"Nuk e meritoj atë"- përshpëriti lehtas e nxorri me vrull tymin katran te errët të cigares vrastare.
Teksa qëndronte ulur në tarracën e atiij pallati të vjetër, hodhi një vështrim zhbirues nga dritarja përballe. Perdja e holle nuk e pengonte hijen e saj, që si dukej po qëndronte ulur në shtrat duke shkruar, ashtu si bënte gjithmonë çdo natë pas mesnate, kur të gjithë ishin në gjumë. E kishte mësuar përmendësh rutinën e saj.
Hidhte bllokun mbi shtrat, hapte dritaren dhe vëzhgonte yjet një më një derisa arrinte te hëna.
Seç fliste me ta. Shumë do thoshin që është e çmendur, por jo...
Më në fund, pas mesnate ajo gjente vetveten, largohej nga ai univers, katran i erret që jetonte, bëhej njësh me errësirën e hënën.
Kështu bëri dhe atë natë si çdo natë tjetër pas mesnate.
Ku e dinte ajo që dy sy të etur për pakëz mirësi shikonin hënën në fytyrën e saj.
"Një djall do e zhyste në pisllëk dhe ëngjëllin"-mendoi dhe flaku tutje bishtin e cigares
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...