Se veten e vret...

52 5 2
                                        

E veten s'mund ta vrasesh vec me nje arme
Me nje thike a me nje kame
S'mundet thjesht te vdese trupi
E t' t'varrosin n'at' varrmë

E veten se mbyt dot vec me gjak
Smundesh jo t'vdesesh ashtu
Ne lengata per merak
Te dergjesh, te vuash pafund

Se veten e vret dhe kur frymon
E kur syt hala hapur i mban
E kur n'ket t'mallkuar toke jeton
E kur kurrkush per vdekjen s'te qan

Se veten e vret e kur vuan
E kur shpirti ah, sa t'dhemb
Se veten e vret e kur lumturin' e shuan
E kur zemres i ke ngulur njat' gjemb

Se veten e vret dhe me dike
Qe vetes pakuptuar ia fal
Dhe me dike qe nuk te jep asgje
Perpos dhimbjes e shpirtin ta ndal

Se veten e vret kur at' person
E lejon te t'hyje brenda n'zemer
Te te shfarrose cdo qelize q' t'jeton
E ta beje dhimbjen t'therrase n'emer.

Se jemi n'ket koh' miku im
Qe veten s'e vret n'dhe duke e shti'
Nga vdekja e trupit s'ke shpetim
Ama e shpirtit t'shkul me themeli.

Se ka vdekje e vdekje n'ket jet'
Vdekje qe shterin me t'mbyllur syt
E kjo vdekje qe nga pak t'vret.

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now