💁🏻‍♀️

66 6 8
                                    

Tetor,20,2018

Ora:1.10

Tetor. Paska hyrë vjeshta, vjeshta e dytë quhet, ajo më e freskët se e para, vjeshta melankolike; vjeshta e këtij shpirti vjeshtarak.

Gjithmonë, më ndodh që në vjeshtë të nis përjetimin e ca emocioneve e ndjenjave të reja që më parë s'i kam provuar. E këto ndjenja, janë gjithmonë të ndryshme.

Mesnata ka kaluar, gjumi po ashtu. Iku... Nuk e di se kur, ndoshta teksa isha duke parë fotot e tua, mesazhet e tua, që kurrë nuk po gjej guximin t'i kthej, ndoshta kur po vështroja Hënën e po i tregoja për ty, ndoshta kur nisa të dëgjoja ca këngë damarprerëse, apo kur fillova duke menduar për ty e harrova të ndaloj.

Le zemra, po si duket edhe truri të është nënshtruar ty.
Më duket se kjo turbullirë ndjenjash paska lindur vërtet në tru e tashmë është duke jetuar në zemër.

E, unë...Unë nuk gjej dot forcën e mjaftueshme të vras këtë ndjenjë të panjohur që paftuar ka hyrë në zemrën time falë difuzionit të dashurisë.

Eh, ç'është difuzioni i dashurisë?!
E kisha fshehur zemrën thellë në skutat e shpirtit tim në mënyrë që askush mos e gjente e të hynte brenda saj, por si duket ai e gjurmoi.

Zemra ime, që deri atë kohë kishte qëndruar larg kësaj botës fantazmë të ndjenjave, ishte e varfër me dashuri, pra kishte një përqëndrim të ulët dashurie, ndërkohe që jashtë përqëndrimi i dashurisë nga ai ishte shumë i lartë, dreq sa i lartë.

Kështu dukuria ndodhi. Dashuria kaloi falë difuzionit, nga një zonë me përqëndrim të lartë drejt asaj me përqëndrim të ulët, përmes një membrane tashme transparente siç ishte shndërruar zemra ime.

Dashuria u jetëzua brenda zemrës sime e organizmi instiktivisht lëshoi rruazat e bardha si kundërtrupa se nuk e njihnin këtë ndjenjë; ishte e re për mua, mendonin se kishte ardhur të më dëmtonte dhe filluan ta luftonin; mendimet, çdo neuron.

S'e dinin që ajo ndjenjë kishte mbështetjen e zemrës; atë ndjenjë e kishte strehuar zemra vetë.

P.S:
Ti, mund të jesh duke bërë gjumin e shtatë e unë mendoj për ty, ç'budallaçkë jam!

Tetor,20,2018
01:22

Luna de Novembre.Donde viven las historias. Descúbrelo ahora