Kapitulli 7

203 14 2
                                    

I ati i Taulantit kishte nje ceshtje shume te rendesishme ne pune, ndaj e kishte anashkaluar telefonaten e Drites per disa here. Si duket kesaj radhe puna sdo i dilte mire. Kishte te bente me nje ceshtje tejet te nderlikuar. Nuk e dinte akoma ne duhej ta pranonte rastin apo jo. Pasi u fut ne mendime te thella,vetem atehere iu kujtua se sa here e kishte lajmeruar Drita por ai ia kishte mbyllur telefonin.

-Mbase i ka ndodhur dicka-mendoi ai gjersa telefoni binte papushim por ajo spo e hapte. E mbylli telefonin dhe iu fut ceshtjes serish, ishte ne dyshim te madh ne duhej ta pranonte ate dreq rast apo jo.

**************

-Atehere cka doktoreshe? Vazhdoni ju lutem, a nuk po e shihni gjendjen tone?-foli Kushtrimi me ton pak me te larte. Nervat po e benin te veten.

-Qetesohuni ju lutem. Rezultatet dolen mire, domethene zoteri Endriti nuk ka asgje.-tha mjekja dhe te gjithe bertiten nga gezimi duke e falenderuar Zotin. Adea pa qellim ishte duke e perqafuar Taulantin, thjesht sepse ai i falte qetesi. Pasi e kuptoi se te gjithe ia kishin ngulur shikimin, u shkeput nga ai dhe iu afrua te emes.

-Te thash se babi eshte i forte, se gjen gje ate.-buzeqeshi lehte ajo dhe e ema ia ledhatoi floket. Iu afrua Emes per ta perqafuar por ajo iu shmang.

-Ne rregull zonja mjeke, por pse i ndodhi e gjitha kjo?-pyeti Adea e habitur sesi rezultatet dolen mire kur i ati kishte qene ne nje gjendje te veshtire.

-Mund te jete nga lodhja, ose nga ndonje shqetesim qe ia ka shkaktuar kete gjendje ndaj ju lutem te beni kujdes. Le ti shmanget shqetesimeve, ne pune mos te kaloje shume kohe. Thjesht pak rehabilitet dhe cdo gje do shkoje per mrekulli.-iu tha Drita dhe te gjithe pohuan te lumtur me koke.

-Taulant bir, shihemi pas pak ne shtepi. Tani me duhet te largohem. Te shkuara edhe njehere.-dhe u largua per te pacientet e tjere. Serish buzeqeshja ne fytyren e tyre shendriste si dielli, vetem Emes nuk i behej shume vone. Ishte e ftohte si akulli.nuk e donte vdekjen e te atit, asesi, ai ishte shume i rendesishem per te. Por, urrente faktin qe Adea si gjithmone ishte ne qender te vemendjes, ishte ajo qe u fut ne dhomen e Endritit e ajo jo. Kjo gje e acarronte Emen cdo dite e me shume.

**********************

Kaluan disa dite dhe Endritin e leshuan ne shtepi. Kushtrimi e kishte mare persiper punen e kompanise per disa dite, i ishte betuar te atit se do punonte dyfishin me shume vetem qe ai te ishte i qete e Endriti kishte pranuar dhe ishte krenar per femijet e tyre. Adea e kishte lene te takohej me Jonen dhe Taulantin ne nje kafene te qytetit. Kur shkuan, Jona nuk ishte aty.

-Me fal Adea por smund te vij, me doli nje pune urgjente-i shkruajti ajo nje mesazh dhe e mbylli telefonin. Ne fakt, e kishte bere qellimisht kete ne marveshje me Taulantin, per t'i lene ata te dy vete. Pasi u ulen dhe bene porosine, filluan te flisnin per femijerine e tyre. Adea tregonte se sa e lumtur kishte qene, dhe Taulanti e degjonte me vemendje. Cdo dite e me shume po dashurohej me ate vajze magjike. Cdo dite e me shume ajo po e bente per vete.

-Po ti? Cdo me tregosh per femijerine tende?-e pyeti ajo pasi piu nje gellenke kafe.

-Cte them pra, femijeri si gjithe te tjeret. Mbase pse jam femija i vetem, skam ndonje gje te veqante.-foli paksa i merzitur.

-Mos u merakos Taulant, je me fat qe ke dy prinder te mrekullueshem.-ia ktheu ajo dhe instiktivisht ia shtrengoi doren. Taulantit iu duk magjepse ai gjest, dora e saj mbi doren e tij shkaktoi mornica ne gjithe trupin. S'beri asgje, asnje levizje, thjesht po e shijonte ate moment por syte spo ia hiqte buzeve te saj. Adea e kuptoi gabimin qe beri dhe menjehere e largoi doren.

-Me fal-u shfajesua ajo dhe e uli koken.

-Pse e hoqe doren moj? Nuk peshonte rende jo, pa merak-qeshi ai si per tia bere me dije asaj se nuk kishte gabuar aspak, perkundrazi ishte gjeja me e bukur qe kishte bere. Pasi biseduan dhe per disa minuta te tjera, u ngriten me pretekstin se kishin per te mesuar.

-Do te dergoj une ne shtepi, mos kundershto.-i tha ai dhe ajo pranoi e lumtur. U futen ne makinen e tij, dhe Adeas iu duk rruga shume e gjate. Ai po e ngiste shume ngadale makinen vetem me qellim qe te rrinte sa me shume me te.

-Ste punon makina apo si e ka hallin? Se me duket neser do arrij ne shtepi-qeshi ajo dhe leshoi nje muzike. Sa beri t'i jepte volum, dora e Taulantit u gjend mbi doren e saj. Te njejten gje po bente dhe ai.

-Kenga ime e preferuar kjo-foli ajo si per te dale nga situate por serish doren spo e largonte.

-Paskemi prefernca te njejta me duket –qeshi ai dhe iu kthye asaj si per tja bere me dije se sa shume e pelqente buzeqeshjen e saj.

-Qesh gjithmone Adea, me beso,dukesh me e bukur-dhe ia shkeli syrin. E shkreta, faqet i ishin skuqur. Thjesht e falenderoi me nje buzeqeshje te vogel dhe ktheu koken nga dritarja per tiu shmangur shikimit te tij.

-Ja ketu mund te ndalosh.-i tha ajo dhe hoqi rripin e sigurimit.

-Te falemnderit per kete dite magjike Adea, ia kalova per mrekulli-i tha ai dhe ia ledhatoi floket. Adeas i pelqeu shume ky gjest, ndaj mendoi se ai e meritonte nje puthje ne faqe. U afrua per ta puthur, por ai ishte me i shkathet, ne momentin qe u afrua per ta puthur ai levizi koken dhe buzet e tyre u bashkuan. Nje puthje magjike, e mbushur me dashuri. Nje puthje qe zgjati shkurt, sepse Adea u terhoq menjehere. Ishte puthja e saj e pare dhe mund te betohej se ishte gjeja me e mire qe e kishte perjetuar. Por, pa thene asnje fjale mori canten dhe u largua, madje as nuk e pershendeti. Ndersa Taulantin e la perplot me dyshime ne koke.

-Mbase gabova, nxitova. Mbase nuk i pelqeu kjo puthje. Dreqi e marrte, pse e bera? Tani ajo do me urreje.-mendonte e mendonte por pergjigjen e ikjes se saj spo e gjente. Ndezi makinen dhe u largua me shpejtesi, te behej cte behej, ai kete moment e kishte pritur. Edhe sikur ajo mos t'i fliste kurr, te pakten kishte provuar shijen e buzeve te saj. Puthje qe sdo e harronte kurr. E ndersa ajo e shkreta kishte ngelur ne oborrin e shtepise, mbante syte mbyllur dhe po e kujtonte ate puthje magjike. Fillimisht u pendua qe doli ashtu nga makina pa asnje fjale, por me mire keshtu-mendoi ajo.

-Sdua qe ai te mendoje se jam vajze e lehte.-dhe u fut ne shtepi me njeqind mendime ne koke.


Gëzuar Fiter Bajramin!

JetimjaWhere stories live. Discover now