E shikon atë vajzën?!
Nuk e njeh?!
Oh, sa çudi më vjen. Si nuk e njeh ? E ke parë me qindra herë, i ke folur, madje i ke thënë se ishte si një lopë.
Të sjell gjë ndërmend? Me siguri që jo, pasi këto fjalë ia thua çdo femre topolake.
E di çfarë bëri ajo ? Në fillim mendoi se nuk i interesonte, por fjalët e tua, gërshetuar me fjalët e shumë të tjerve i silleshin rrotull në mendje pas çdo veprimi që bënte.
Qëndronte me orë të tëra para pasqyrës duke parë veten, duke qarë e duke mallkuar peshën e saj.Dëshironte të strukej në një qoshe e, të mos dilte kurrë jashtë,sepse do të hasej me vështrimet helmuese të njerzve të tjerë.
E gërreu veten për të ngrënë. Qëndronte pa futur qoftë dhe një kafshatë të vetme në gojë e,ndonjëherë kur hante, e nxirrte menjëherë.
I humbi kilet e tepërta. Humbi atë lezetin që i jepte shëndeti, faqkat e varura paksa dhe ato gropëzat që i formoheshin kur qeshte.
Por...Nuk humbi vetëm kaq. Humbi gjallërine, humbi dhe kilet që i nevojiteshin për trupin e saj. Humbi buzëqeshjen,vetveten.
Të pëlqen tani ? Apo do i thuash se është tepër e dobët ?
Nuk kam çfarë ti them një kafshe si ti, por kam për ti thënë diçka asaj femre dhe çdo femre tjetër.
Mos u ndje kurrë keq me veten tënde. Mos mendo se je e dobët apo e shëndoshë, e bukur apo e shëmtuar. Në fakt , nuk ka një njeri të shëmtuar. Secili është i bukur në mënyren e vet.
Nëse je e shëndoshë je një topolake e bukur dhe e lezetshme.Mos u lëndo nga fjalët e të paditurve që bëjnë çmos të të nxjerrin nga vetvetja.
Nëse je e dobët, mos u harko nga fjalët e të paudhëve. Duan të të bëjnë të ndihesh keq me veten. Ti ke një trup të bukur.Njerzve asnjëherë sdo u pëlqesh sido që ti të jesh. Nëse ndihesh mirë me veten, mos merr parasysh asgjë.
Ji gjithmonë vetvetja dhe mos ndrysho për askënd
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...