Jona, Adea dhe Taulanti kishin shkuar te shtepia e Mimozes per te perfunduar projektin pasiqe koha per ta mbaruar ishte afruar ndersa ata as qe e kishin filluar punen. Rruges duke ecur Adea i peshperiti dicka Jones, por ajo e qetesoi duke i thene se sdo e linte vetem.
-Kam nje parandjenje shume te keqe Jona, sdi por..-dhe fjalen ia nderpreu mikja e saj.
-Shpirt, mos u merakos. Mos harro, jam edhe une me ty. Kshuqe rri e qete, mire-dhe Adea pohoi me koke ndersa Taulanti po fliste me mikun e tij. Neser do vinte ta takonte Taulantin dhe ky i fundit u gezua shume. E kishte mik per zemre, e donte si vella. Kishte qene mbeshtetja e tij me e madhe ne rastet me te veshtira. Pasi ia ktheu sms duke ia bere me dije se do dilte ai ta priste ne aeroport, ktheu koken nga vajzat. Ne fakt me shume po e shikonte fshehurazi Adean, qendronte paksa indiferent ndaj saj.
-Arritem me duket.-tha Jona dhe Adea mori fryme me veshtiresi. Trokiten ne dere dhe ate e hapi vete Mimoza e cila ishte pispillosur thua se po shkonte ne diskotek.
-Pershendetje, mireserdhet-u tha vajzave thate ndersa Taulantin e puthi ne faqe. Xhelozia e kaploi Adean por arriti ta kontrollonte veten.
-Urdheroni, hyni brenda-dhe u largua paksa anash per t'i lene vajzat te futen te parat ndersa Taulantin po e provokonte me shikime djallezore. Pasi u rehatuan ne sallonin e madh, Adea propozoi qe tja fillonin menjehere projektit.
-Ne rregull, fillojme pra- pranuan te gjithe dhe ia filluan punes.
**************************
Ema kishte arritur ne kompanine e te atit si mos me keq, e dinte se cka e priste. Edhe pse ishte akoma minorene, kishte nje mendje djallezore. Jo se i behej vone per te bertiturat e babait por i trembej denimeve. Duke u nisur per te zyra e tij, ne koridor u ndesh me Kushtrimin.
-Cfare njeriu je ti moj? Si arrite tja besh kete gje babait? Na turperove, dreqi e marte-i foli kercenueshem por nuk bertiti shume. Kishte frike se i ati do e degjonte.
-Mu hiq sysh e mos me shit moral vellacko, se edhe ty te kisha mangut.-ia ktheu pa e care koken fare dhe beri te largohej por ai e kapi per krahu.
-Guxo dhe acarroje serish babain, guxo e thuaji dicka te keqe. Te betohem se do te ndeshkoj me keq se ai, kuptove?-dhe ia shtrengoi krahun edhe me forte.
-Me lesho idiot, si guxon te sillesh keshtu me mua?-mezi arriti ta largonte krahun i cili po i dhimte shume nga shtrengimi i forte.
-Mos thuaj se ste paralajmerova. Fol qete me te, perndryshe do me njohesh se kush jam-i tha ai dhe ia hapi rrugen qe te futej ne zyren e Endritit.
Pasi beri disa hapa, u ndal dhe u mendua. Tia thoshte te atit te gjitha ato qe mendonte, apo te sillej mire e mos te ndeshkohej. Kjo ishte nje dilem e madhe per te.
-Gjithcka varet nga ti baba. Si do sillesh ti,ashtu do rrjedh biseda jone-peshperiti me ze te ulet dhe trokiti ne dere. Pasi degjoi zerin e tij duke i thene Hyr, u fut brenda dhe u ul perballe tij.
-Gjithe keto kohe na paske mashtruar Ema. Thoje se shkon ne shkolle, por me shume ke mungesa se sa..-dhe fjalen ia nderpreu ajo.
-O ba te betohem se kam dalur nga oret qe sme rrihej, ose nuk isha e pergaditur. Sdoja te merja nota te dobeta ndaj...
-Mjaft me justifikime, mjaft se e teprove. Athua valle ku kam gabuar qe meritova nje vajze si ti? Ku gabova me ty bije? Ku?-dhe u ngrit nga vendi per tiu afruar asaj.
-Mbase fajin duhet ta gjesh te vetja baba, jo te une-tha ajo plot krenari dhe kokelarte.
-Pse te vetvetja? Cfare te mungoi ne jete qe u bere e tille? Si nje rrugace. Aspak ste dhimbsem une dhe nena jote?-u mundua ta prekte ne piken e dobet.
-Gjithmone kam qene une e dyta ne jeten tuaj baba. Gjithmone Adea ishte perfektja, ajo qe sgabon kurr, vajza shembullore me te cilen krenoheni ju. Gjithmone me keni anashklauar mua.-dhe ia perplasi mendimet qe i mbante perbrenda qe nje kohe te gjate.
-Nuk eshte e vertete aspak. Ne kurr sju kemi dalluar, per ne keni qene njesoj.-ia ktheu ai tashme me ton me te bute.
-Nuk eshte e vertet dhe ti e di mire, per cdo gje gjithmone kam qene une fajtorja ndersa ajo kurr..ajo...-dhe fjalen ia nderpreu ai.
-Ajo te ka dashur dhe te ka mbrojtur gjithmone, dhe ti e di shume mire. Te kujtohet mjaft mire ate dite kur e thyeve vazon e nenes tende qe e kishte kujtim nga e ema? Fajin e mori persiper Adea dhe nena i bertiti asaj, e jo ty.-ia ktheu Endriti paksa kujtimet e se kaluares me shpresen se e bija do reflektonte.
-E kam bere padashje. Pastaj, asaj askush nuk i tha ta merrte fajin persiper. Si kam faj une qe i pelqen rroli i Nene Terezes.-dhe buzeqeshi ne menyre ironike.
-Dashje padashje, ti duhej ta pranoje fajin por ne ato momente heshte dhe koken ktheve kah Adea. E ajo te mbrojti nga e ema. Keshtu ia kthen te mirat motres tende?
-Ja ku po del te fjalet e mia baba. Shihet qarte se sa shume e do ate.-dhe nje lot i rrejshem i doli nga syte dhe kjo gje e brengosi tejmase Endritin. E mori te bijen ne perqafim, e shtrengoi forte dhe ia ledhatoi faqet.
-Skam bere kurr dallime mes jush dhe as qe do te bej ndonjehere, por te lutem Ema reflekto, mendohu mire se cpo ben me sjelljet e tua. Mendohu mire se ku do arrish nese sillesh keshtu me te gjithe? Gjithmone me justifikime. Gjithmone...
-Ne rregull ba, nese mbarove po iki une.-tha ajo dhe u ngrit ne kembe.
-Akoma skam mbaruar bije, ulu.-dhe kete here i tha fjalet si urdher. Deshi sdeshi, u ul serish ne vendin ku ishte.
************************
Adea dhe Mimoza po debatonin per ceshtjen e projektit. Akoma skishin vendosur cilin ta benin, sepse Jona thoshte temen e Adeas ndersa Taulanti spo fliste fare. Adea shpresonte dhe ishte e bindur qe ai do e pranonte mendimin e saj. Ndaj kishte filluar te krijonte ide te ndryshme ne lidhje me projektin. Ndersa Mimoza ishte mese e bindur se Taulanti do e perkrahte Adean, ndaj nuk kembenguli shume.
-Une mendoj se propozimi i Mimozes ishte me i mire.-dhe te gjithe u shtangen. Asnjeri se priste kete nga Taulanti. Ai po e bente per inatin e puthjes, meqe ajo iku ate dite duke e lene vetem dhe pa asnje fjale, kishte vendosur tja kthente "nderin". Ndersa Mimoza kishte zbardhur dhembet thua se kishte fituar llotari.
-Ne...ne rregull-belbezoi Adea dhe uli koken gjoja se po e hapte fletoren per te mare shenime. Por, kete zhgenjim nuk e priste nga ai. Jo pas asaj puthje magjike qe ai ia kishte dhuruar dhe ajo mund te betohej se kishte qene perplot dashuri, por sot u vertetua e kunderta. Asnjeri prej tyre nuk nxorri ze, te gjithe i ishin perveshur punes.
-Jepi pra Mimoza fillo. Ty po te presim meqe u zgjodh tema yte, beje hyrjen.-ia ktheu Jona ne menyre hakmarrese. Mimoza sja kishte haberin se per cka po fliste Jona. Thjesht kishte lexuar per ate titull romani ne facebook dhe per inat te Adeas, per ta kundershtuar kishte dhene emer tjeter te projektit.
-Po ja pra, Nicholas Sparks eshte autori i romanit tim te preferuar "A Walk to Remember"dhe..-spo dinte si te vazhdonte, spo arrinte t'i lidhte fjalet.
-Ve bast qe as qe e ke lexuar romanin vetem e ke pare ndokund. Por nejse, vazhdojme me temen e Adeas-tha Jona dhe Adea i buzeqeshi si per t'i thene FALEMNDERIT QE JE PRANE MEJE.
-Ajo mbase nuk e ka lexuar, por une po. Eshte romani im i preferuar. Kshuqe fillojme, mos humbasim kohe.-tha Taulanti dhe kjo ishte si bombe per Adean. Kete po qe se priste nga ai, iu duk sikur shtepia i ram bi koke. Per pak deshi te dilte jashte e te qante por Jona nuk e la. Fundja, miqt per keto raste jane.
-Ne rregull Taulant, fillojme pra. Se skemi shume kohe per te humbur. Patjeter e kemi ta mbarojme sot, sepse neser kemi pune une dhe Adea.-ia ktheu Jona tere ironi duke e vene Taulantin me dyshime se cfare pune mund te kishin ato.