E shkuara...

89 25 8
                                    

Ndjeu sytë e saj të karameltë mbyllur gati për të fjetur të lotonin ashtu pa kuptuar. Përse kësaj here? 

Ndoshta ishte faji i mendimeve të së shkuarës që i trokitën atë mbrëmje pas mesnate, kur gjumi nuk mund ta merrte. Ah, ato kujtimet...

Thonë se e shkuara quhet e shkuarë atëherë kur ajo nuk dhemb  më...Por...Kjo dhemb si dreqi, si një plagë e pa mjekuar mirë, e pafashuar. Ajo thjesht sa ka mbledhur, është infektuar. Ajo që mendoi se ishte shëruar...Ajo plagë thjesht sa ishte duke u përkeqësuar çdo ditë pak e nga pak. Ç'naive ishte! Si mendoi që do shërohej kaq shpejt? 

Rri tani e vuaj, ndieje dhimbjen teksa përcëllon zemrën tënde. Ndieje dhimbjen teksa nuk di të ndalet, por si një rrjedhë zapton çdo qelizë të trupit tënd, duke i bërë ato skllave të saj, ah, e mjera ajo!

Pa sytë tashmë të kuq, flakë, sikur të kishte pirë a të ishte dehur, e në fakt ajo ishte e dehur. Ishte dehur nga kujtimet e së shkuarës, ishte dehur nga kjo jetë. Ç'jetë!

Nuk donte, aspak, por e shkuara si një përderëse, hajdute e lumturisë që ajo përpiqej të ndërtonte, ashtu si një fëmijë i vogël përpiqet të ndërtojë një kështjellë rëre  dhe ia shkatërron vala e detit, vinte shpesh herë në netët e vona a në ditët me shi duke i rikujtuar çdo lot të derdhur, çdo buzëqeshje shpirti dhe e tashmja xhelozonte të shkuarën, ajo as nuk mund të qeshte a të qante më, sepse arsyeja që ia shkaktonte tërë këto ndjenja e emocione kishte vdekur duke e lënë atë si një shpirt të boshatisur, pa ndjenja, mallkuar që mos ndiejë më asgjë.


Luna de Novembre.Where stories live. Discover now