Kapitulli 40

165 15 0
                                    

Dita e shumepritur erdhi, e kishte enderruar per vite me radhe takimin me te bijen. Ishte zgjuar heret ate dite, kishte perfunduar punet shpejt dhe ishte bere gati te dilte. Emocionet e kishin kapluar te shkreten si te ishte nje adoleshente, e jo nje nene qe pas kaq shume vitesh po takohej me te bijen. Ora spo ecte fare, numeronte minutat deri ne takimin me te. Pasi doli nga shtepia, shkoi ne pune sa per te humbur kohen edhepse per sot kishte mare dite te lire. Perfundoi ca pune ne zyren e saj dhe kur e pa oren se e bija edhe pak do vinte, veshi pallton dhe doli nga zyra.

-Shihemi neser bije, per sot mbarova-I tha asistentes se saj dhe doli qe aty. edhe pse ishte 10 minuta me heret, si behej vone. Kishte pritur aq vite per kete takim, dhjete minuta nuk ishin asgje. Pasi zuri tavolinen e saj te preferuar, ne dere u duk Adea. Ia beri me dore dhe ajo shkoi prane saj.

-Mmmm...miredita zonje-I tha ajo dhe ia zgjati doren. Per Driten ishte e veshtire ta degjonte ate fjale,zonje, por ishte shume heret qe e bija ta therriste mama.

-Mirdita bije, eja ulu.-dhe ia beri me shenje qe te ulej afer saj por Adea u ul perballe. Pasi biseduan per gjera te zakonshme, Drita ia tregoi tere historine. Se sa kishte vuajtur nga ish burri saj, si e kishin martuar me dhune. Adeas iu dhimt shume ajo por serish e kishte veshtire ta quante mama. Shpeshhere ia shtrengonin doren njera tjetres si per ti dhene force se gjithcka do rregullohej. Pas disa oresh, kur me ne fund mbaruan me bisedat e tyre, I premtuan njera tjetres se do takoheshin serish. Te dyja ishin shume te lumtura,fundja, gjaku sbehet uje.

******************

Lidhja mes Emes dhe Ermalit po ecte per mrekulli. Grindeshin ndonjehere per gjera te vogla, por serish pajtoheshin dhe cdo dite e me shume e dashuronin njeri tjetrin. Ate dite, pas kaq shume kohesh Ema kishte biseduar me te emen. Edhe Jehona e kishte kuptuar ndryshimin e saj dhe ishte shume e lumtur. Me shume ishte habitur kur ajo e kishte pyetur per Adean.

-Endrit, si thua te shkojme per fundjave te Ema? Rrijme dy dite dhe e marim kendej me vete.-I tha ajo te shoqit.

-Shkojme grua, per mua ska problem. Por se a do e marim a jo, kete do e shohim kur te shkojme atje. Dua ta shoh me syte e mi se a ka ndryshuar vertet apo shtiret.

-Edhe nga zeri mu duk shume e lumtur Endrit. Mua mu duk tjeter Ema.

-Do e shohim kur te shkojme atje. Shpresoj per te miren e saj te kete reflektuar.-dhe u largua per ne dhomen e tij.

Sidorela dhe Kushtrimi kishin dalur shetitje, koha ishte paksa me vransira por Kushtrimi keshtu kishte vendosur. Tja shprehte ndjenjat ne ndonje vend te bukur, e jo ne nje lokal. Kishte organizuar nje piknik vetem per ata te dyte por per fat te keq nuk zgjati shume pasiqe shiu I rrembyeshem kishte pushtuar vendin.

-Ben shume ftohte Kushtrim.-I tha ajo pasi ishte bere qull nga shiu, e ai kete moment kishte pritur. Hapi krahet e tij e ajo iu struk ne perqafim si nje kotele. Qendruan per disa minuta ashtu por shiu sa vinte dhe behej me I rrembyeshem.

-Te ikim me mire-I tha ajo kur e pa se ai po e shtrengonte fort per beli.

-Rrijme keshtu, apo sje mire? Se une jam rehat fare-dhe ajo uli koken e turperuar. E kapi mjekrren e saj dhe ia ngriti koken duke I bashkuar shikimet e tyre.

-Kam prit kaq kohe sidorela, por smundem me. Edhe pse shiu mi prishi paksa planet, fjalet qe dua ti them..qe smund ti mbaj perbrenda..

-Cfare u be? Cka ka ndodhur?-pyeti ajo gjoja se sdinte gje, edhe pse e kishte kuptuar per ndjenjat e tij. Fundja edhe ajo e donte.

-Kjo ka ndodhur...-dhe afroi koken me shume keshtu buzet e tyre u bashkuan.

-Te dua shume Sidorela, qe nga hera e pare qe te pashe...e dija..e ndjeja se ishe e duhura per mua. Ndaj dua te te pyes...ne deshiron te behesh e dashura ime?-dhe ajo u be kinse po mendohej.

-He moj, a mos valle pret te ulem ne gjunje? Jo per gje, por eshte e tera me balte dhe do behem pis.-dhe ia largoi disa fije floku pas veshit.

-Po po po, pranoj. Pranoj te jem me ty pergjithmone-bertiti ajo e lumtur.

-Avash ti moj, une thash vetem per sot.-dhe ajo I gjuajti lehte ne krah e ai e perqafoi I lumtur. E puthi dhe njehere duke I peshperitur sesa shume e donte.

*************************

-Kushtrim bir, kujdesu per shtepine, mire. Edhe Adean mos e harro-I tha Jehona teksa behej gati per te shkuar ne fshat te gjyshja.

-Aman o ma, sdi sa here mi ke perseritur keto gjera. Pa merak rri se do kujdesem une per te gjitha-u pergjigj ai me koken ne telefon. Po shkruante me Sidorelen dhe Jehona kete gje e kuptoi nga buzeqeshja e tij.

-Pasi te kthehemi nga atje, do flasim per kete buzeqeshjen tende te re.-ia beri me dije ajo duke ia shkelur syrin.

-Cfare...cfare buzeqeshje te re o ma? Jam I njejti.

-Po po, se nuk e di une. Nuk e njoh birin tim.-dhe qeshi nga reagimi I tij. Pasi u bene gati, Endriti u pershendet me te birin dhe sebashku me Jehonen u nisen per ne fshat.

Kushtrimi ishte mese I lumtur pasiqe pas kaq shume kohesh ishte vetem ne shtepi dhe menjehere telefonoi Sidorelen. Por fati nuk I punoi, sapo ajo shkoi ne shtepine e tij, akoma pa e pershendetur ,zilja ua nderpreu ate moment magjik.

-Surprize-bertiti Adea dhe vrapoi per ta perqafuar te vellane.

-Mami dhe babi me thane mos te te lija vet, ndaj erdha qe...-dhe nga kuzhina doli Sidorela.

-Si duket sqenke vet vella. Apo ua prisha diten?-qeshi ajo kur e pa Kushtrimin te acarruar ndersa ajo ishte skuqur e tera.

-A sgjete ndonje moment me te pershtatshem te vije moter?-dhe ia hodhi krahun ne qafe per ta ftuar brenda. Pas disa oresh, edhe Sidorela filloi te ndihej me rehat. Vet Adea me pozitivitetin e saj ia falte ate ndjenje.

-Une do iki tani se u be vone. Shpresoj te shihemi serish Adea. Je shume e kendshme.-I tha ajo dhe mori canten e saj per te shkuar.

-Rri per darke, pastaj vellau te dergon ne shtepi. Rri te lutem, se kush do I duroje pastaj ankesat e tij.-iu pergjerua Adea.

-Me gjithe deshire do rrija por smundem, me duhet te pergaditem per mesim neser. Ndonje here tjeter te premtoj.-I tha ajo dhe I dhuruan njera tjetres nje perqafim te lehte.

-Ah moj moter, mjer une qe te kam. Ckam bere o Zot cfare mekati, qe me detyrove te kem nje moter te tille?-u tall Kushtrimi dhe mori pallton, u be gati per ta derguar Sidorelen ne shtepi.

-Me ty sqarohemi me vone-I tha te motres e ajo vetem qeshi e lumtur.

-Pafshim.-tha Sidorela dhe sebashku me Kushtrimin dolen nga shtepia.

JetimjaWhere stories live. Discover now