Kapitulli 3

286 15 2
                                    

Pasi i ati dhe Kushtrimi e derguan ne shkolle, ajo u fut ne klasen e saj. Pershendeti miqt e saj, disa e urrenin, disa nuk e perfillnin fare e disa e respektonin shume per shkak te sjelljes se mire qe e posedonte. Edhe profesoret e shkolles gezonin respekt te madh per te pasiqe ishte vajze shembullore, si ne sjellje ashtu dhe ne mesime. U ul ne vendin e saj dhe filloi te bisedonte me miken e saj.

-Pas mbarimit te oreve do me shoqerosh per ne qendren tregtare?-e pyeti miken e saj Jonen e cila u habit nga pyetja e saj. Ajo gjithmone e konsideronte Adean si nje moskokcarrese, tip i thjesht. Madje betohej se Adea mund te vishte dhe xhinse ne mbremjen e matures.

-Prit pak.-u kollit ajo.- Ti? Ti deshiron te blesh fustan dhe une sdi gje?-e talli ajo.

-Te ishte per mua sdo vija fare por babi kembenguli.-ia ktheu Adea dhe nxorri librin nga canta.

-E dija se dikush te ka bere te ndryshosh mendim. Adea-n qe njoh une i urren fustanet.-e talli Jona dhe aty perfundoi biseda e tyre. Ne klase u fut zysha Egla. Adea e adhuronte gjuhen dhe letersine shqipe, ndaj kete ore ishte shume e lumtur. Pasi filloi ora, zysha ju tha se kete here do punonin ne grupe per te shkruar per romanin e tyre te preferuar dhe pershkrimin e personazheve kryesor te atij romani.

I ndau ne grupe nga 4 nxenes, dhe ne fund kishin ngel Adea, Jona, Ajani dhe Mimoza. Me te perfunduar ora, grupi i Adeas u mbledh dhe filluan diskutimet se ku te mblidheshin, cilin roman te zgjidhnin e gjera te tjera.

-Shkojme ne shtepine time. Kete fundjave prinderit e mi nuk jane ne shtepi dhe mund te punojme lirshem-iu tha Ajani dhe vajzat per nje moment heshten. Mimosa ishte vajza e vetme e klases qe e urrente Adean me shpirt dhe kete rast e kishte pritur, tja nxinte jeten. E urrente per vet faktin se te gjithe e donin dhe e respektonin Adean ndersa ate jo. Por, faji ishte i saj qe gjithmone kur i jepej mundesia, grindej me profesoret, me shoqet e klases e te gjithe. Shoqja e saj Kanita e kuptoi menjehere buzeqeshjen e saj fallco dhe shkembyen nje buzeqeshje tinezare.

******************

-Taulant bir, a fole me nenen? Pasi mua spo ma hap tel-i tha Urimi te birit.

-Po o ba, per disa minuta tha do jem ne shtepi. Sa te kontrolloje dhe ca paciente dhe mbaroj turnin-ia perseriti fjalet te atiti qe I kishte thene e ema.

-Surpriza per ditelindjen e saj eshte gati. Cdo gje eshte gati. Ajo e meriton me te miren e botes-i tha i ati te birit e ai vetem i buzeqeshi.

-O ba, asnjehere sme ke treguar se si jeni njohur me nenen. –kembenguli Taulanti te dinte historine e tyre e te atit i ngeli peshtyma ne fyt. I druhej shume asaj pytje. Ndaj nuk e zgjati me teper muabetin por vetem nderroi teme.

-Ti a je bere gati per neser per ne shkolle? Do e kesh te veshtire sepse eshte dita yte e pare e di, por duhej te shpernguleshim ketu. Shpresoj te ambientohesh ne shtepine e re.-nderroi teme Urimi dhe Taulanti e kuptoi menjehere ndaj nuk kembenguli.

-Po po gati jam une ,edhe pse te gjithe do me tallin.-qeshi ai.

-E pse do te tallin bir? Nuk eshte faji yt qe ke humbur dy vite shkolle. Mos harro, shendeti mbi te gjitha-e ngushelloi i ati dhe me aq e mbyllen biseden pasiqe dera e shtepise u hap dhe Jehona u tremb kur i pa dritat e fikura.

-Paskan ikur dritat o Zot-tha ajo dhe e ndezi blicin e telefonit. Sapo u fut ne kuzhine, degjoi disa te bertitura qe e tremben per vdekje.

-Shume urime per ty, shume urime per ty, shume urime e shtrenjta jone, shume urime per ty-ia kenduan kengen Urimi dhe Taulanti e ajo ngeli e habitur. Nuk e priste nje surprize te tille, jo per gje por meqe i shoqi sot ishte sjellur shume thjesht ne telefon, mendoi se e kishte harruar ditelindjen e saj.

-Fiki qirinjte e dashur dhe mendoje nje deshire-i tha ai dhe iu afrua per ta perqafuar.

Mbylli syte,, mendoi deshiren e saj te vetme qe e mbante gjalle ne jete dhe pasi i fiku qirinjte, i falenderoi te dyte per befasine mahnitese.

-Ju falemnderit nga zemra qe me beni te ndihem kaq e lumtur. Ju dua shume-ju tha ajo dhe i perqafoi te dyte. Taulanti ia kishte blere nje parfum, me sakte te preferuarin e saj dhe ajo e falenderoi me shpirt.

-Te dua shume shpirti mamit-i tha ajo dhe e perqafoi. Ndersa i shoqi i kishte blere nje varese, me sakte varesen qe ajo gjithmone e enderronte, brenda saj dy fotografi.

Lotet ia mbuluan fytyren kur e pa ate varese dhe trupi filloi t'i dridhej.

-Si...si e bere kete? Uf....eshte dhurata me e bukur qe e kam pranuar ndonjehere. Sdi..te betohem se sme dalin fjalet per te te falenderuar shpirt-i that e shoqit dhe e puthi lehte e Taulanti qeshi. Pasi e prene torten, vazhduan me bisedat e tyre te zakonshme dhe Taulanti u largua me pretekstin se duhej te behej gati psiqikisht per ne shkolle. E te tre ia plasen te qeshures. Pasi i pershendeti, u ngjit larte per ne dhomen e tij. Fytyra e Urimit kishte marre pamje tjeter e kjo gje Jehnonen e brengosi.

-Cfare ke shpirt? Ndonje problem ne pune?-e pyeti ajo e brengosur kur e pa te shoqin ne ate gjendje. Heshtje, ai spo fliste. Ishte kjo heshtje qe Jehonen po e vriste.

-Taulanti...serish me pyeti per te disaten here shpirt....si jemi njohur ne? si u dashuruam? Deshiron te dije cdo gje.-i tha ai dhe me duar po e mbulonte fytyren. Jehona u brengos tejmase por e dinte se nje dite Taulanti do rritej dhe do interesohej per cdo gje.

-Urim, nuk ke pse brengosesh. Te dy e dime se nje dite ai do e kuptoje te verteten. Deshtem apo sdeshtem, duhet tia themi. Ai....ai duhet te dije gjithcka-i tha ajo dhe i dhuroi nje perqafim si per t'i thene se ajo sdo e braktiste kurre.

************************

-Nuk e di o Jona. Te them te drejten sme pelqeu aspak qe zysha na vuri ne nje grup me Mimozen, ti e di se ajo me urren.-i tha Adea asaj ne telefon.

-Shpirt mos u brengos, do jem une aty per cdo gje. Pastaj, ske pse brengosesh. Te dyja e dime se Ajani eshte djal mjaft i mire dhe i edukuar.-e ngushelloi Jona por serish Adea spo gjente qetesi. I druhej asaj femre, Mimoza ishte ne gjendje te bente cdo gje vetem per ta poshteruar Adean.

-Nejse, e leme kete teme. Si tu duk fustani?-e talli ajo.

-Me te bukur sbesoj se do gjeje. Fiks i bere per ty shpirt. Jam e bindur se do jesh me e mira-I tha Jona dhe pasi vazhduan me bisedat e tyre te zakonshme, mbyllen telefonaten per te fjetur. Neser i priste nje dite e gjate. Parandjenjat spo e linin te qete, e dinte se Mimoza po pergadiste dicka kunder saj, por cka nje Zot e di. Me ato mendime te keqija, mezi arriti ti mbyllte syte e te flinte pasiqe neser e dinte se dicka e priste. Per mire apo per keq, do e kuptonte te nesermen.

JetimjaWhere stories live. Discover now