Zbrazëti

24 1 0
                                        

E, dua të ec në rrugët e shkretuara të qytetit,
Në rrugët ku heshtja të shurdhon,
Të ndjej dhimbjen e gjithë miletit,
Dhimbje, që frymën të ndalon.

Dua të humbas në terr e natë,
E kurrë më, nga unë mos dëgjohet,
Ta ndal shpirtin, shpirtin e ngratë
Që kjo dhimbje më mos jetohet.

Dua të ik atje, ku dhe drita arratiset,
Atje ku mendja verbohet n'agoni,
Ndjenjat, brendësia të më braktiset,
Të bëhem pa shpirt, plot zbrazëti.

Vetëm atëherë do frymoj
Shpirtin e vdekur ta ndjej të lirë,
Por a do jem unë, a do jem njësoj?!
Kurrë, kurrë me liri të shtirë...

Kamu telah mencapai bab terakhir yang dipublikasikan.

⏰ Terakhir diperbarui: Dec 23, 2023 ⏰

Tambahkan cerita ini ke Perpustakaan untuk mendapatkan notifikasi saat ada bab baru!

Luna de Novembre.Cerita yang bikin terobses. Temukan sekarang