1

1K 80 30
                                    

Edhe kjo dite sikurse te tjerat ishte e zakonshme.
Shkoll , pun , kurs dhe me pas shtepi.
Kjo e sotshmja ishte e zakonshme pos qe sot ndihej pak me keq.
Nuk ndihej mir dhe kishte filluar te dridhej.
Por kjo nuk ishte as edhe e para as edhe e fundit.
Kishte 2 vite qe nga vdekja e babait qe ishte ne nje gjendje te till.
E dinte se do ishte e veshtir por mundohej.
Para per tu trajtuar nuk kishte.
Njeri per tu kujdesur per te emen nuk kishte.
Keshtuqe kishte vendosur qe te perjetonte ferrin dhe te denonte veten.
Majftueshem e kishte denuar veten tere keto vite , por per shkak te saj ndodhen dy vdekje ne toke dhe nje vdekje ne shtart.
Kishte marr dy shpirta e nje trup.
Prandaj edhe sikur te vuante me vite te tera te tjera nuk i interesonte.
Sdo i interesonte edhe sikur te vdiste me.
Nuk i interesonte as tani qe ne dhomen e saj nuk po gjente dot ato barera qe kishte koh qe perdorte per te mos u bere edhe me keq.
I vinte keq per veten.
Ishte bere edhe me e cmendur seq kishte qene.
Nuk kujdesej me per veten.
Nuk i interesonte as pamja qe paraqiste para te tjerve ne ato rruget e humbura te qytetit , qe te drejtonin ne nje shkoll te rrenuar , ne nje kurs qe ipej me pak para dhe ne ate restaurantin qe se fundmi kishte filluar te punonte.
Falenderohej nganjeher nga zemra qe nuk ishte nje restaurant pijanecesh si ajo qe kishte punuar para dy viteve.
Edhe ashtu ajo per dreq kishte qene vendi qe i kishte shuar jeten.

Gjeti ne nje cep te krevatit kutin e  mbaruar te barerave.
Per dreq , mua tani kur nuk kishte para ato kishin mabaruar.
Per dreq mu tani qe ishte ne perfundim te borgjeve qe kishte pasur ne spital dhe ne disa farmaci , per shkak te gjendjes se nenes se saj.

U shtri ne kravat duke u ndjer  e lodhur dhe e shpifur.
Edhe ashtu ishte.
Perderisa perdoret gjera qe e shkatrronin jeten dhe ishin te shpifura nuk mund te quhej ndryshe.

Nuk do ishte ndjer kurr me e shpifur dhe e perdorur seq po ndihej tani.
Sdo ndihej edhe sikur te ishte perdorur nga ata pasanikat e dreqit qe i vardiseshin shpesh dhe te hidhej ne ndonje cep.

Ndenji e heshtur per 10 minuta.
Me pas u ngrit dhe u drejtua per ne kuzhin , e cila ishte e mbushur me ere te shpifur. Kishte dy dit qe nuk kishte lare dhe rregulluar asgje as  ne kuzhin dhe as ne shtepi.

Mbylli syt te qetsohej per 10 sekondat e vazhdimit dhe te niste nje pun te lodhshme dhe mjaft te merzitshme.

Pasi mbaroi me ate shtepi qe tashme nuk quhej as edhe shtepi sepse ishte e rrenuar e gjitha. Tashme edhe kishte filluar qe edhe shiu nga jasht te hynte brenda. Shkoi ne spitalin gjithashtu thuajse te rrenuar dhe e mbushur me eren e mykut dhe era e nje shtepie te braktisur me vite. Mirpo nuk kishte mundesi tjeter, nuk kishte para per te mbajtur nene e saj ne nje vend me te mir dhe  me ere me te mir te luleve te fresketa.
Nuk do kishte as edhe nje her nese do vazhdonte keshtu siq po vazhdonte.
Te ndiqte shkollen , kursin , pastaj sherbimet mbi shtepi dhe ne nje pun me rrog te ulet. Nuk do mundej edhe pse ajo meritonte me te miren.
Ashtu siq i kishte rritur , edukuar dhe mesuar Leon dhe ate , ajo meritonte me shum se kaq.
Meritonte te jetonte ne nje vende sikurse parajsa , por ajo nuk ia siguronte dote nje te till.
Sdo mundej kurr.
Ajo i siguroi vetem ferr ne zemre , i siguroi merzitje dhe zhgenjim ne sy dhe zemer.
Ajo po i siguron edhe kete sketerr qe po gjendej tani , ne nje gjendej te till.
E palevizshme dhe pa ndjenja.

Po rrinte shtrir kur ajo hyri ne dhom.
Tashem rrall her flinte.
Gjumi nuk e zinte.
Ne nje gjendje te till , ne nje jete te till tashem gjumi ishte diqka larg kesaj bote. Larg endrres dhe deshires se saj.
Ajo vet tashme ishte larg gjithqkaje.
Edhe larg vajzes se saj.
Eshte larg turpit , aromes dhe deshires se saj.

U afrua me kujdes afer krevatit te saj.
E puthi leht ne ball dhe la mbi nje komodin celsat e shtepis dhe canten e vogel qe e mbante.

Filloi t'i tregonte per diten.
I tregoi si kaloi ne shkoll , kurs dhe pun.
Gjerat e perditshme dhe jo interesante.
Me pas mori nje liber dhe shfletoi te lexonte faqet e saj.
Per rreth 2 or qendroi me te , e me pas me nje puthje te vogel doli nga dhoma dhe u drejtua per ne shtepin e saj.

Megjesin e saj si gjithmon e prishte ajo zhurma urryese e alarmit , por kete mengjes ishte diqka tjeter .
Kete mengjes mori nje thirrje nga spitali ku ishte e vednosur nena e saj.

Mendja i shkoi per keq.
Keto koh ajo nuk mendonte me per gjera te mira dhe te bukura. Mendonte vetem per gjera qe i vidhnin cdo lloj shprese.

Derisa kishte filluar te mendonte dhe te humbte ne te , prap u kthy ne realen qe po jetonte.
Hapi telefonin shum e shqetesuar.

-Alo?? Eshte mira mamaja ime?- zakonisht ata e therrisnin per t'i treguar per gjendjen e saj , dhe ne oret e herta apo te vona e therrisnin per t'i treguara se ajo perkeqesohej.
Ne djall le te venin mendonte me vete. Le te vdes dhe ajo dhe un le te jem e gjitha e humbur.
Ashtu ishte.
Nese edhe ajo ikte ajo nuk kishte arsye pse te vazhdonte.
Do i kthehej te kaluares se erret te saj.
Do i kthehej edhe nje her  vrasjese se saj.

-Zonjush Isabella?-u degjua zeri i nje burri nga mbrapa telefonit.

-Ehe un jam. Qfar ka mamaja ime?- e pyeti duke u ngutur dhe njohkosisht duke u ngritur nga krevati , duke veshur disa rroba te pahekurosura qe ishin ne nje cep te dhomes se rrenuar.

-Jo jo , mos u shqetsoni. Ajo eshte mir. Ne fakt nuk mund te thuhet mir per nje person te till, por gjendja e saj eshte stabile.- pastaj pushoi pak dhe vazhdoi. - Por thirra qe tju njoftoj ne lidhje me diqka mbi spitalin ton. Keshtuqe jeni te lir te vini?- e pyeti ai burri dhe pas pergjigjjes se saj ai mbylli telefonaten.

Gjat rruges kishte lloj lloj mendimesh.
Ata ose do mbyllnin spitalin  ose do benin ndogje kot , por qe nenen e saj do duhej ta kthenet ne ate sketerr.
Ishte betuar qe sdo e kthente aty pa perparuar diqka.
Do mundohej me vite te tera , por pa rregulluar diqka mbi te, nenen e saj nuk do e sjellte me ne ate shtepi.
Madje kishte vednosur edhe ta shiste sapo te gjente nje apartment qe i plotsonte nevojat e saj.

Hapi deren e dhomes se nenes se saj me vrull , dhe aty po qendronin nje staf i tere.

Ishin drejtori i spitalit , dy infermjeret e nenes se saj , mjeku kryesor , disa njerz te tjere qe nuk i kishte pare kurr me pare , por qe ishin te veshur shum mir , me rroba te shtrenjeta . I perngjanin me njerzt ku punonte.

-Mirmengjes!- tha ajo me gjysme zeri. Keto koh ajo nuk fliste me e sigurt.
Edhe ashtu nuk ishte e sigurt per asgje ne jete.
Keshtuqe nuk i bente pershtypje me se ishte apo nuk ishte e bindshme kur fliste.

-Mirmngjes zonjush. Ju jeni me siguri Isabella Cornell?- foli njeri nga ata burrat qe ishte i veshur me rroba te shtrenjta.

-Po zotri un jam. Dhe ju me sakt kush jeni?- pyeti ajo me nje ton shum arrogant.

-Znj. Isabella. Spitali jon ka fituar nje ankand per te marr ndihm nga jasht. Keshtuqe ne e fituam ate dhe kemi vetem 10 pacienta qe fituan nje short qe te mund  shperngulen ne nje spital me te mir. Ne spitalin privat te qytetit. Spiatli Harton! Dhe nena juaj ishte njera nga to. Urime zonjush , ishit me fat.-  i tha mjeku.

Kjo ishte super dhe mega diqka e madhe per te.
Ne fetyr iu formua nje buzeqeshej por ne te njejten koh edhe kureshtje.
Spitali Harton??
Ajo punonte ne nje restaurant qe quhej Harton!
Ishte vall i njejti pronar per kete.
Deshi te pyeste por lotet e gezimit e pushtuna nga ato urimet qe e bene.
Mirpo u permbajt.
Nuk qau sepse kjo ishte e ndaluar per te .
Gjithqka ishte e ndaluar per te , por ja qe ajo buzeqeshja e formuar insiktivisht ishte diqka nga natyre. Diqka qe nuk e ndaloi dot.

U falenderua shum per kete.
Edhe pas gjith atyre zoti nuk e kisht harruar ate.
Jo ate. Ai nuk kishte harruar nenen e saj.
Nenen qe meritonte cdo te mir por qe kishte marr cdo te keqe.
Ai i dha nenes se saj ate qe Isabella deshironte me se shumti.
I dha me te pakten qe meritonte , por ia vlente.
Ajo nuk e bente dot, keshtuqe le te bente dikush tjeter per te .
I mjaftonte te ishte e lumtur dhe ne nje vend qe e meritonte.



Me dashuri: B.M♥

Syte e tu jan droga imeWhere stories live. Discover now