Love?!

166 26 32
                                    

Ti nuk e di si jam gatuar unë. Më pëlqen të kem veten nënkontroll, të jem ajo vajza me kontroll të lartë në vete që nuk kontrollohet nga asgjë dhe askush e aq më pak nga ndjenjat, por kontrollohet nga truri, nga mendimet që dashur pa dashur ia skllavërojnë shpirtin.
Nuk më pëlqen të dua, kurrë s'më ka pëlqyer të bie në dashuri e me thënë të drejtën kurrë s'kam besuar te dashuria. Ç'është në fund të fundit?! Si mund të duash një person ?!

Epo ja që mundesh, e ndoshta nuk mundesh, kushedi! Askush se di, as ata të dashuruarit.
Nga e dinë ata që është dashuri në fund të fundit? Thjesht përjetojnë ca emocione të reja, marrin ca ndjenja të reja, ndihen çuditshëm dhe vendosin që këto ndjenja t'i përkufizojnë me termin 'dashuri' .

Po, kush e di si është dashuria në të vërtetë?
A lëndon ajo e vërteta, ajo që nuk ekziston?
Kushedi...
Dashuria është si vdekja do të thoja, askush nuk e di si është vdekja, sepse nuk ka pasur ndonjë që të vdesë, të kthehet e të tregojë për vdekjen, e , e tillë është dhe dashuria, mister i vërtetë. Ka thjesht ca hipoteza për ekzistencën e saj, ca...

E, nejse...Po thoja që kurrë s'më ka pëlqyer të bie në dashuri, se kam frikë të hidhem drejt gjërave të panjohura për mua, po për dreq ndonjëherë sikur s'kontrollohen ca ndjenja të çuditshme.

Në fillim, isha tërë guxim e besim në vetvete kur zhbiroje deri në thellësi të shpirtit tim, kur lëshoje ca nënqeshje të vogla. Mendoja se si të tjerët, si të tjerët dhe ti...

Po a e di ç'ndodhi më pas?
Çdo ditë e më shumë u bëre protagonisti kryesor në ëndrrat e mia, personazhi kryesor i mendimeve, udhëheqës i rrahjeve të shpeshta të zemrës...

Dhe a e di ç'bëra unë?! Unë qeshja me vete çdo ditë, përhumbesha në mendime si e marrë, thellë-thellë në veten time e dija që diç kishte ndodhur me mua, e dija që kisha ndryshuar deri diku, se ajo Luna e parë nuk do mundej kurrsesi të mendonte kështu, të sillej kështu, por ama nuk lashë askënd të dyshonte, se karakteri im i fortë mbeti po i tillë, si moskokëçarëse, e madje as sytë nuk t'i hodha se truri e luftonte shumë harbutërisht zemrën budallaqe.

E kur të shikoja pranë ndonjë tjetre, më vinte tia ngulja thonjtë në fyt, normalisht para se të të kisha rrjepur ty të gjallë në fillim, por përsëri nuk e jepja veten, thjesht buzëqeshja ashtu si gjithmonë, ndërkohë që nga brenda po vloja...

E kur ti zhdukeshe për ca ditë, sytë bënin luftë për të kërkuar prezencën tënde, mendimet çarvaliteshin, çdo gjë më dukej bosh e çdo buzëqeshje më dukej e kotë.

Kur të gjeja...Unë isha prapë....Epo unë...Moskokëçarëse...

E nëse vjen një ditë që zemra ta fitojë pavarësinë ndaj trurit, ku ajo mos kontrollohet më nga truri, dije se vetëm atëherë mund të ndodhë fjala 'ne'. Deri atëherë mirëmbesht si një muzë shkrimi, si një fiksim i tejzgjatur a bujtës i termit 'Dashuri'.

E di që s'je i tillë, por gëzohu pak se qënkam me humor sot...


*INSPIRED BY PROKSIMA*

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now