E alkoolin
Ne vena do e le të rrjedhe
Do e le
Zemrën të ma veshë
Do e nuhas
Hundën t'ma bllokojë
Shpirtin të ma çoroditë
E mendimet
Jerm le të bëhen
Të kacafyten
Të pihen e të dehen
E lotët
Në faqe le të rrjedhin
Plagët le të dhembin
Të qahen, të çahen...
E zjarri
Fort të përvëlojë
Në shpirt të djegë
Çdo qelizë, çdo ndjenjë
E mishi
Kokrra-kokrra të bëhet
Më mos ndihet
Të nxihet, të mpihet
E alkoolin
Pa ndalur do e pi
Do kërkoj shpëtim
Arrati, liri
Por ty i dashur
As me alkool e as me helm
Nga zemra dot s'te nxjerr
Aty të mbaj, të qaj...
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)