107 22 39
                                    


Dashuroj matematikën,por ti je ekuacioni më i vështirë që s'po i gjej zgjidhjen prej kohësh dhe pse të kam shtruar në qindra fletë, në qindra fjalë. Tani do filloj të shkruaj dhe në mure për ty.

Mbase muret do më japin zgjidhjen,mbase...

Dashuroj kiminë...Kam parë shumë substanca të veprojnë me njëra tjetrën, kam parë të formohen të tjera, kam parë e kuptuar lloj-lloj reaksionesh, por këtë reaksionin tonë s'do e kuptoj dot kurrë. Si fillim nuk kuptoj reaktantët e tij, kaq të çuditshëm, as në tokë e as në qiell, as me zemër as pa të, as me ndjenja as pa to. Ç'lloj reaksioni ndodh? Ç'ishte ajo tronditje që shkaktonte ai reaksion?Shpërthim?!

Dashuroj fizikën. Kam gjetur shpejtësi të lëvizjes së automjeteve, plumbave e lloj-lloj trupash të ndryshme, por s'do të mundem dot kurrë të gjej shpejtësinë me të cilën rreh zemra ime kur ti pranë kalon. Është gjithnjë e ndryshme, e pakuptueshme për mua dhe më bën të harroj çdo formulë a numër.

Dashuroj biologjinë.Më pëlqen të mësoj për çdo organizëm të gjallë, për trupat e tyre, organet e çdo gjë tjetër. Di me saktësi çdo funksion të tyre, por kurrë s'kam kuptuar funksionin tënd në jetën time. Thua të jesh një organ jetik për të?

Dashuroj letërsinë. Ah sa më pëlqen të luaj me fjalët e të depërtoj thellë në botën e çdokujt, por për dreq ato zhyten e humbasin kur ti je pranë. Ku shkojnë? Ku fshihen?

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now