Gjendja e Adeas ishte si mos me keq, ishte nen kujdesin intenziv. Te gjithe ishin grumbulluar ne spital duke pritur ndonje lajm te mire. Te gjithe ishin te brengosur per te ne menyra te ndryshme. Dikush si nene e vertete qe pafajsisht e kishte humbur vajzen e saj, dikush si nje nene shembullore qe pavaresisht se ajo nuk ishte vajza e saj e vertet, ishte kujdesur vite me radhe per te si te ishte vajza e saj.
Me i trondituri ishte Taulanti, ne mendje i vinin momentet qe kishte kaluar me Adean, castet e lumtura prane saj. Ishte larguar paksa nga te tjeret dhe vazhdimisht fajesonte veten.
-Nuk...nuk eshte e mundur Bujar. Jo...refuzoj ta pranoj..refuzoj ta pranoj se kam dashur motren time..mendja ime nuk e pranon nje gje te tille.-po i fliste mikut te tij me mendjen e perhumbur.
-Qetesohu vella, gjithcka do rregullohet me beso. Jam i bindur se gjithcka do behet mire.-po e qetesonte ai.
-Si do behet mire? Ma thuaj, si? Une..une kam puthur motren time dreqi e marrte. Kam qene i dashuruar ne motren time. Kupton kaq gje ti apo jo?-dhe grushtoi murin me dore.
-Me degjo njehere, se ste flas per keq. Dicka ketu nuk shkon, ndaj kthjellohu pak-dhe e kapi Taulantin per krahu duke ia bere me shenje qe te ulet e ta degjoje.
***********************
-Si..si eshte ajo doktor? Eshte me mire?-pyeti Endriti gjithe ankth. Zemra po i shtrengonte por kjo gje skishte rendesi. Shendetin e tij e kishte anashkaluar shume.
-Eshte nen kujdes intenziv, gjendja e saj eshte stabile. Por si duket ka pesuar dicka te keqe meqe refuzon te flase me dike.-ia shpjegoi mjeku qarte.
-Per momentin eshte mire qe mos ta shqetesoni, perndryshe mund ti perkeqesohet gjendja. Le te kaloje naten ketu, neser mund ta merrni. Me besoni, cdo shqetesim me shume mund te jete fatal per te. Ju lutem, shkoni ne shtepi dhe ejani neser. Sonte do ishte e kote nese qendroni ketu. Lereni te qetesohet pak, ka nevoje te rrije vetem. Me leje tani.-dhe u largua duke i lene te gjithe ne ankth.
-Ti..ti je fajtorja per gjithcka. A nuk e kupton sa shume e ke lenduar vajzen tende?-po I bertiste Kushtrimi Drites dhe ajo mbante koken ulur.
-Nuk tu duk pak qe e braktise..tani vjen dhe e ben rremuje jeten e saj.-vazhdoi ai me fjale thumbuese.
-Qetesohu djalosh, me gjithe respektin por mos fol kur nuk e din se si kane ndodhur gjerat-nderhyri Urimi pasiqe ai e dinte se Drita nuk e kishte braktisur asnjehere vajzen e saj. Perkundrazi, vite me radhe e kishte kerkuar por skishte gjetur asnje gjurme prej saj. Disa i kishin thene se ajo kishte vdekur nga nje perplasje e forte makine, disa te tjere justifikoheshin se nuk kishin bere gje.
-Per momentin nuk me interesojne arsyet e saj aspak, por gjendja e motres sime. Sepse ajo vazhdon te jete motra ime.-kaq tha ai dhe u largua. Skishte nerva te qendronte me shume.
********************
Ajo qe nuk brengosej aspak ishte Ema, madje e ndjente veten si ato garuesit qe fitojne ndonje medalje dhe se vrasin koken per asgje. Ishte ulur ne sallonin e madh, kembe mbi kembe dhe qeshte duke kujtuar situaten e meparshme. Kete sekret e kishte kuptuar para disa muajve kur i kishte degjuar prinderit e saj teksa bisedonin naten vone duke bere plan se kishte ardhur koha qe Adea ta kuptonte te verteten. Fillimisht sdinte gje se per cfare po flitej ndaj nuk i kushtoi shume rendesi. Por kur degjoi lajmin bomb se Adea ishte vajza e tyre e biresuar, i erdhi si nje dhurate e papritur dhe kishte pritur momentin kur ta perdorte ate lajm. Po rrinte per shtate pale qejf dhe as qe i behej vone per asgje, as per gjendjen e Adeas as per kercenimet e te atit.
-Tani je shume i brengosur per te baba, kur te sherohet ajo do kesh harruar premtimin tend. Ose une do perkujdesem qe ta harrosh faktin se do shkoj te jetoj ne fshat.-dhe qeshi me veten dhe idete e saj djallezore.
***************************
Kushtrimin spo e zinte vendi, pavaresisht fjaleve te doktorit ai beri te kunderten. Hyri ngadale ne dhomen e Adeas duke u munduar qe mos ta zgjonte. Kapi doren e saj te bute dhe e puthi lehte.
-E dashur moter...po po moter, sepse e tille je per mua dhe do jesh gjithmone. Pavaresisht cdo gjeje, ti vazhdon te jesh motra ime e preferuar. Edhe pse ne venat tona nuk rrjedh gjaku i njejte, une serish vazhdoj te te dua moter. Te lutem zgjohu..mos u hidhero me mua qe hyra ne dhomen tende pa pyetur. Thjesht smund te rrija pa te pare. E di, ti je si nje bekim per ne. zoti te dergoi qellimisht ne jeten tone, per te na treguar se shpesh here nje I huaj mund te behet me I afert per ty sesa vet gjaku jot. Te lutem moter, mos na mbaj meri. Zgjohu dhe kerko shpjegim, bertit, ofendo sa te duash por mos na largo nga jeta jote.-dhe uli koken mbi doren e saj duke e puthur lehte. Nje lot ra mbi doren e saj dhe ajo e ndjeu. Zgjati doren tjeter dhe lehtas ia ledhatoi floket.
-Mmm...vella..edhe ti do jesh..i tille per mua..gjithmone..vellau im i madh, heroi im...ai qe me ka mbrojtur gjithmone..ai qe gjithmone me ka keshilluar per te mire...te dua shume edhe une, por per momentin sjam e afte...te degjoj sqarime.-dhe anoi koken nga ana tjeter. Ishte nen efektin e ilaceve, dhe ngadale qepallat e syve iu mbyllen serish.
Pasi i dhuroi nje puthje te lehte ne koke, doli nga dhoma pa bere zhurme.
-Si eshte ajo bir? Mundi te fliste?-e pyeti Jehona mese e brengosur.
-Mire eshte ma, mire, mos u shqeteso. Madje foli dhe me mua. Thjesht i duhet kohe qe ta mare veten. Jepini kohe, mos I beni shtypje mire. Kur te jete ne gjendje, vet ajo do flase me ju. Per momentin po fle, por mire eshte mos u shqeteso.-dhe e perqafoi te emen.
-Une do shkoj ta shoh, smund te duroj me shume.-nderhyri Drita.
-Ajo po fle zonje, dhe kerkoi qe askush mos ta shqetesoje, aq me pak ju. Respektojeni deshiren e saj. Kaq gje mund te beni, besoj.-tha ai dhe largoi koken nga ajo duke i drejtuar syte nga i ati.
-Ba, shko ne shtepi pusho. Ne do jemi ketu, mos u brengos.
-Jo bir, smundem. Do rri edhe une. Smund te rri ne shtepi.-ia ktheu ai I lodhur.
-O ba, kemi nevoje per ty te lutem. Shiko si je katandisur. Shko ne shtepi, edhe ashtu mjeku tha se sonte smund ta shihni pacienten. Ke nevoje per qetesim, neser do vish prap. Mos rri kot sonte, neser do vish te na marresh.-i tha ai dhe shoqeroi te atin deri te makina. Pasi u kujdes per te, u kthye brenda ne spital dhe syte i zune Taulantin duke biseduar me Bujarin. Nuk iu kushtoi shume rendesi, vazhdoi rrugen per te koridori ku po prisnin te tjeret.