiheshin qe moti.