Gjethëza ra

69 3 0
                                    

I di gjethet e vjeshtës?! Si fillim ndrrojnë ngjyrë, këputen nga pema dhe bien pak-nga-pak duke u hallakatur tutje-tëhu derisa prekin asfaltin e lagur nga shirat vjeshtarakë e, më pas bëhen cifla-cifla nga këpucët prej gome a lëkure të njerëzve, që as e venë re prezencën e gjethëzës të vogël në tokë. Nuk e kuptojnë se ajo ende frymon, ndonëse dergjur asfaltit të ftohtë. Askush nuk tenton ta marri, të mos e shkelë, por hap pas hapi e shkelin, e copëtojnë, e vdesin, derisa asgje mos ngelet nga ajo...
E njëjta gjë ndodh dhe me shpirtin e njeriut; vuan, vajton, vyshket dhe më pas nis të vdesë pak nga pak...Pak nga pak derisa vdes bashke me trupin; ç'makabër!
Makabër thonë të gjithë pasi vdes, i shkojnë dhe në varrim, njëjt sikur dhe vjeshtën që i thonë "e artë", pasi vjen dimri, ashtu dhe shpirtin e qajnë pasi largohet...
E ndokush që as e njihte atë shpirt, thjesht sa i çon dy-tre trëndafila artificialë e ia le mbi mermerin e ftohtë tash, thjesht sa për sy e faqe. Lëshon një psherëtim' duke thënë "ishte e re", e duke bërë si në dhimbje largohet me kokën ulur.
Atje, në fshehtësi, qëndron dhe dikush që e njihte mirë atë shpirt; lëshon një trëndafil të kuq a të bardhë mbi mermerin e ftohtë dhe ndjen vajtimin t'i mbysë shpirtin; lotët pellgje-pellgje formojnë mbi mermer.
Pret dhe për përqafimin e përhershëm, por s'e merr.
Pret e pret dhe asgjë s'merr.
S'merr dot, se gjethëza u vysh, u keput dhe vdiq.

Dikur i  jepte trëndafila dhe përqafime pas çdo loti; mundet t'i japë përsëri, veçse ajo tashmë s'qan.
Dikur i jepte trëndafila pas çdo loti që ajo derdhte.
Sot i jep trëndafila ps çdo loti që ai derdh.
Ajo s'qan më...
Dikur i jepte dhe përqafime pas çdo loti që ajo derdhte.
Sot i jep përqafime pas çdo loti që ai derdh.
Ajo s'mundet ta përqafojë tani.
Ai pret dhe pret...
Por...
Gjethëza tashmë, ra
Ra...
Vdiq'!

Luna de Novembre.Onde histórias criam vida. Descubra agora