Pasi kishin arritur ne spital, Adeas i bene nje serum dhe e lane te pushonte. Mjeku iu tha se nuk ishte ndonje gje e rendesishme, por serish duhej te bente kujdes pasiqe temperaturat e larta shpeshhere mund te lene pasoja.
-Mendoj qe do ishte me mire ta linit sot ne spital, neser ejani per te. Me besoni, do jete me I shpejte sherimi ketu sesa ne shtepi-iu tha mjeku dhe ata te dy pranuan. Fundja, rendesi kishte shendeti i Adeas, e per nje dite sdo behej name.
-Mund te futemi ta shohim?-pyeti Kushtrimi mjekun.
-Ajo tani eshte nen efektin e ilaceve, eshte ne gjume. Pak me vone mundeni, tani lereni te qete te pushoje.-dhe te dy pohuan me koke. Pasi mjeku i pershendeti, u largua qe aty per t'i derguar rezultatet e Adeas ne dhomen e tij. Kishte dyshime se mos valle ajo vajze ishte anemike, ndaj nuk iu permendi asgje pa dale rezultatet e sakta.
***********************
Jona ishte cmendur e tera, disa here i kishte rene numrit te Adeas por ajo spo e hapte. Ne fillim mendoi se mbase ka dale per shetitje me Taulantin, por e dinte se Adea nuk ishte e tille. Ajo nuk rrinte e qete nese mikja e saj e telefonon disa here. I hoqi gjitha mendimet qe i vinin verdalle ne koke dhe u nis per te shtepia e saj. Rruges takoi Emen dhe Mimozen duke biseduar dhe u habit tejmase.
-Prej nga njihen keta te dyja? Cne gjithe ky muabet ne mes te rruges?-mendoi ajo dhe qendroi disa minuta duke i shikuar. Pastaj mori rrugen per te shtepia e Adeas, nuk kishte kohe te merrej me to. Mikja e saj ishte me e rendesishme. Arriti te shtepia e saj dhe deren ia hapi sherbetorja. Pershendeti vajzen dhe pa mare leje, u fut ne shtepi sikur te ishte e saja.
-Teta Jehona si je? Me fal qe hyra keshtu por...-dhe fjalet iu nderpren kur e pa Jehonen ne ate gjendje te rende. Po qante e shkreta, edhe pse e dinte se vajza e saj skishte gje, qante qe skishte arritur ta mbronte aq sa duhej.
-Cfare..cfare ka ndodhur? Ku eshte Adea? I ka ndodhur gje asaj?-ia beri njemije pyetje dhe rrinte e tera ne ankth per pergjigjen. Mendja nga nuk i shkonte.
-Mire eshte mire, por eshte ne spital.-ia ktheu Jehona pasi fshiu lotet.
-Si mire dhe ne spital? Aman teta Jehona spo kuptoj asgje.-dhe ja ku Jehona i tregoi cdo gje. Se si e kishte gjetur pa ndjenja ne ballkonin e dhomes se saj, si ishte katandisur. Pse e kishte kaluar naten aty as ajo nuk e dinte. Priste qe kur te zgjohej Adea tju tregonte. Jona ishte perhumbur e tera, ishte bere sy e veshe duke degjuar Jehonen teksa i tregonte Jones per makthet qe i perjetonte koheve te fundit Adea. Jona e dinte shume mire kete gje, vet ajo i kishte treguar.
************************
Nga ana tjeter Ajanit i vjen nje porosi lenduese ne celularin e tij. Edhe pse ishte numer i panjohur, mjaftonte mesazhi qe ai te plaste nga inati. Ajo foto, ajo puthje po ia vriste shpirtin. Theu e perplasi gjithcka qe gjente perpara, por kot, nervoza spo i kalonte. Tentoi ta merte personin qe i kishte derguar mesazhin, por kot. Telefoni i dilte i fikur. Pas disa minutash heshtje, i erdhi nje mesazh nga po i njejti numer.
-"Behu burr njehere ne jeten tende, shko dhe mbroje dashurine tende e cila po vdes ne spital. Shko shpetoje sa nuk eshte vone"-dhe ja ku mesazhi i dyte i erdhi si bombe. Telefonoi disa here Adean por pergjigje spo merrte. U mendua paksa dhe vendosi te ndiqte keshillat e atij mesazhi. U ngrit nga vendi, mori xhupin dhe doli nga shtepia duke shpejtuar. Deshironte te fluturonte, te arrinte sa me shpejte ne ate spital te mallkuar. Mendja i shkoi nga me e keqja. Mbase...mbase ajo eshte e semure dhe askujt nuk i ka treguar. Na e ka mbajtur te fshehte.-i erdhi ne mendje ky mendim por shpejt e hoqi mendjen nga aty dhe pasi gjeti taxi u nis per ne spital.
*********************
Jona kishte lajmeruar disa here Taulantin por kot, pergjigje spo merte nga ai. O ishte ne gjum o kishte dalur me Bujarin. Numrin e Bujarit nuk e kishte, sapo ishin njohur. Mendoi sa mendoi, spo gjente zgjedhje. Kur me ne fund u kujtua, kerkoi ne rrjetet sociale dhe ne shoqerine e Taulantit e gjeti Bujarin. I dergoi ftese miqesie dhe priste konfirmimin e tij.
-Te thash vella, ja menjehere me dergoi ftes ajo Jona. E dija se jam i parezistueshem.-u tall Bujari me Taulantin dhe ky i fundit vetem qeshi. Meqe ishte vikend, kishte fjetur deri vone. Syte i kishte akoma gjysme te mbyllur. Pasi ai pranoi ftesen e saj, ajo menjehere i shkruajti arsyen se pse i kishte derguar ftese. Bujari u zverdh i teri, si t'i tregonte Taulantit? Beri cka beri, ia dha vet telefonin ne dore qe ta lexonte mesazhin.
"Bujar me fal per shqetesimin por rrugdalje tjeter skisha, meqe Taulanti spo e hap tel mu kujtove ti. Tregoi se Adea eshte ne spital."-kaq iu desh te shkretit dhe vrapoi per ne dhomen e tij. Veshi gjerat e para qe i kapen syte dhe sebashku me Bujarin u nisen per ne spital. Lutej me shpirt qe ajo te ishte mire, qe mos te kishte dicka serioze. Vetem atehere iu kujtua se e ema kishte mare 1 jave pushim dhe skishte njohuri per kete rast. Skishte si ta lajmeronte ta pyeste per gjendjen e saj kur Drita nuk dinte asgje. Pas disa minutash, arriti ne spital dhe celesat ia la Bujarit.
-Ti parko makinen, une po shkoj te ajo vella.-i tha ai dhe vrapoi me te katra per ta gjetur Adean. Shtynte cdo njeri qe i dilte perpara por kjo gje nuk i interesonte. Mjaftonte te arrinte te ajo, ta shihte fytyren e saj engjellore. Ndaj nuk i kushtoi rendsi as fjaleve ofenduese te njerezve qe shprehnin nervozizem nga vrapimi i tij. Me te hyre brenda ne spital, pyeti mjeken e pare qe i zune syte dhe ajo e drejtoi per ne kat te dyte. Pasi mori lajmin se ku gjendjej dhoma e saj, nuk i tha as falemnderit vajzes qe i ndihmoi por shkoi te dhoma e saj. U ndal paksa te pushonte, fryma po i merrej nga gjithe ai vrapim. Por kesaj here ishte shpirti qe iu lendua kur degjoi zerin e saj te vaket gjersa peshperiste ato fjale.
-Dhe ti i di ndjenjat e mia ndaj teje Ajan. Qe nga fillimi kam qene e sinqerte me ty, asnjehere ste kam genjyer.-dhe e pa doren e tij mbi te sajen te cilen po e shtrengonte forte.
-Mendoj se e meritoj nje perqafim, meqe me shkaktove gjithe kete ankth.-I tha Ajani dhe ajo vetem i buzeqeshi. Iu afrua per ta perqafuar ne menyre miqesore. Teksa beri te shtrihej serish, Ajani beri ate qe duhej ta bente qe moti. Te pakten keshtu ai mendonte. Vendoi doren e tij mbrapa qafes se saj dhe e afroi afer.
-Ajan cpo ben? Mendoj se isha mjaft e qarte me ty kur te thash se..-dhe buzet e tyre u bashkuan. Por kjo nuk zgjati fare sepse si shkembim, Ajani mori nje shuplake nga ajo dhe e deboi nga dhoma. E ai kishte qene deshmitar i gjithe asaj skene. Por momentin kryesor e humbi, kur ajo e goditi me shuplake Ajanin, Taulanti veqse ishte larguar. I kishte mjaftuar ajo puthje.