119 26 18
                                    

Nuk dua diamantë, as ar e argjend. Nuk dua bizhu të shtrenjta të më rëndojnë qafën apo veshët. Nuk dua darka të shtrenjta nëpër restorante luksoze të më çosh me makina miliona lekë...

Dua thjesht një copë bukë e një gotë ujë të qëndroj pranë teje në qiell të hapur të vëzhgoj yjet e hënën, të flasim për ne të dy.

Dua thjesht një trëndafil të kuq a të bardhë, blu a rozë, të ma vendosësh gjithë dashuri mbi flokët gështenjë.
Ose më mirë...Dua thjesht një copëz letër fletoreje ku të kesh shkruar thjesht dy fjalë me gjithë shpirt...

E nëse nuk ke mundësi, nuk dua gjë tjetër përpos një përqafimi kockëthyerës, një puthje në ballë e një fjalë të sinqertë nga zemra jote.  

Luna de Novembre.Where stories live. Discover now