Kapitulli 13

184 13 0
                                    

Me te perfunduar oret e mesimit, Taulanti kishte shkuar ne aeroport per te pritur mikun e tij Bujarin. Priti gjate, por ate spo e shihte asgjekundi. Doli jashte per te luajtur ne telefon, kur nje ze nga mbrapa e trembi:

-Keshtu i pret miqt ti? Duke shikuar vajzat ne instagram-e talli Bujari dhe Taulanti u ngrit menjehere ne kembe. Pa dashje, kishte shtypur nje zemer ne nje foto te Adeas, gje per te cilen as ai akoma nuk ishte i vetedijshem. Pasi perqafuan njeri tjetrin si perqafim shokesh, u nisen per te makina duke ngacmuar njeri tjetrin siq benin gjithmone.

-Pa he, me thuaj si i ke punet me ate vajzen qe me tregove? U rregullua gjithcka?-e pyeti ai pasi zuri vendin e tij ne makine dhe u akomodua per qejf.

-Lere fare, me mire mos pyt. Me keq ska ku te shkoje-ia ktheu Taulanti dhe i tregoi gjithcka cka kishte ndodhur.

-Taulant, duket qe puna qenka ngaterruar mire. Sikur ta lajmeroje, te takoheshit e t'i sqaronit gjerat njehere e mire? T'i tregosh gjithcka nga fillimi.-e keshilloi miku i tij.

-Do ishte e kote, ajo sdo pranoje te takohet me mua. Jo pas asaj puthje mes meje dhe Mimozes.

-Ti njehere sqaroja gjerat siq kane ndodhur, nga reagimi i saj do kuptosh cdo gje. Ne behet xheloze, dmth ka ndjenja per ty. Nese sja plas fare, atehere me mire lere fare. Por, fillimisht sqarojini gjerat. Ashtu do jesh me i qete dhe ti.

-Shohim dhe bejme. Fillimisht do ndalemi diku per kafe apo do vish nga shtepia ime te pushosh?-e pyeti Taulanti si per te nderruar teme.

-Nje kafe do me relaksonte goxha. Nese qeras ti, do ishte me mire-dhe te dy ia plasen te qeshures. Pasi biseduan per gjera te ndryshme, me ne fund arriten ne nje kafeteri te qytetit. Vendi preferik i Taulantit.

********************

Driten spo e zinte vendi vend, medomeos do fliste me Urimin. Duhej t'i tregonte cdo gje, mese tyre skishte pasur asnjehere sekrete. Ai kishte qene mbeshtetja e saj me e madhe. E kishte takuar ne momentet e saja me te veshtira dhe i kishte ndihmuar te ishte kjo qe ishte sot. Ndaj e donte shume ate njeri dhe e respektonte teper. Por edhe frika po e kaplonte. Cka nese Urimi tenton t'i ben dicka Adrianit dhe ai e vret? Jo, kete gje sdo ia falte vetes kurr. Nuk deshironte qe Taulanti te rritej pa baba. Por, nese Urimi e zbulon se ai e ka kercenuar te shoqen, do perkeqesohen gjerat me keq. Ne mendje bluante lloj lloj gjerash, koka spo i punonte. Telefoni i saj binte vazhdimisht, por mendimet e saja kishin fluturuar tutje, aq sa nuk ishte ne gjendje te pergjigjej. Me ne fund, kur telefoni pushoi, ajo u kthjellua. Pa se nje numer i panjohur e kishte telefonuar. Menjehere mendja i vajti te Adriani, duhej te ishte ai.

-Duhet te flas me Urimin, madje qe sot. Ai duhet te dije gjithcka, para se te behet teper vone-po fliste me ze te larte dhe nuk e kishte degjuar deren qe ishte hapur pas disa te trokiturave.

-Cfare duhet te me tregosh Drita? Cfare duhet te dije une para se te behet teper vone?-e pyeti Urimi i cili kishte dalur nga puna per ta vizituar te shoqen. Kishte menduar te dilnin per dreke, meqe kishte kohe qe skishin dalur vetem ata te dy se bashku. Drita u tremb kur e pa, por njekohesisht edhe u gezua.

-Do flasim per nje ceshtje shume te rendesishme Urim, sapo te perfundoj kontrollen e dy pacienteve, do kthehem dhe do flasim, mire-dhe ai pohoi me koke. Pasi i dhuroi nje puthje te lehte, doli nga zyra e saj disi me e qetesuar.

******************

Adea ishte e vetme ne shtepi, dhe e kishte injoruar Jonen te dilnin per kafe. Gje qe Jona nuk e kishte pritur nga ajo. U pendua shume qe i tha jo asaj, ndaj vendosi te rregullonte gabimin. Formoi numrin e saj ne telefon dhe priti deri sa ajo ta hapte. Vonoi paksa, dhe u degjua nje Alo e thate nga ana e Jones.

-Jona, me fal. Te lutem me fal per sot qe te thashe jo, por me beso se nuk kam qene mire keto dite. Ndaj reagova ashtu edhe pse ti nuk e meriton. Ti je mikja ime me e mire.-i tha Adea keto fjale gati ne te qare. E Jona e dinte se sa tip i prekshem ishte Adea.

-Ne rregull, do te fal por vetem me nje kusht.-ia ktheu ajo akoma ftohte. Sdonte te dorezohej lehte.

-PO, ma thuaj cfare kushti?-bertiti Adea kesaj here e lumtur.

-Avash njehere mos bertit shume se me shurdhove-dhe te dyja qeshen.-Do dalim te shetisim, dhe pastaj do ulemi diku per kafe. Si thua?-dhe Adea pranoi menjehere. Ishte mikja e saj me e mire, kesaj radhe sdo ja prishte qejfin. Pasi u dakorduan, mbylli telefonin dhe shkoi te bente nje dush. Ne ate moment e hapi instagramin dhe e pa nje zemer ne foton e saj. Taulanti-peshperiti ajo dhe telefonin e afroi te zemra. Por, shpejt e hoqi qe aty kur e kujtoi puthjen e tij me Mimozen. U fut te bente nje dush, te relaksohej paksa. Ate dite kishte vendosur te ndryshonte paksa look-un. Floket i beri kacurrela dhe per here te pare beri nje make up shume te lehte. Per shume vajza te tjera ne moshen e saj, kjo nuk quhej as make up, por ajo per here te pare po vendoste te bente nje ndryshim te vetja. Pasi zgjodhi dhe fustanin e thjeshte ngjyre vishnje deri te gjunjet, mori xhaketen dhe doli nga shtepia e lumtur. E ema kur e pa ate ndryshim te ajo, u habit tejmase.

-Adea, je ti apo po me bejne syte?-ia ktheu ajo duke qeshur dhe Adea e shikoi e merzitur. Mendoi se dicka nuk ishte ne rregull me te ndaj ktheu koken nga pasqyra per ta shikuar veten edhe njehere.

-Pse? Apo sdukem bukur? Apo kam vene shume make up? Mos ndoshta fustani eshte shume provokativ?-i beri qindra pytje ne sekond e Jehona akoma qeshte me brishtesine e saj.

-Jo moj bije, dukesh per mrekulli. Qenke bere si nje princeshe. Por me pelqen ky ndryshim yt shume-dhe iu afrua duke i dhene nje perqafim. Te njejten gje beri dhe ajo. Ne ato momente ne shtepi erdhen dhe Endriti me Kushtrimin te cilet e ngacmuan ate shume dhe ajo uli koken paksa e turperuar.

-Kush na qenka fatkeqi qe motra ime paska vendosur te rregullohet si duhet? Mjer ai, e paska mallkuar e ema-e talli Kushtrimi dhe ajo i gjuajti lehte ne krah.

-Do dal me Jonen, jo me nje djal o i poshter-ia ktheu ajo duke qeshur.

-Nuk e di une se me ke, vecse qe tani po me dhimset ai djal. Me trego kush eshte, ta paraljameroj para kohe se me ke ka ke te beje.-vazhdonte Kushtrimi me shakate e tij e ajo vazhdonte ta pickonte ne krah. I vinte turp nga i ati e kjo gje Endritit nuk i shpetoi nga syte. E kuptoi kur ajo u skuq e tera ne fytyre, ndaj e luti Kushtrimin te ndalonte. Pasi e puthi te bijen ne koke, i dha ca leke dhe shkoi ne dhomen e tij per te pushuar. Ajo qe e kishte pare gjithe kete shfaqe te pakendshme, ishte Ema e cila qendronte te shkallet dhe peshperiste ne vete:

-Teater, e gjitha nje veper e perkryer teatrale. Sa e shkathet je moj Adea. Te betohem se per aktrim meriton cmimin nobel-peshperiti me ze te ulet qe askush mos ta degjonte.

Pasi u pershendet me te emen dhe Kushtrimin, i telefonoi Jones per t'i treguar se ishte nisur per te shtepia e saj. 

JetimjaWhere stories live. Discover now