Ti u largove.

31 4 1
                                    

Ti u largove. U largove pa e kthyer më kokën pas e unë me shpirtin e dërrmuar shikoja largimin tënd dhe më dhimbte dhe pse zemër më nuk ndieja të më rrihte në trup.

Ti nuk pate turp të më vidhje buzëqeshjen kur u largove, nuk pate turp as të më merrje dritën e syve.

Ti nuk pate turp të më rrëmbeje pastërtinë me të cilën unë të dashurova, nuk pate turp as të më vidhje dhe atë gjysmëshpirt të dërrmuar që më le.
Më more dhe  ndjenjat, rrezatimin e bukurisë së fytyrës sime, bashkë me lumturinë që hua ma paske dhënë...

Ti u largove i dashur...U largove dhe as të erdhi keq për një copëz qenie të boshatisur që pas le. U largove dhe as të erdhi keq për gjithë ëndrrat e prera në mes, as për kujtimet ngulur në mendje e shpirt, as për një të ashtuquajtur dashuri.

Ti u largove i dashur. U largove dhe meqë e bëre, mos u kthe më kurrë. Do di t'ia dal dhe pa ty dhe gjithçka që më vodhe, do mundem, ndoshta t'i rindërtoj nga fillimi, veç mos u kthe.

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now