Erresira kishte kapluar vendin por qyteti dukej per mrekulli. Te pakten kete pamje e kishte Taulanti para syve. Ishte ngjitur ne maje te nje kodre nga ku shihte tere qytetin e tij teksa ndriqonte nga dritat e ndezura. Te jepte nje ndjenje te papershkrueshme, apo mbase vet ndihej i tille. I lodhur tashme nga jeta, I zhgenjyer nga shume persona, I mbushur me genjeshtra. Mendonte, ndjente, e urrente jeten e deritanishme. Gjithcka e mbushur me genjeshtra. Drita nuk ishte nena e tij ,Adean nuk e kishte moter siq kishte menduar. Epo per kete te fundit gezohej tejmase, por serish skishte force te shkonte ta kerkonte. Ndihej bosh, I vetmuar, edhe pse ne jeten e tij kishte shume persona qe e donin. As vet nuk e dinte se sa gjate kishte qendruar aty, deri sa zorret po benin lufte per buke. U ngrit I raskapitur, mezi ecte. Telefonoi te atin qe mos te brengosej dhe u nis per ne nje restorant, uria po e mbyste.
*********************
-E tash cdo besh me te? Do bashkoheni serish?-e pyeti Jona Adean teksa ishin ulur ne dhomen e saj e halla e Jones po pergadiste darken.
-Nuk e di o Jona, nuk e di cte bej. Ai tani eshte shume I zhgenjyer dhe e kuptoj. Edhe une isha ate dite ashtu. Ndaj mendoj se me mire eshte tja leme kohes.-ia ktheu ajo e brengosur per Taulantin.
-Une them se ai ne keto momente ka nevoje per ty, per mbeshtetjen tende mike. Ju e meritoni te jeni bashke.
-E di por kam frike ta kerkoj, nuk e di si do reagoje.-ia ktheu e trembur vertet nga reagimi I tij. Mbase ai vertet kete here kishte hequr dore nga gjithcka.
-Ai te do, per kete jam e bindur. Ndaj mendoj se me mire eshte qe ti ta kerkosh, le ta dije se nuk eshte vetem. Mjafton te te kete ty, dhe gjysma e dhimbjes do I kaloje.
-Darka gati vajza. Ejani se po ju pres.-I lajmeroi halla e Jones.
-Erdhem halle-bertiti Jona dhe ia beri me dore Adeas te shkonin. Adea doli e para ndersa ajo pas saj. Edhe pse u vonua paksa, vonesa ia vlejti. Doli nga dhoma e saj e buzeqeshur dhe u ul afer mikes se saj duke shijuar gatimet e mrekullueshme te halles se saj.
************************
-Ema bije, çaji a eshte gati? Sepse do na vijne mysafire-e pyeti gjyshja e saj duke qeshur.
- Çaj? Ne kete ore? Pastaj kush do vije? Mos me thuaj-dhe ja ku dera trokiti dhe ajo shkoi ta hapte. Ne dere u duk Ermali me gjyshen e tij. Ema qeshi e lumtur, ngaqe e kuptoi hilen e gjyshes.
-Mirmbrema, urdheroni hyni brenda-I ftoi ajo.
-Te keqen gjyshja per ty, pupu sa e embel je, mashallah. Lum ai qe do te te mare per grua. Moj vajze, kaq e bukur je dhe prap ske te dashur.-fliste Nexhmija pa u ndal e Ema dhe Ermali qeshen te dyte.
-Jo teta Nexhmije, akoma nuk e kam gjetur fatin e jetes-dhe u largua paksa anash dhe ata hyne brenda. Pas saj ishte Ermali I cili I peshperiti lehtas ne vesh qe mos ta degjonte askush:
-Shpresoj qe ta gjesh sa me shpejte. Mekat, nje vajze si ti mos te kete te dashur.-I qeshi lehte dhe u fut brenda ne sallon. Pas pak Ema shkoi te pergadiste cajin dhe Ermali shkoi ti ndihmonte.
-Per mua kafe nese mundesh. Cajin nuk e pi-dhe ajo ngriti njeren vetull.
-Mysafiri nuk mund te zgjedh se cka do pije. Thjesht e merr ate qe I ofrohet.
-Por mysafiri as nuk duhet me patjeter te pije dicka qe nuk e do, nuk e ka per obligim,apo jo?-dhe serish buzeqeshja e tij po e hipnotizonte te shkreten. Pasi beri dy gota gati me caj dhe ua dergoi gjysheve, u kthye serish ne kuzhine per te bere kafe. Fundja, edhe ajo kafen e pinte shume.
-Per mua pa sheqer nese mundet-I tha ai kur e pa se ajo po pergadiste kafe.
-Uau, paskemi dicka te perbashket-tha ajo dhe menjehere u skuq e tera. Dreq kjo pune, ctu desh te flisje-mendoi me vete.
-Mbase mund te kemi dhe shume gjera te tjera te perbashketa. Si dihet, nuk njihemi mire-ia ktheu ai dhe I ndihmoi me filgjanat te cilat ishin paksa te larta per te. Distance mes tyre ishte shume e ngushtuar, pak centimetra I ndanin fytyrat e tyre.ai e verejti se ajo ishte skuqur paksa dhe kjo gje I pelqeu.
-Urdhero, meri shkurtabiqe-I tha ai dhe qeshi nga reagimi I saj.
-Nuk jam shkurtabiqe, thjesht ishin pak larte.-dhe u ul gjoja si e ofenduar.
-Ne rregull ne rregull, me fal. Tani me thuaj dicka per veten Ema. Me se merresh? Cka studion? Cfare te pelqen te besh ne kohe te lire?-dhe ja ku kto pyetje ajo I urrente. Kohen e lire e kalonte neper lokale me shoqeri sa per te harxhuar leke, ose zakonisht ne gjume. Shkollen e urrente, sdonte tia dinte per te. Ndaj I anashkaloi pyetjet e tij dhe u ngrit te shikonte ne ishin bere gati kafet. Kete gje Ermali e kuptoi mjaft mire ndaj nuk kembenguli me shume, e la me aq ate bisede. Por nje gje ishte e sigurte, se mes tyre po lindte nje dashuri e sinqerte. Edhe pse ishin dy bota te kunderta, fundja, polet e ndryshme pershtaten me shume. Ai ishte tip qe e adhuronte shkollen, librat, familjen. Ndersa per Emen keto gjera ishin te kota. E vetmja gje qe I kishte munguar ne jete ishte mungesi dhe dashuria e prinderve. Jo se nuk I kishte pasur, por thjesht donte te ishte ajo ne qender te vemendjes.
-Nje dite do te flasim Ermal, do te tregoj per jeten time. Mbase do me urresh, mbase do duash te mos me flasesh me. Por nje dite do flasim-dhe Ermali thjesht I pohoi me koke.
-Ketu me ke mua, kur te duash dhe per cka te duash mua ketu me ke Ema.-dhe me aq e mbyllen biseden e tyre dhe iu bashkuan gjysheve ne sallon.
*********************
Taualnti kishte arritur ne shtepi me shpresen se prinderit sdo I gjente zgjuar. Por u zhgenjye, ata ishin aty. duke e pritur me padurim ardhjen e tij.
-Taulant bir, je mire?-I tha Urimi I shqetesuar.
-Jo tani baba, skam nerva te flas. Naten te dyve-dhe u nis per ne dhomen e tij. Pas pak Drita shkoi pas tij dhe trokiti ne dere.
-Jo tani thash baba, do flasim tjeter dite.-I tha ai duke menduar se ishte Urimi.
-Jam une, mund te hyje? Te lutem.-dhe Taulanti e shikoi me dhembshuri. Edhe pse ajo grua nuk ishte mamaja e tij e vertet, ajo ishte kujdesur gjithmone per te si te ishte e tille. Asnjehere nuk kishte qene I zhgenjyer nga sjellja dhe edukata e saj qe kishte treguar ndaj tij. Pasi u mendua paksa, peshperiti lehte:
-Po po, urdhero hyr..mama-I tha ai dhe Drites I shpetoi nje lot por shpejt e fshiu.