Ku janë burrat e parë?
Zotërinjtë e zotëruar?
Mjekëroshet e mustaqexhinjtë
Trupmëdhenjtë e nursëzët
Fanatikët e të vrazhdët?
Ku janë burrat e parë
Të urtit e të mençurit
Ata që shkollë s'kishin bërë
Po jeta kish qënë shkolla e tyre
Ku janë burrat e hershëm?
Të besës e të fjalës?
Të vërtetët, shqiptarët?
Ku janë burrat e moçëm
të logjikshmit e zemërbutët
Të gojës e të mendjes
Ku janë? Ku janë?
Pasanikët e të varfërit
Shpirtmëdhenjtë e shpirtboshët
Ku janë? Ku janë burrat?
Ata që këndonin e që qeshnin
Ata që valles ia merrnin
Ata që shpresën të jepnin
Ku janë ca burra?
Pijanecët e drogaxhinjtë
Ku janë burrat?
Kumarxhinjtë e kurvarët
Qelbësirat e cipëplasurit
Horrat e rrugeçërit
Ku janë burrat?
Të urtët e të qetët
Gojëkyçurit e shpirtbukurit
Të mirët, të dashurit
Ku janë?!Ku?!Ku shkuan?
Ku janë gratë e para?
Plakat e hershme e të moçme?
Kokëulurat e fjalëpakat
Shpirtbutat e mendjeçelurat
Të qeshurat e të mirat?
Ku janë gratë e para?
Nursëzkat e zemërkatilet
Llafazanet e shpifset
Shpirtgrisurat e shtrigat
Ku janë?!Ku janë gratë?!
Nënat e bekuara e duarartat
Punëtoret e të vuajturat
Të pasurat e të varfrat
të shkolluarat e analfabetet
Ato që gabuan më shumë e ca më pak
Ku janë gratë?
Kurvat e putanat
gënjeshtaret e hajdutet
Mendjelehtat e mendjemëdhatë
Narcistet e katilet
Ku janë?!
Ku janë njerzit?
Të hershëm e të rinj
Burra e gra
Të mirë e të lig
jKu është njerëzia?
Ata që lindën vite më parë, ata që lindën dje
Ata që do lindin, ata që s'dihet nëse.
Ku janë?
Ku?!
Ku janë?!
E ata që janë, ku do shkojnë?!
Dreq e Katran
Parajsë e Xhehnet
Do na përpijë...
Dheri i etur do na tresë
Qielli i pafundëm shpirtin do na e rrëmbejë
Si mua, si ty
Si të mirin, si të ligin
Si gruan ashtu edhe burrin
Si të pasurin e të varfrin.
Se kur sytë mbyllen,
kushedi ku udhëton shpirti
Teksa trupi dergjet në dhe.
Dhe ishim, dhe do bëhemi.
Lindëm si bar, ndërkohë që ndonjë fill bari u tha
Do thahemi që dikush tjetër të lindë.
Ku qëndron jeta?!
Kuptimi e arsyeja?
Ku shkon morali e mësimi?Dija e padituria?
E mira dhe e keqja?
Ku mbetet kur trupi zhduket, e shpirti s'dihet se ku?!
Në kujtimet, momentet e në esencën që le pasi largohesh
Ti largohesh fizikisht
Shpirti, ndoshta jo
Ama, esenca e ekzistencës sate
Mbetet përjetë përhapur në gjithësi
Aty ku ti shkele, aty ku jetoveBëje këtë esencë, të vlefshme për t'u nuhatur e kujtuar.
Bëhu ai që do kujtohet si i miri, i dashuri e zemërgjeriBëhu ai që nuk do harrohet.
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)