Urimit i kishin ofruar pune ne nje kompani shume te madhe dhe prestigjioze, e kishin punesuar si avokat i kompanise per tu marre me punet e paligjshme qe mund te ndodheshin atje. Paga ishte shume e mire, pastaj, pas orarit te punes mund te punonte dhe nga zyra e tij. Nuk mund ta refuzonte nje oferte te tille, qe sipas tij vjen vetem njehere ne jete. Pasi nenshkroi kontraten me ate kompani, iu pervesh punes qe ia kishin dedikuar: te zbulonte vjedhesin e disa muajve me pare qe cuditerisht ishte shpallur i pafajshem. Faktet mungonin, por ai do bente cmos qe ta gjente fajtorin. Pas nje dite te lodhshme, vendosi te shkonte ne shtepi. Ate dite sdo shkonte ne zyren e tij, skishte pune dhe nerva te merrej me ndonje rast tjeter.
***********************
-Si...si eshte ajo? Eshte gjalle?-arriti te pyeste Jehona dhe lotet spo i pushonin. I dhimsej Adea dhe veshtiresite qe jeta e kishte ballafaquar. Priste per nje pergjigje te mire, por heshtje. Askush spo fliste. E heshtja ndonjehere vret me shume se fjalet.
-Eshte ne sallen e operacionit. Akoma sdihet asgje, po presim mjekun te del dhe te na tregoje-u pergjigj Jona e cila shikimin e mbante kah Taulanti. Shikim i mbushur me urrejtje.
-Por si ndodhi gjithcka? Ku ndodhi?-pyeti Endriti pas disa minutave. E vetmja qe e dinte gjithe situaten ishte Drita, por sguxoi te fliste. Sdonte te zbulohej se ajo ishte fajtorja per gjithcka. Ndaj me mire preferoi te mos fliste asgje.
-Nuk dijme asgje xhaxha Endrit, kur te zgjohet Adea do na tregoje-foli serish Jona per te shmangur ndonje sherr aty edhe pse fajtorin ajo e dinte.
-Por pse e akuzove kete djaloshin ketu? Dreqi e marte, me thoni cpo ndodh-foli Endriti kesaj here me ton me te larte. Ishte i acarruar sepse e dinte se dicka po fshihnin. Kushtrimi e kapi per krahu Taulantin dhe u largua paksa anash.
-Ne te dy kemi ca gjera per te biseduar-I tha ai plot inat dhe u larguan qe aty. pasi arriten ne nje vend qe askush smund ti degjonte, I dha nje grusht te mire Taulantit qe do e mbante mend tere jeten.
-Me thuaj cfare i ke bere motres sime? Pse Jona te fajesoi ty per gjithcka? Ma thuaj ore I poshter-dhe e kapi per bluze. Pasi fshiu gjakun nga buzet, largoi duart nga ai dhe iu kthye tere inat.
-Une sdi gje. Adea paska qene ne shtepine time por une isha ne dush dhe nuk arrita te flas me te. Kur ishte larguar, nje makine e kishte perplasur ne rruge. Kaq di une Kushtrim, te betohem-dhe ne fjalet e tij dalloi sinqeritet por serish i dhimsej motra.
-Ore, une di cdo gje. E di per lidhjen tuaj. Madje sot ajo erdhi te ti per t'i sqaruar gjerat. Per te te deshmuar se mes saj dhe Ajanit asgje..
-Mos vazhdo te lutem. Adea luajti me te dyte. Isha vet deshmitar i perqafimit te tyre-iu kthye Taulanti nervoz. Akoma si kishte kaluar inati.
-Adea ate e do si mik, qe ne fillim e kemi ditur te gjithe per ndjenjat e tij ndaj Adeas por ajo gjithmone ia ka bere te qarte se nuk ndjen gje per te.
-Po te mos ndjente gje nuk...-dhe fjalet ia nderpreu Bujari. Ishte cun I shkathet, menjehere e kishte kuptuar se aty do plaste nje sherr nese nuk nderhynte.
-Me falni qe ju nderpres por Adea u zgjua. Tani sa doli mjeku nga salla e operacionit dhe na informoi-u pergjigj ai per ti qetesuar gjakerat.
-Si eshte ajo? Eshte mire?-pyeti Kushtrimi tanime I brengosur per te motren dhe u largua nga Taulanti tere mllef.
-Akoma nuk dijme asgje, aq na tha mjeku-u pergjigj ai dhe Kushtrimi u largua.
-Ke bere gabim te madh vella, gabove shume qe e fajesove Adean per dicka qe nuk e kishte bere-I tha Bujari atij kur e pa teksa ulej ne nje stol aty afer dhe koken kishte kapur me duar.
-Nuk e di Bujar, ai perqafim...ato fjale..ma lenduan shpirtin mik sepse..-fjalet ia nderpreu ai. Nxorri celularin nga xhepi dhe ia leshoi ne dore.
-Ja degjoje deshmine e Ajanit. Aty e ke te verteten. Per me teper te tregoj me vone, mjafton ta degjosh kete deshmi dhe ai ashtu beri. Degjoi te vertat qe nuk i dinte, degjoi se si Ajani ne bashkepunim me Mimozen kishin planifikuar ndarjen e tyre. U trondit nga ato fjale, nga te keqijat qe i kishte thene Mimoza per Adean. Nga planet qe i kishte thurrur disa here per ta lenduar ate. I vinte inat me veten si kishte arritur ta fajesonte Adean pa e degjuar njehere te vetme? Ne mendje i erdhi gjithcka, sjellja e tij, fjalet e renda qe i kishte thene. Ishte mese i bindur se ajo sdo e falte kurre.
-Te keshillova vella mos te ngutesh, por ti sme degjove. Sidoqofte, eja tash te shohim se cdo na thote mjeku.-I tha Bujari dhe u largua duke e lene ate me mijera mendime ne koke.
*********************
-Si eshte gjendja e saj doktor ? eshte mire?-pyeti Kushtrimi i cili kishte arritur paksa me vones.
-Tani per momentin gjendja e saj eshte stabile. Vertet ishte nje operacion i veshtire, por rrezikun e kaluam. Tani preesim qe pacientja te zgjohet dhe...-fjaline e la pergjysme.
-Dhe cka doktor? Ju thate se operacioni kaloi me sukses, rreziku kaloi. Cmund te kete te keqe ketu?-pyeti Drita e habitur.
-Po, gjithcka kaloi me sukses fale Zotit. Por meqe perplasja ishte shume e rende, shpresojme qe te pacientja mos te kete lene ndonje pasoje.-u pergjigj ai paksa I merzitur kur I pa familjaret e saj ne ate gjendje.
-Pasoja? Cfare pasojash? Jo, smund te jete e vertet.-foli Jehona duke qare. Lotet I rridhnin papushim. Shpirti saj spo gjente qetesi.
-Mund te kete veshtiresi ne te ecurit, shikimit etj. Per ate thash, eshte me mire te presim gjersa pacientja te zgjohet. Atehere do e kuptojme me mire gjendjen e saj. Tani me leje, me duhet te largohem-dhe u largua qe aty.
-Jo o Zot jo, me merr mua por ate sheroje. Te lutem Zot-foli Jehona e perlotur. Drita po ndjente nje shtrengim ne zemer, saqe iu duk se per pak do I pushonte. Nuk e dinte pse, a mos ndoshta e fajesonte veten per aksident, apo I dhimsej gjendja e asaj vajze? Pa kerkuar leje, u largua qe aty dhe shkoi ne zyren e saj te qetesohej. Kembet spo e mbanin. Sapo u fut ne zyre, u ndesh me shikimin e eger te Taulantit.
-Bir..kaq arriti te thoshte pasi shikimi I tij tregonte gjithcka.
-Ti..ti je fajtorja per gjithcka. Vetem ti dhe askush tjeter.-u pergjigj me inat.
-Une..une skam bere asgje...pse me fajeson mua?-beri te padituren.
-Ndaj spo e gjeja telefonin tim ne mengjes, sepse ti I kishe derguar nje mesazh goxha ofendues Adeas dhe e kishe fshire. Adea kishte ardhur te fliste me mua, por ti e ke debuar-dhe toni I tij ishte pak I larte.
-Nuk...esht e vertet. Une skam bere asgje..as qe e kam takuar ate vajze..pastaj ajo te lendoi ty...cne qe e mbron tani? Apo harrove se cte beri?-I tha fjalet me pauza ngaqe shikimi I tij po e lendonte.
-Ajo ska asnje faj. E kam akuzuar kot. Ja ku e ke deshmine mama.-dhe e la telefonin e Bujarit mbi tavolinen e saj. Pasi beri disa hapa per tu larguar, iu kthye serish kete here paksa me i qete.
-Nese I ndodh gje asaj, tere jeten tende do e kesh ne ndergjegje fatkeqsine qe ia ke shkaktuar. Asnje nate sdo flesh e qete me beso, ngaqe ndergjgegja do te vrase.-dhe doli qe aty edhe I merzitur edhe I acarruar.