Po përmbysen emocionet. Ndjenjat po përmbyten. Njerëzit po e humbasin veten. Mirësia në dhé po groposet. Veprat po vdesin.
Fjalët...E fjalët po qëndrojnë në krye të hierarkisë njerëzore. Fjalë të pabaza, fjalë boshe që të ngrohin shpirtin e ta zhveshin atë në fraksione sekondash.
Po jetojmë në botën e njerëzve gënjeshtarë, që përdorin fuqinë e fjalëve për të gllabëruar grimca lumturie.Fjalë që s'kanë gurrë, fjalë të dala nga hiçi.
Të thotë dikush "të dua" sikur të jetë duke thënë "përshëndetje".
Të thotë dikush "Mund të më besosh mua" kur në fakt gënjeshtra e parë që po bën ështe ajo ndaj vetes; që mendon se mund të jetë njeri i besës.
Të thotë dikush"Më ke mua" dhe në një të pulitur sysh shikon se tretur është prania e tij.
Shumë fjalë, por asgjë e vërtetë.
Ja pse po shkon tërë ekzistenca shpirtërore drejt shkatërrimit; nuk themi atë që ndiejmë e gënjejnë ndjenjat për ato që fjalët thonë.
E shikon se papritur një lëmashk i gënjeshtërt pa zëvëndësuar atë qe dje quhej shpirt...
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...