Përshëndetje qiell! Oh,qiell'! Dashuri mbi dashuri! Sa të dua, shpirtin peshë ma ngre nga vendi.
Kameleon,hajdut zemre! Sot paske marrë një rozë të lehtë, një të atillë ngjyrë që dhe këtë zemër të plagosur e kuron, e shëron.
Qiell! Të dua në çdo lëkurë; kur kthjellësia t'ka zaptuar e mua shpresa më zapton. Kur perëndimin shoh te ti, vërtetoj se ka edhe funde të bukura, ah ç'portokalli e bekuar që më fut artin në shpirt, art je qiell, art. Pas perëndimit kur një rozë e ëmbël të pushton a kur errësira ka përqafuar çdo skaj tëndin, qëndisur tërë yje e hënën mbretëreshe.
Ç'kameleon! Ç'qiell!Oh qiell! Dashuri platonike! Nuk rresht së fotografuari copëza nga ti, dua kaq shumë nga ti, shumë!
O qiell! O ruajtësi më i mirë i sekreteve! Flas papushim me ty, më dëgjon i palodhur, veç më jep kurajo të vazhdoj të jetoj.
O qiell! Ti që ke parë çdo lot të derdhet nga unë, çdo buzëqeshje të vezullojë më shumë se hëna, çdo ëndërr krijuar aq delikatesë, çdo dëshirë të shfrenuar pas mesnate, çdo mallkim, urim a shpresë!
O qiell! Ti që kurrë nuk largohesh nga askush, ndryshe nga çdo gjë tjetër.
O qiell! Qiell...
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...