~77

749 44 71
                                    

Tashme ndodheshin ne sallen e lindjes dhe Ema vazhdonte te kishte dhimbje ndersa gjinekologia i thoshte te shtynte.

Aleksi ishte teper i shqetesuar ndodhej ne salle duke shtrenguar doren e saj por ulerimat e saj te dhimbjes e benin te shqetesohej teper.

A: Edhe pak shpirti im. Edhe pak me pas do te mbajme ne krahet tane te voglin tone- i thoshte ai duke mbeshtetur ballin e tij me te sajin.

G: Zonje kam nje lajm te mire dhe nje te keq- tha doktoresha.

E: Aaaa cfare eshte- tha ajo duke duruar dhimbjet.

G: Lajmi i keq esht se do te lodhesh shume.

A: I miri?- pyeti Aleksi.

G: Doktoresha qe jeni marre me pare nuk e di se kush ja ka dhene shkollen por dua tiu them qe keni 2 femije dhe i keni binjake.

E: CFAREEEEEEEE???????- pyeti Ema mes dhimbjeve.

A: OHAAAAAAA- therriti Aleksi i cuditur por gjithashtu i gezuar.

G: Tani fillojme Zonja Dalsani shtyni sa me shume te mundeni- tha gjinekologia dhe Ema filloi te shtynte dhe therriste me sa fuqi kishte.

Pas 20 minutash u degjua nje e qare femije.

Femija i pare ishte djale.

Ema filloi te shtynte perseri dhe pas disa momentesh nje e qare tjeter femije u degjua.

Ishte perseri djale.

Ema mori fryme thelle dhe filloi te qante. Po behej nene e dy djemve.

Pasi mori pak veten mamia solli te dy djemte njerin ja dhe Aleksit dhe tjetrin Emes.

Aleksi me syte e skuqur plot lot filloi te puthte ne balle vogelushin dhe ai kapi gishtin e Aleksit me doren e tij te vogel dhe buzeqeshi lehte.

Aleksi sapo pa buzeqeshjen e vogelushit qeshi dhe la lotet te pikonin mbi faqet e tij dhe me pas u afrua afer Emes e puthi ne buze dhe me pas ne balle.

A: Faleminderit Ema Dalsani- tha Aleksi duke buzeqeshur.

E: Per cfare?- pyeti Ema dike buzeqeshur drejt tij.

A: Per gjithcka qe je. Per gjithcka me ke falur, cdo ndjenje, cdo puthje, cdo grimce dashurie dhe te falenderoj per cka me dhurove sot 2 djem si rreze drite dhe te falenderoj per cdo gje qe do me japesh ne te ardhmen. Pika ime e dobet- tha ai dhe e puthi Emen ne buze ngadale dhe embel.

Vogelushi te cilin Ema po e mbante ne krahe kapi veshjen e spitalit qe Ema kishte veshur dhe e shtrengoi duke marre vemendjen e Emas dhe Aleksit duke i ndare nga puthja.

A: Ti zoteri i vogel mos ma nderprit me puthjen me mamin tend- tha ai dhe Ema qeshi ndersa Aleksi iu afrua duke buzeqeshur lehte dhe puthi ne faqe vogelushin te cilin Ema mbante ne krahe.

A: Je e sigurt qe do te jesh mire sa te shkoj tiu them te tjereve?

E: Shko zemer- tha Ema duke perkedhelur faqen e Aleksit dhe ai ia mori doren dhe puthi pjesen e brendshme te saj.

E: Te dashuroj Aleks Dalsani- tha Ema duke e pare e buzeqeshur.

A: Te dashuroj Ema Dalsani- tha ai duke qeshur dergoi nje puthje ne ajer dhe doli jashte per tiu thene te gjitheve lajmin...

Our Thug Life💸❤️Where stories live. Discover now