Më fal nëse të lëndoj; nuk dua. Lëndimi vjen hidhshëm, pa e kuptuar. Të rrëmben e s'të le kohë a mundësi. S'dua të shoh copëza trishtimi spërkatur në qenien tënde. Ti meriton veç të buzëqeshësh... E, dreqi më marrtë nëse të kthej vite pas e ti aty gjen trishtim; fshirës dua të bëhem e ta fshij ç'ke kaluar.
E di që jeta dhe ty të ka cënuar; ke marrë atë që s'ke merituar. Ke përjetuar rënie e errësirë; e ke gjetur veten në humnerë ndjenjash e emocionesh; dreq, më dhemb për ty, por do ja dalim.Kapur fort pas dashurisë qëndro e të jap fjalën se dashuria në humnerë s'të lë.
Të betohem se shumë dashuri do të të fal, aq shumë sa të mbush çdo boshllëk, të thyej çdo errësirë, të zbeh çdo dhimbje shpirti.
Më dhemb që ende të dhemb. E shkuara s'duhet të të prekë, sepse ti s'e prek dot më atë.
E di që e ke të vështirë, por tashmë nuk je veç një trup e shpirt; jemi dy; së bashku do ia dalim të venitim dhimbjen e së shkuarës.
Dua të jetë lumturia e së tashmes më e madhe se trishtimi i së shkuarës; ndryshe do ndihem e paplotë që ty s'të bëj të plotë. Të jetë dashuria më e madhe se dhimbja dhe ka për ta kuruar. Thjesht do e spërkas dhimbjen e zemrën me pluhur dashurie e ajo do jetojë.
E, më beso, që nga hënë e plotë do të ronitesha deri në mosekzistencë që ti të kesh formën e plotë të diellit.
©️Lunëz🌙
![](https://img.wattpad.com/cover/145163976-288-k696400.jpg)
YOU ARE READING
Luna de Novembre.
RandomCopëza ndjenjash shkëputura nga një pjesë e shpirtit tim...