Distanca

57 10 4
                                    

Distanca në dashuri është për guximtarët, për ata që dinë të dashurojnë fort dhe vërtetë.

Ka dy lloje distancash; ajo qe e ke kilometra larg, që të mungon prania e dashurisë për ta përqafuar dhe për t'u mbushur me jetë. Kjo lloj distance që të bën të përjetosh ditët më të plogështa të shpirtit, sepse ndihesh bosh; gjysmë; ndihesh ashtu si zogu pa krahë, njeriu pa frymë, a jeta pa të...

E, distanca tjetër, është ajo lloj që e ke pranë, e shikon çdo ditë dhe bën sikur nuk e njeh. Dëshiron fort të shkosh e t'i hidhesh në krahë, ta përqafosh e humbasësh në aromën dehëse të shpirtit të tij, por s'mundesh. E në vend të zhytesh në krahët e tij, kridhesh në mendime dhe vetem aty e takon.

Të dyja distancat dhembin; dhembin si dreqi, thënë nga dikush që i ka përjetuar.

Të mungon! Oh, sa shumë...por...

Në fund e di që do ja dilni së bashku; kur mbyll sytë e di që do vijë ajo ditë që do thyeni çdo distancë a sfidë; do jeni bashkë mbi gjithçka dhe këdo, sepse e di që ajo ndjenja që buron në shpirtin e të dyve është nga ato dashuritë e rralla, që s'të ndodh t'i shikosh çdo ditë; është nga ato dashuritë e pastra, nga ato të vërtetat.

©️Lunëz🌙

Luna de Novembre.Donde viven las historias. Descúbrelo ahora